Atifete Jahjaga nuk kandidon për një mandat të dytë në Presidencë

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke folur për postin e saj aktual ka thënë se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, ndërsa aktiviteti i saj në cilësi të kryetares së vendit përfundon më 6 prill 2016, ka thënë Jahjaga për mediet. E pyetur nëse në mandatin e dytë do të ishte edhe më e suksesshme, ajo ka thënë: “Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente.  Sa i përket kandidimit të Hashim Thaçit për president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takoj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”,ka thënë Jahjaga, për gazetën “Zëri”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …