Aurora Ramadani emërohet drejtore e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Ferizajt

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është emëruar drejtorja e re e administratës së përgjithshme, me ç’rast u organizua edhe ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Ferizajt, ku drejtori i deritanishëm Faruk Hyseni e ka liruar vendin, drejtores së re, Aurora Ramadani, kjo për faktin se z. Hyseni ka kaluar me punë në njërën nga ndërmarrjet publike në Ferizaj. Në këtë ceremoni, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati, ka falënderuar për kontributin e tij të deritanishëm z. Hysenin, njëkohësisht i ka uruar mirëseardhje në kabinetin e tij, drejtores së re, me moshën më të re në qeverisjen e tanishme lokale, znj. Aurora Ramadani. Drejtorja e re e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani mban titullin juriste e diplomuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …