Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha se gjatë periudhës janar-prill kanë arritur që të inkasojnë mbi 317 milionë euro. Sipas tij, plani për inkasimin e të hyrave për vitin 2023 pritet që të jetë në vlerë mbi 895 milionë euro. Ai po ashtu shtoi se çështja e borxheve tatimore është një problem që vazhdimisht e ka preokupuar ATK-në. Murtezaj sa i përket trend të rritjes së të hyrave, tha se është si rezultat i punës që është duke u bërë në sistemin, i cili është duke shkuar në drejtim të automatozimit të shumë proceseve të punës brenda ATK-së. Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar me një perfomancë të shkëlqyer në grumbullimi e të hyrave shtetërore. Gjatë periudhës janar-prill 2023 ka arritur që të inkasoj mbi 317 milionë euro, shumë kjo që është më e lartë se sa periudha e njëjta e vitit të kaluar në vlerë rreth 48 milionë euro apo kemi 17.7 për qind më tepër se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
