Administrata Tatimore e Kosovës për tetë muaj ka inkasuar 250.2 milionë euro ose 31 milion euro (16%) më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Mirëpo, në ATK në bazë të planifikimit të tyre vjetor nuk kanë arritur ta realizojë planin e kësaj periudhe për 4 milionë e 300 mijë euro. Ndërsa, në bazë të Ligjit për Faljen e Borxheve, ky institucion financiar ka falur 207 milionë euro që i përkasin 36 mijë tatim paguesve në vend, duke inkasuar mbi 20 milion euro nga procedimi i kontratave për shlyerjen e borxheve. Kështu u tha në konferencën për medie të organizuar nga ATK, ku mori pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili me këtë rast ka lavdëruar ATK-në dhe Doganën se kanë realizuar të hyra të rregullta rekorde.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …