Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka pranuar sot deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit të KGjK-së z. Driton Muharremi. Muharremi, në deklaratën drejtuar Kryesuesit dhe anëtarëve të KGjK-së, thekson se, jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGjK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Sot në Junik, në 23-vjetorin e rënies, u përkujtua dëshmori i kombit, Bashkim Leku
Organizuar nga komuna e Junikut dhe ajo e Drenasit, si dhe nga familjarë e bashkëluftëtarë të dëshmorëve, sot, në Junik u përkujtua dhe u nderua vepra e dëshmorit, Bashkim Leku, në 23 vjetorin e rënies së tij. Në fjalën e tij para familjarëve dhe të pranishmëve kryetari i komunës së …
Më shumë...Albert Z. Zholi: Manjola
Institutin e lartë Petagogjik Manjola e ndërpreu në vitin e tretë. Jeta në konvikt ishte bërë e mërzitëshme dhe e pasigurtë .Cdo mbrëmje kishte grindje tek sheshi para konviktit. Djemtë e qytetit hynin e dilnin në dhomat e vajzave si në shtëpitë e tyre. Për rregullore të brendëshmne konvikti as që bëhej fjalë –. Ajo periudhë, që politikanët e quanin “ periudhë tranzicioni” , fshihte brënda saj të papritura nga të pamenduarat. Si shumë shoqe edhe Manjola vendosi ta ndërpriste shkollën për të mos ndërprerë lojën e jetës, sic e gjykonte ajo, kodin moral të vetvetes. Ajo ishte një nga studente e mira që jo vetëm shokët e …
Më shumë...Shtetet e Europës Jugore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit
Shtetet e Europës Jugore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe zonave të banuara. Situata më e rënduar vazhdon të mbetet Turqia, ku zjarret i kanë marrë jetën 8 personave ndërsa Italia dhe Greqia mbeten vetëm me dëme …
Më shumë...AME: Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënimi serioz ende mbetet si mundësi
Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent, të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë së Menagjimit Emergjent, në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është …
Më shumë...Amerika mbështet përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për integrimin ekonomik, thërret Kosovën që t’i bashkohet projektit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovë që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik. “Në fund të funditt, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë se në cilat iniciativa do të …
Më shumë...Peter Beyer: Kosova mund të jetë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm
Deputeti gjerman, Peter Beyer, që është raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, kishte porosi të qarta në adresë të Qeverisë së Kosovës. Kjo në raport me refuzimin e Prishtinës zyrtare për të mos u bërë pjesë e nismës për bashkëpunimin rajonal e nisur si “Mini-Shengen” dhe e finalizuar si “Ballkani …
Më shumë...James O’Brien: Pas zgjedhjeve të reja vitin e ardhshëm në Serbi është mundshme të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë
Diplomati amerikan, James O’Brien theksoi se situata aktuale e bisedimeve në Bruksel është e pa përshtatshme. “Mendoj se aktualisht është shndërruar në cirk të cilin secila palë e përdorë për nevoja të brendshme”. O’Brien që është njeriu i dytë i grupit “Albright Stonebridge” përmendi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në …
Më shumë...Aleksandër Lumezi: Prapa përgjimeve të fundit të publikuar në media, qëndron Halit Sahitaj
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, e ka konfirmuar për mediet se prapa përgjimeve të fundit të publikuar në media, qëndron Halit Sahitaj. Me këtë rast Prokuroria ka filluar hetimet, dhe do t’ i kërkojmë incizimet, për të vazhduar pastaj edhe hetimet. “Ne nuk kemi dalë me një prononcim publik për …
Më shumë...KGjK themeloi komisionin për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme. të mbyllur, me një pikë të rendit të ditës: “Diskutim për veprimet e KGjK-së pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet një anëtar i KGjK-së”. Me këtë rast, KGjK themeloi komisionin ad hoc …
Më shumë...Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se një pjesë e madhe e vatrave të zjarrit janë vënë nën kontroll
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka raportuar mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se një pjesë e madhe e vatrave janë vënë nën kontroll, ndërsa situata është me problematike në majën e Rrunës, në Kukës, ku flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit. “Pas një pune …
Më shumë...Fatbardh Kadilli: Nëse Basha hesht dhe është në krah të Berishës, PD-ja është në konflikt me Amerikën
Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas konferencës së Sali Berishës. Kadilli në reagimin e tij thotë se Lulzim Basha është kryetar i PD-së por jo lider e saj pasi vijon të heshtë për kërkesën e bërë nga SHBA mbi Berishën. Ish-kandidati thotë se nëse Basha hesht …
Më shumë...Profesorë, intelektualë e themelues të UÇK-së i bashkohen PDK-së në Kryesinë e re
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka zgjedhor sot Kryesinë e re e cila përbëhet nga zyrtarë të PDK-së që janë rritur organikisht në këtë parti dhe emra të rinj që i janë bashkuar vizionit të PDK-së dhe kryetarit Memli Krasniqi. Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi tha …
Më shumë...Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit, Sali Berisha
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe padisë në gjykatën franceze kundër sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Midis urdhrit ekzekutiv të presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i Shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim …
Më shumë...Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë në çështjen penale kundër ministrit, Liburn Aliu dhe pesë të tjerëve
Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në çështjen penale për rastin ku i akuzuar ishte edhe ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe pesë të tjerët. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, i datës 14.06.2021, është anuluar dhe …
Më shumë...Mërgimtarët nga Kosova presin deri në gjashtë orë në pikëkalimin në Merdar për të kaluar kufirin me Serbinë
Mërgimtarët, të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë e të cilët tashmë po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë, po duhet të presin deri në gjashtë orë në Merdar për të dalë nga Kosova. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin më të ri për gjendjen …
Më shumë...