ATK

ATK: Rreth 13 milionë euro janë të hyrat të cilat janë reduktuar si rezultat i situatës me pandeminë Coronavirus

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës , Ilir Murtezaj ka njoftuar se rreth 13 milionë euro janë të hyrat të cilat janë reduktuar si rezultat i situatës së me pandeminë Coronavirus. Ai ka thënë se deri më 17 mars, Administratës Tatimore të Kosovës ka pasur një trend të të hyrave të kënaqshëm, në raport me planin e parashikuar, ku deri me këtë datë kemi pasur tejkalim të planit rreth 3 për qind dhe të të hyrat më tepër sesa periudha e njëjtë, pra 1 janar deri më 17 mars, kemi pasur 11.2 për qind më tepër sesa periudha e njëjtë e vitit kaluar. Ndërsa, pas kësaj date, ky trend ka filluar të zbehet, të shënojë rënie. Mund të themi se rreth 13 milionë euro janë të hyrat të cilat janë reduktuar si rezultat i situatës së krijuar, ka deklaruar drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës , Ilir Murtezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …