ATK rimbyllë dy lokale të lojërave të fatit në Malishevë  

Departamenti Ligjor i Administratës Tatimore të Kosovës, nën asistimin e inspektoratit komunal në Malishevë, kanë mbyllur dy lokale të lojërave të fatit, pasi të njëjtat ishin mbyllur edhe më herët, por janë rihapur ilegalisht dhe kanë ushtruar veprimtarinë e tyre, duke mos i plotësuar kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Sipas inspektorëve komunal në Malishevë, të njëjtat ishin mbyllur edhe më herët, pasi nuk e kanë respektuar largësinë në raport me institucionet publike, por ato janë hapur prapë, dhe kanë vazhduar veprimtarinë e tyre, duke mos i respektuar kriteret e parapara me ligjin mbi lojërat e fatit.

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …