Deputetja e Parlamentit Europian dhe raportuese për Kosovës, Tanja Fajon, ka konfirmuar se Austria, si kryesuese e BE-së, nuk do ta radhisë në rend të ditës votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Fajon saktëson se i njëjti skenar do të përsëritet edhe gjatë kryesimit të ardhshëm nga Rumania, vendi që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë. Ajo ka paralajmëruar se bashkë me Eduard Kukanin do të dërgojë letër në emër të grupit të eurodeputetëve dhe do të kërkojë nga BE që brenda një afati sa më të shkurtër të përmbushë pjesën e vet të obligimeve. Austria, që konsiderohet si shtet mik i Kosovës nuk do ta përfshijë në rendin e ditës këtë çështje për votim, meqë nuk ka vullnet politik që të votohet heqja e regjimit të vizave për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …