Austria përkrah MKRS-në për realizimin e politikave

Ministri Kujtim Gashi takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për raportet dhe bashkëpunimin që ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Ambasadën e Austrisë. Ministri e falënderoi ambasadorin Pfandler për vizitën dhe u shpreh se e vlerëson marrëdhënien e Kosovës me një shtet mik siç është Austria dhe me këtë rast e falënderoi ambasadorin për tërë përkrahjen që ka dhënë shteti austriak në përkrahje të shtetësisë së Kosovës. Ministri Gashi tha se është i gatshëm për thellim të bashkëpunimit me Austrinë në ato projekte të cilat Ambasada i sheh për me interes për të dy palët. Kësisoj do të intensifikohej edhe angazhimi i përbashkët në avancimin e fushave që ka në përgjegjësi MKRS-ja, por edhe do të hapej mundësia për shkëmbim të përvojave e profesionistëve të dy vendeve. Ndër të tjera, ministri e ka njoftuar ambasadorin edhe për planet dhe politikat që ka për synim që t’i realizojë ministria në të ardhmen dhe në këtë drejtim ministri u shpreh se shpreson edhe në përkrahjen e Ambasadës së Austrisë, sidomos në promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor. Ndërkaq, ambasadori austriak Pfendler e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe e përgëzoi për e detyrën e ministrit duke i dëshiruar suksese dhe përmbushje të qëllimeve. Ambasadori austriak theksoi se ambasada do ta mbështesë ministrinë në sferat në të cilat do të vlerësohen të interesit të përbashkët, por edhe në prezantimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …