Një gjykatë në qytetin e Eisenstadt-it në Austri ka dënuar 9 persona të akuzuar për trafikim të shqiptarëve të Kosovës. Tetë burra dhe një grua, të moshave nga 26 deri në 54 vjeç, akuzoheshin se kanë transportuar ilegalisht refugjatë nga Kosova në Serbi dhe nga aty për në Hungari dhe Austri. Gjykata në fjalë i ka shpallur fajtorë të gjithë, duke u shqiptuar dënime me burg efektiv nga një vjet e gjysmë deri në 6 vjet. I akuzuari kryesor, një 54 vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe Bosnjës, është akuzuar se ka marrë pjesë në 52 udhëtime, me ç`rast janë trafikuar 173 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …