leoni

Ahmet Qeriqi

Nimon Krasniqi zbulon emrat e disa prej torturuesve ish-pjesëtarë të UDB-së, Jugosllave

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, ka publikuar emrat e shtatë pjesëtarëve të UDB-së, jugosllave që e torturuan për më shumë se gjashtë muaj. Krasniqi ka identifikuar Mehmet Haskajn, Mehmet Locin, Xhelajdin Beqirin, Ismajl Nallbanin, Qazim Mazrekajn, Dem Mujën, dhe Jakup Lonçarin si përgjegjës për tortura fizike dhe …

Më shumë...

Skender Xhakaliu dhe Ekrem Krasniqi: Banka e Kosovës për Prodhim do të ndalte eksportin e parave të gatshme dhe deficitin tregtar

]]   Në një kohë kur ekonomia e Kosovës përballet me sfida të mëdha, një prej problemeve më të rënda të saj është deficiti i lartë tregtar, i shkaktuar nga importet e mëdha, kapacitetit i zbehët prodhues dhe eksportet e ulëta. Për ta tejkaluar këtë situate dhe për të stimuluar …

Më shumë...

Ambasadori i BE-së viziton vendpunishten e Fakultetit të ri të Shkencave Matematike-Natyrore të financuar nga BE-ja

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, vizitoi sot vendpunishten ku po ndërtohet Fakulteti i ri i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës, i shoqëruar nga përfaqësues të UP-së, UNOPS-it, si dhe nga Ambasadorët e Rinj Evropianë. Kjo strukturë moderne, e financuar me një grant prej 8.9 milionë eurosh nga BE-ja, …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i ministrisë që e drejton

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i ministrisë  që e drejton. Ai ka saktësuar  se 104 kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në Amerikë, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, …

Më shumë...

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani deklaroi se Shqipëria e mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore, në Tiranë

Shqipëria e mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës dhe synon të forcojë më tej raportet përmes ambasadave të rihapura në Tiranë dhe në Sarajevë. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, priti në takim ministrin e Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq për të diskutuar nga afër çështjet nga turizmi e siguria rajonale, deri te Kosova …

Më shumë...

R. Bosch: Një fitore e mundshme e zonjës, Kamala Harris, në zgjedhjen kryetare e Amerikës, mundësi më e mirë për Kosovën

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e vlerësoi tërheqjen e Xho  Bidenit nga kandidatura për kryetar të Amerikës  si një vendim të duhur, duke theksuar se Biden edhe mund të kishte humbur ndaj Donald Tramp. Bosch e konsideroi një fitore të zonjës Harris si një mundësi më të mirë …

Më shumë...

Anketa e Fuqisë Punëtore tregon se femrat janë më pak të zëna me punë dhe më pak të përfaqësuara

Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2023, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës Shkalla e lartë e joaktivitetit mbetet një sfidë e madhe për Kosovën. Popullsia në moshë pune është reduktuar me një rënie prej 23 mijë e 663 krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, numri i …

Më shumë...

BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDI-në si organizatë politike.  Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që …

Më shumë...

Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli fajtor dhe dënoi me burg të përjetshëm, Dardan Krivaqën, për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Themelore e Ferizajt edhe në rigjykim ndaj Dardan Krivaqës, e  ka  dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa e ka liruar nga akuza për dhunim. I akuzuari Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burg për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje, kurse është …

Më shumë...

Nga janari deri në korrik të këtij viti, 174 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar për të punuar jashtë Kosovës

Infermierët e QKUK-së protestojnë sot më kërkesën për rritjen e pagave dhe shtesat për punën gjatë vikendeve

Nga janari deri në korrik të këtij viti, 174 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar për të punuar jashtë Kosovës, ndërsa 81 kanë kërkuar vërtetim të Kodit Etik, sipas kryetares së Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmie Gori. Ajo theksoi se arsyeja kryesore për largimin e infermierëve është çështja e …

Më shumë...

Deputetja, Ganimete Musliu, bën të ditur se minatorët e Trepçës nuk i kanë marrë pagat e tyre, qe dy muaj

Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu,  bën të ditur se minatorët e Trepçës tregon  nuk kanë marrë pagat e tyre qe dy muaj. Ajo  kritikoi ashpër qeverinë, duke theksuar se ndërsa krerët e shtetit ndodhen  në Francë, minatorët po përballen me kushte të vështira dhe mungesë të të ardhurave. Ata krahas …

Më shumë...

Ministria e Arsimit rekomandon tenderin e preferuar për pajisje shkollore, por kundërshtohet nga OSHP-ja

Ministria e Arsimit njofton se më fillimin e vitit të ri shkollor arsimit dual i shtohen edhe 8 drejtime të reja profesionale

Ministria e Arsimit ka rekomanduar shpërblimin e tenderit prej 2.1 milionë eurosh për furnizimin e shkollave me pajisje për sallat e edukatës fizike për kompaninë “Standard Home Furniture”. Megjithatë, raporti i ekspertit të Organit Shqyrtues të Prokurimit ka vlerësuar kompaninë si të papërgjegjshme, duke theksuar se katalogu i paraqitur për …

Më shumë...

Deputeti PDK-së, Ardian Kastrati, kritikon administrimin e buxhetit për tekstet shkollore nga Ministria e Arsimit

Ardian Kastrati: Arrestimi i invalidit luftës, Faik Fazliut për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka ngritur shqetësime mbi menaxhimin e buxhetit dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ai ka theksuar se ekziston një kaos konfuz në shpërndarjen e teksteve shkollore, duke raportuar se janë shpenzuar 11 milion euro për …

Më shumë...

Natasha Kandiq kërkon gërmime të reja nëpër varrezat masive në shumë vende të Serbisë

Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Drejtoresha e  Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka bërë thirrje për të kryer gërmime të reja në disa lokacione, kryesisht në Serbi, ku janë zbuluar varreza masive. Në Forumin e 16 mbi Drejtësinë Tranzicionale në Prishtinë, Kandiq theksoi se është koha për të bërë presion mbi …

Më shumë...

Stacioni Policor në Gjakovë: Në dy raste të ndara arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë

Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të  sigurt për qytetarët, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona  dhe ka sekuestruar dy armë. Patrulla policore e Stacionit Policor …

Më shumë...

Mësimdhënësi, Jashar Sherif Krasniqi (15. 5. 1947 – 28. 7. 1998)

Mësimdhënësi, Jashar (Sherif) Krasniqi ishte nga Tërpeza e Ulët, komuna e Malishevës, prind i katër fëmijëve. Ai ishte mësues në shkollën fillore “Mustafa Bakija” në Tërpezë. Kujtime nga e bija, Shqipe Krasniqi-Jashar Sherif Krasniqi u lind mё 10.11.1947, nё fshatin Terpezё e Ulёt të Malishevёs. Rrjedh nga njё familje e …

Më shumë...