Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shumë zona në Australi. Kjo ka bërë që të ndërmerren masa për evakuimin e banorëve nga zonat më të përmbytura. Helikopterët dhe avionët kanë shpëtuar 53 nga banorët më të rrezikuar të Burketown ndërkohë që me mjete tjera janë evakuuar edhe qindra persona tjerë nga zona tjera të përmbytura. Autoritetet kanë lëshuar alarmin për situatën e vështirë, e cila rrezikoi shumë banorë, pasi niveli i ujit rritej me kalimin e orëve. Meteorologët kanë paralajmëruar se situata nuk do të përmirësohet, pasi shirat masive do të vijojnë. Rëniet e vazhdueshme të reshjeve të rrëmbyeshëm kanë fryrë lumenjtë dhe kanë lënë shumë banorë të bllokuar në disa zona. Banorët e disa vendbanimeve janë paralajmëruar që të boraksin shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve që pritet të ndodhin në orët dhe ditët në vazhdim për shkak të reshjeve të dendura që kanë bërë që uji të del jashtë shtratit dhe t’i vërshoj zonat e banuara.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …