Ahmet Qeriqi

Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti

Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti

Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. Z. Sylejman Ugljanin, kryetar i Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, Shaip Kamberi, shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, deputetët Enis Imamoviq, Nadije Beqiri, Mirsad Hoxhiq, Argjend Bajrami, dhe Selma …

Më shumë...

Kanë filluar përplasjet publike në Listën Guxo, të cilën e themeloi, Vjosa Osmani, tani kryetare e Kosovës

Kanë filluar përplasjet publike në Listën Guxo, të cilën e themeloi, Vjosa Osmani, tani kryetare e Kosovës

Kanë filluar përplasjet publike në Listën Guxo, të cilën e udhëhoqi Vjosa Osmani, tani kryetare e Kosovës. Baton Dërguti, koordinator i kësaj liste, ka drejtuar akuza të ashpra në drejtim të figurave udhëheqëse të iniciativës që ka mbetur pa udhëheqës që nga emërimi i zonjës Osmanit në krye të Presidencës. …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar me shumicë votash të gjithë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar me shumicë votash të gjithë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar me shumicë votash të gjithë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Votimi për secilin anëtar është kryer veç e veç. Anëtarët Sali Bashota dhe Agron Gashi janë shkarkuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Me po kaq vota pro, janë …

Më shumë...

Bordi i RTK-së ka reaguar kundër shkarkimit që i kanë bërë deputetët e Vetëvendosjes sot në Kuvendin e Kosovës

RTK-ja

Bordi i RTK-së ka reaguar kundër shkarkimit që i kanë bërë deputetët e Vetëvendosjes sot në Kuvendin e Kosovës. Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është  politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik thuhet në reagimin …

Më shumë...

Edi Rama: Sistemi i kamerave që do të monitorojë çdo cep të territorit dhe do të nisë të vihet në zbatim

Edi Rama

Sistemi i kamerave që do të monitorojë çdo cep të territorit do të nisë të vihet në zbatim ka deklaruar kryeministri, i Shipërisë,  Edi Rama, gjatë mbledhjes me shefat e Komisariateve. Ky sistem do të nisë fillimisht të aplikohet monitorimi në rrugët kryesore dhe më pas të shtrihet në të …

Më shumë...

AUV, me sukses ka arritur të menaxhoj sëmundjen Gripi i shpezëve Avian Influenca (H5N8)

AUV, me sukses ka arritur të menaxhoj sëmundjen Gripi i shpezëve Avian Influenca (H5N8)

Nga sot lejohet lëvizja dhe tregtimi i shpezëve në Kosovë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar ne vlerësimet profesionale dhe ekzekutive për situatën epizootiologjike në lidhje me paraqitjen e sëmundjes Gripi i Shpezëve në Kosovë. Me sukses është menaxhuar dhe mposhtur sëmundja. Pas veprimeve të shpejta profesionale dhe me kohë, …

Më shumë...

Kurti, “sa për sy e faqe” i dërgon telegram familjes Veseli, ndërsa kryetarja Vjosa Osmani, nuk skuqet fare

Albin Kurti

Derisa kryeministri, Albin Kurti, “sa për sy e faqe” i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes, Veseli me rastin e vdekjes së Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit, kryetarja e vendit i ka dërguar telegram  ngushëllimi  familjes së kryetarit të vrarë të Haitit, Jovenel Moise, por nuk e ka parë …

Më shumë...

Dr. Skënder Demaliaj: Akademik, Eqrem Çabej, shkencëtari i madh e mendjemprehtë në shërbim të kombit të vet

Eqrem Çabej (1908 - 1980)

Një fjalë e mençur arabe thotë: “Boja e shkencëtarit është po aq e çmuar sa edhe gjaku i martirëve”. Askujt nuk i shkon për shtat më mirë se Akademik Eqrem Çabejit. Studimet e tij të thelluara lidhen me probleme themelore të kombit: me prejardhjen e shqiptarëve, autoktoninë e tyre, me …

Më shumë...

Mehmet Bislimi: Klasë e dështuar

Mehmet Bislimi

mirë  ta zëmë se ata do të përmirësohen dhe injoranca do të zhduket ngadalë po bota me se do merret më pastaj politika ditore si do t’ia dalë  sajesa u bë ligj shpifja nuk u ndal  me Kosovën eksperimentuan gjatë  të dalë ku të dalë halle sa një mal   …

Më shumë...

Me nderimet më të larta ushtarake u prit në vizitë, Gjenerali historik amerikan dhe Heroi i Kosovës, Wesley Clark

Me ftesë zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj sot në vendin tonë erdhi në vizitë, Heroi ynë, Gjenerali historik amerikan, Wesley Clark. Si nikoqir dhe mik i tij, gjeneralin Clark e priti ministri Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së dhe stafi më i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes …

Më shumë...

Arben Gashi: Sjellja e papërgjegjshme në raport me partnerët ndërkombëtar shndërrohet në rrezik për Kosovën

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë  kryeministri Kurti u shpreh se opozita po dëshiron ta profilizojë si rrezik për Amerikën, por që është jorelevant për të qenë rrezik për Amerikën. Problemi është se duke u sjellë me papërgjegjshmëri bëhet rrezik për Kosovën, kjo është ajo që …

Më shumë...

Kërkesat për vizita në burgun e Hagës kanë parashtruar familjarët e Jakup Krasniqit dhe të Rexhep Selimit

Gjykata Speciale ka vendosur për t'ia vazhduar masën e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Gjykata Speciale, nga 15 korriku, i ka lejuar vizitat për familjarët e të paraburgosurve. Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se deri më tani kanë pranuar dy kërkesa për vizita. Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se deri  më tani i kemi pranuar dy kërkesa për vizita familjare, në Hagë. …

Më shumë...

Filloi seanca lidhur me ankesat e avokatëve ndaj gjykimit të 33 luftëtarëve shqiptarë për rastin e Kumanovës

Avokati, Raufi: Sevdail Miftarit i janë thyer dy këmbët nga dhuna e policisë

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut nisi të mërkurën seancën publike lidhur me ankesën e palës mbrojtëse ndaj gjykimit të 33 personave për rastin e Kumanovës. Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes forcave maqedonase të sigurimit dhe një grupi …

Më shumë...

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare  

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare  

Rezoluta e Kuvendi të Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare   Duke pasur parasysh:   –         Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut; –         Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të …

Më shumë...

Abelard Tahiri shpreh ngushëllime në emër të grupit parlamentar të PDK-së, për vdekjen e Fazli Veselit

Abelard Tahiri

Pas një sëmundje e të gjatë sot ka ndërruar jetë babai i ish-krye parlamentarit Kadri Veseli, i cili ndodhet në burgun e Sheveningenit, në Hagë. Me këtë rast shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës shprehu ngushëllime për vdekjen Fazli Veselit, babait …

Më shumë...

Agim Bahtiri, milioneri i Mitrovicës, merr rreth 350 mijë euro paga vjetore me familjen e tij, aq sa marrin 2000 veteranë

Lajme për orën 12:00 --- 07.07.2021 Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është pritur me nderime të larta ushtarake nga ushtarët e FSK-së. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, do të mbajnë konferencë për medie,. Clark gjatë ditës do të takohet edhe me e ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc; me kryeministrin Kurti, kryetaren Osmani dhe kryekuvendarin Konjufca. Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro. Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar. Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës. Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq. Takimi sotëm mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik. “Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti me që aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka lejuar gjuhën fyese ndaj UÇK-së, duke mos reaguar ndaj deklaratava të ndryshme. “Kjo qeveri ka qenë në një vijë me ata që e denigruan UÇK-në dhe kjo është turp”, ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se mjafton një angazhim i Qeverisë së Kosovës që në çdo vend të botës të tregohet për veprimet e Aleksandër Vuçiq. Bekim Haxhiu, ka folur në Kuvendin e Kosovës për vaksinat që janë pranuar si donacion nga shteti i Norvegjisë për Kosovën. Ai ka thënë se pranimi i këtyre donacioneve është në kundërshtim me Ligjin për furnizimin me pajisjet medicionale, duke thënë se afati i skadimit të tyre është më së shumti 6 muaj. Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kontrollojnë afatin e vaksinave para se të pranojnë që të vaksinohen. Deputeti i PDK-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të rrezikojë më shumë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj në një postim. Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe më i rrezikshëm, është përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit. Dhjetë shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit delta. Biden njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijnë në 160 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar deri në fund të kësaj jave. Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi prodhuesit e OPEC + u përplasën rreth planeve për të rritur furnizimin për të përmbushur rritjen e kërkesës globale. Çmimet u rriten pas mosmarrëveshjeve për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Nafta e papërpunuar Brent arriti një çmimin më të lartë prej 77.84 Dollarë, një nivel që nuk është parë që nga Tetori 2018. OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri …

Më shumë...