Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të jetë një proces i ngadalshëm dhe i sfiduar në vitin 2025, kanë deklaruar njohës të zhvillimeve politike. Vendimet e udhëheqjes së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian konsiderohen kyçe për drejtimin e këtij procesi dhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Sipas analistit, Augustin Palokaj, pjesa e parë e vitit pritet të jetë e humbur për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, ndryshimeve në udhëheqjen e BE-së, dhe fillimit të administratës së re amerikane. Ndërkohë, eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka theksuar se mungesa e njohjes reciproke do të mbetet nyja kryesore dhe shpreh skepticizëm për përparim në këtë drejtim. Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit vazhdon të mbetet sfidues për shkak të tensioneve në veri dhe mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët. Roli i vendeve të QUINT-it dhe qasja e tyre në vitin 2025 do të jenë vendimtare për të përcaktuar zhvillimet e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Marko Prelec: Është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në çështjet e përditshme
Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, ka vlerësuar se është e …