Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

ATK dhe Dogana deri në fund të vitit duhet që të realizojnë mbi 584 milionë euro për të realizuar planin e të hyrave

Dogana dhe Administratës Tatimore të Kosovës deri në fund të vitit duhet që të grumbullojnë edhe mbi 584 milionë euro për të realizuar planin e të hyrave të paraparë në Ligjin për buxhetin e vitit 2018. Edhe pse këto dy institucione gjatë periudhës janar-gusht kanë arritur që të tejkalojnë parashikimet e mbledhjes së të hyrave, duke grumbulluar 1 miliard e 36 milionë euro, apo 50 milionë më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ato vazhdojnë të mbajnë barrën kryesore e mbushjes së arkës së shtetit. Ndonëse bilanci i të hyrave është pozitiv, buxheti i shtetit vazhdon të jetë në deficit shkaku i rritjes së shpenzimeve. Bazuar në raportin gjashtëmujor të trendëve fiskalë,kjo periudhë e vitit është përmbyllur me një deficit buxhetor prej 29 milionë eurosh.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …