Australia do ta ndryshojë vendimin e qeverisë së mëparshme për të njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytetin e Izraelit

Australia do ta ndryshojë vendimin e qeverisë së mëparshme për të njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytetin e Izraelit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Australisë, Penny Wong tha se statusi përfundimtar i kryeqytetit  të Izraelit  nuk duhet të përcaktohet derisa të finalizohen negociatat e paqes me popullin palestinez. Sot qeveria ka riafirmuar qëndrimin e mëparshëm dhe afatgjatë të Australisë se Jerusalemi është një çështje e statusit përfundimtar që duhet të zgjidhet si pjesë e çdo negociate paqeje midis Izraelit dhe popullit palestinez, citohet të ketë thënë zonja Wong. Ajo sqaroi se ish-kryeministri Scott Morrison ishte përpjekur të luante politikë me politikën e jashtme “për të fituar vota në vend”.  Më herët qeveria mohoi se kishte bërë ndonjë ndryshim zyrtar të politikës pasi “Guardian Australia” zbuloi të hënën se një departament fshiu një deklaratë publike që njihte Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet. Ky mohim dukej se ishte  bërë për shkak se ministrat nuk e kishin nënshkruar vendimin. Ashtu si shumica  dërrmuese e vendeve të botës  Australia ka mbajtur ambasadën në Tel Aviv. Kosova me presionin e administratës Trump ka pranuar njohjen nga Izraeli, me kusht që Prishtina zyrtare  të pranojë edhe vendosjen  e ambasadës në Jerusalem. Përveç Amerikës e Guatemales, Kosova është  shteti i tretë  në botë që ka pranuar Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …