ATK

ATK-ja ka mbledhur 57 milion euro më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak

Drejtori i Administratës  Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka deklaruar se gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti, ATK-ja ka mbledhur 57 milion euro më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka theksuar se kjo periudhë kohore karakterizohet edhe me rritje prej 27 për qind të qarkullimit, që kap vlerën e 822 milionë eurove. “Gjatë kësaj periudhe pesë mujore të këtij viti mund të themi që kemi një rikthim të normalitetit të pagesës së tatimeve ku performanca e deritanishme tregon se jemi në një trend jashtëzakonisht të mirë duke arritur që të inkasojmë rreth 243 milionë euro, shumë kjo e cila nëse krahasohet më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rezulton që kemi rreth 57 milionë euro të hyra të grumbulluara më tepër. Kurse nëse e krahasojmë me planin kemi rreth 24 milionë euro të hyra të grumbulluara më tepër sesa plani për këtë periudhë që është paraparë me buxhetin e vitit” ka deklaruar mes tjerash, drejtori i Administratës  Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …