Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka prezantuar raportin e punës prej muajit janar deri në qershor. Murtezaj me këtë rast tha se ky vit ka qenë sfidues për shkak të pandemisë, duke shtuar se qëllim kanë pasur ofrimin e shërbimeve më të mira për tatimpaguesit. Sipas tij, kanë arritur që për 18% të tejkalojnë planin e të hyrave duke realizuar të hyra tatimore 293 milionë dhe kontribute 100 milionë euro. Sa i përket stokut të borxheve ai tha se në vitin 2019 ishte viti i kthesës, por në vitin 2020 u detyruam që të kenë tolerancë në menaxhim të borxheve. Murtezja tha se bashkë me Policinë dhe Prokurorinë janë dukë ndërmarrë veprimet e nevojshëm për luftimin e informalitetit./EO/
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …