Kryeministri Avdullah Hoti e ka zhvilluar një vizitë në Administratën Tatimore të Kosovës. Ai i shoqëruar edhe me ministren e financave Hykemte Bajramim ka thënë se ATK-ja, po e zbaton ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Derisa zëvendës drejtori Ekrem Hysenaj ka thënë se ATK-ja, ka pasur humbje të mëdha për shkak të pandemisë Covid-19. “Kemi pas të hyra më pak këtë vit 73 milion euro më pak se plani fillestar i të hyrave. Ndikimi i pandemisë ka pas rënie mbi 1.2 miliard euro këtë vit. Stoku i borgjit këtë vit ka rritje 409 milion euro. 142 mijë tatim pagues aktiv”, ka bërë të ditur Hysenaj. Ai madje përmendi edhe punën në pakon e re fiskale që pritet të finalizohet në janar të 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …