Një varg shkeljesh ligjore janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit në Zyrën e Kryetarit të shtetit. Sipas gjetjeve të Raportit të Auditorit, gjatë vitit 2017 ky institucion ndër të tjera në mënyrë joligjore ka mbuluar pozita me ushtrues detyre dhe në mënyrë joligjore ka lidhur kontrata mbi vepër. Parregullsi e dobësi Auditori ka gjetur edhe në planifikim dhe në realizim të procedurave të prokurimit, shpenzimet për mirëmbajtjen e automjeteve, respektimin në procedim të pagesave, menaxhimin e pasurisë, shpenzimin e parave të imëta dhe zbatimin e rekomandimeve nga vitet paraprake. Jashtë përmbushjes së planit të auditimit, Auditori e ka gjetur edhe Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Zyrën e kryetarit. Më të gjitha këto gjetje thuhet se është pajtuar edhe menaxhmenti i Zyrës së Presidencës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …