Ahmet Qeriqi

Kryetari, Hashim Thaçi, ka diskutuar edhe me shefat e misioneve të huaja diplomatike në Kosovë

Hashim Thaçi: Kosova me ushtrinë e vet po punon që të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen e stabilitetin në botë

Kryetari, Hashim Thaçi, duke folur lidhur me perspektivën e arritjes së marrëveshjes, të cilën ai e quan  historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  ka diskutuar edhe me shefat e misioneve të huaja diplomatike në Kosovë. Aui ka thënë se nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të …

Më shumë...

Komisari për Zgjerim, Johanes Hahn, sot është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq

Komisari për Zgjerim, Johanes Hahn, sot është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq

Komisari për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn, sot është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe hapave të ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë proces. Hahn, të premten ka udhëtuar për në Beograd, ku është pritur nga krerët e …

Më shumë...

Kryeministri, Haradinaj, po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut

Kryeministri, Haradinaj, po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut

Kryeministri, Haradinaj, po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut. Ai gjatë diskutimit në këtë Forum ka theksuar se po punohet që ndërlidhja e rajonit të jetë në funksion të integrimeve europiane. E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjendën europiane që …

Më shumë...

Albin Kurti: Thaçi një marrëveshje për korrigjim kufijsh tanimë e ka bërë, por ende nuk ka korrigjim

Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh” nuk janë “të pa njohura”. Thaçi një marrëveshje për korrigjim kufijsh tanimë e ka bërë, por që siç ka thënë Kurti, ende nuk ka korrigjim. Ai  tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar …

Më shumë...

Në 20-vjetorin e “Epopesë së Vërrinit”do të zhvillohen një varg aktivitetesh tematike e përkujtimore, në Prizren

Komuna e Prizrenit me shoqatat e dala nga lufta organizon aktivitete përkujtimore në 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit

Në ditën e parë të aktiviteteve, në shënim të 20-vjetorit të “Epopesë së Vërrinit” sot  në orën 10.00, mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në orën 11.00 vendosen buqeta lulesh te shtatorja, në Shadervan, ndërsa në orën 11.30 mbahet akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, “Xhemali Berisha”, në …

Më shumë...

Greg Delawie: Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Greg Delawie

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie në fund të mandatit të tij si ambasador deklaroi se sipas hulumtimeve në arkivat e Uashingtonit, Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë deklaratë Delawie e bëri në një ligjëratë përpara studentëve në …

Më shumë...

Amerika dhe Gjermania nuk kanë qëndrim të njëjtë lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Amerika dhe Gjermania tash për tash nuk kanë qëndrim të njëjtë lidhur me korrigjimin apo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjermania arsyeton se një lëvizje e tillë do ndikonte të  vendet e tjera  të rajonit që duan shkëmbime e ndërrime të territoreve etnike. Kosova, e cila është çliruar …

Më shumë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Rusinë se po mbron sulmin e regjimit të Damaskut

Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Moskën zyrtare  se po mbron sulmin e regjimit të Damaskut, të mbështetur nga Rusia, kundër bastionit të fundit të kryengritësve në Idlib, në Siri dhe konsideron se bëhet fjalë për një përshkallëzim në një konflikt që është shumë i rrezikshëm. “Tre milionë sirianët …

Më shumë...

A. Q. Mendjendrituri, Erazmi i Roterdamit dhe “lavdërimi i marrëzisë”

Erazmi i Roterdamit

“Nuk më rrihet pa thënë se sundimtarët sado të lumtur që janë, prapë se prapë nuk janë të lumtur sepse nuk kanë njeri afër, nga i cili mund të dëgjojnë të vërtetën dhe janë të detyruar të kenë rreth vetes ca lajkatarë në vend të miqve. Sundimtarët nuk e honepsin …

Më shumë...

BDI: Platforma Politike për Referendumin për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian

BDI

Platformë Politike  për Referendumin për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian e miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm Bashkimi Demokratik për Integrim më 31 gusht 2018 në Shkup.  Duke u nisur nga Deklarata themeluese e Bashkimit Demokratik për Integrim nga 5 qershori i vitit 2002; Në përputhje me të gjitha programet tona në të gjitha …

Më shumë...

Bernard Kushner u ka dhënë përkrahje ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Bernard Kushner u ka dhënë përkrahje ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner, u ka dhënë përkrahje ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Aika vlerësuar se ky opsion ka qenë i përmendur edhe më herët, dhe sipas tij do të ishte ide e mirë nëse pajtohen të dyja palët. Kouchner ka thënë …

Më shumë...

Brukseli zyrtar do të mbështesë cilëndo marrëveshje midis Serbisë e Kosovës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

e cila ishte lejuar me presionin direkt të BE-së ka thënë se sa i përket vizitës së Vuçiqit ne dëgjuam nevojën për paqe, por në të njëjtën kohë dëgjuam provokime si ato të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin. Vlerësoj që të dyja këto nuk shkojnë bashkë, edhe vlerësimi i figurës së Milosheviqit edhe ftesa për fqinjësi. Prandaj, konsideroj se ishte një vlerësim i panevojshëm dhe aspak ndihmues për dialogun. Kur përmendet Millosheviq, përmendet e keqja më e madhe. Në të njëjtën kohë atakohen vlerat euroatlantike”, ka theksuar Thaçi, i cili në anën tjetër zotohet se pikërisht me këtë Vuçiqin dhe ithtarët e tij do të arrijë marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë gjithnjë me iluzione paragjykuese. Sot, shoqëria Lëvizja ka dorëzuar 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale. Këto lëndë hetimi janë për vrasjen dhe mbytjen në tortura të burgosurve politik, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare. Xhevat Bislimi, kryetar i shoqërisë Lëvizja, tha se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e veprimtarëve, Shaban Shalës, Kadri Zekës, vëllezërve Gërvalla, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Ukshin Hoti, etj. Bislmi ka njoftuar se ndërkohë do të dorëzojnë dhjetëra lëndë të tjera për vrasjen e të burgosurve politik. Ai tha se shpreson që prokuroria t’i hetojë këto raste, në mënyrë që shoqëria ta ketë ndërgjegjen e qetë dhe populli ta dijë për fatin e tyre. Kurse Bajram Ajeti nga kjo shoqëri, tha se është detyrë e prokurorisë t’i ndriçojnë rastet dhe të zbardhen. Ai shtoi se mbase përgjegjësit për këto raste sot po shëtitën të lirë, por tha se sot nuk do të përmendë emra. Në këto lëndë hetimi që janë dërguar sot, janë rastet e 12 të burgosurve politik. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci përmes një shkrimi ka thënë se po të ishte qeveria e përgjegjshme sot do të dilte me një qëndrim zyrtar pas deklaratave fyese e konfliktuoze të Vuçiqit. Sipas saj qeveria do të duhej të shprehte dhe qëndrimin e saj ndaj BE-së për mosdënimin e këtyre deklaratave. “Një qeveri e përgjegjshme, pas vizitës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe deklaratave të tij skandaloze, sot do të dilte me një qëndrim zyrtar ku do të dënonte si deklarata fyese dhe thirrje për konflikt dhe mospajtim deklaratat e tij për politikat qëllim-mira të Millosheviqit në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta. Poashtu do të shprehte dhe qëndrimin e saj ndaj BE-së për mosdënimin e deklaratave të tilla, gjë që vë në pikëpyetje rolin e zyrtarëve të saj në lehtësimin e këtij dialogu. Por, është e qartë se kjo qeveri nuk ka kurajo, guxim e strategji. Qeveria Haradinaj ka dëshmuar tashmë se kanë në rradhë të parë vetëm interesin personal e partiak, andaj duhet t’i lëshojë vend një qeverie tjetër që ka dhe njohurinë e kompetencat, por edhe kurajon e guximin që të krijoj një pozicionim startegjik karshi Serbisë, e çfarë është më e rëndësishmja një qëndrim profesional e parimor karshi politika të mirëfillta që mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit, përmirësimin e sistemit të arsimit, shëndetësisë, gjyqësisë, sigurisë dhe të gjitha sferave të jetës, që përmirësojnë mirëqenjejn e qytetarëve”, ka shkruar Nagavci. Derisa Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mobilizimin për protesta “në mbrojtje të integritetit territorial”, pas kërkesës së kryetarit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve” me Serbinë, dy subjektet tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, ende nuk kanë vendosur nëse do t’u bashkohen këtyre protestave. Në LDK thonë se do të angazhohen për t’i shterur të gjitha rrugët institucionale dhe se protestat i shohin si mjetin e fundit, ndërsa në PSD thonë se nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga Vetëvendosja për organizim të protestave. Deputetja nga radhët e PSD-së, Besa Baftiu, thotë se kjo parti ende nuk ka diskutuar për mundësinë e organizmit të protestave. “Ne nuk kemi marrë kërkesë prej Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë dhe ne nuk e kemi diskutuar këtë. Ende nuk e kemi pasur mbledhjen e Kryesisë dhe do të diskutojmë. Momentalisht nuk ka diçka të re”, ka thënë ajo. Kryetari Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e tri komunave shqiptare të mbetura nën Serbi, me ç’rast pas takimit është bërë e ditur se përfaqësuesit e Kosovës Lindore kanë kërkuar nxjerrjen e një rezolute ku përfshihet edhe kërkesa për bashkim me Kosovën. Pas takimit Thaçi vlerësoi se është zhvilluar një takim i dobishëm dhe me rëndësi të veçantë. “Mund te them lirisht se sot zhvilluam edhe një takim tepër të mirë, produktive dhe jashtëzakonisht domethënës, me substancë për priortitetet për të ardhmen mes Kosovës dhe përfaqësuesve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc”, ka deklaruar Thaçi. Tashmë sipas tij, është e qartë që vullneti i deklaruar i shqiptarëve të kësaj treve është institucionalizuar përmes përfaqësuesve, kryetarëve të komunave, tek institucionet e Kosovës për bashkim me Kosovën. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi tha se “dihet botërisht që këtë të drejtë presidenti e ka mbështetur plotësisht dhe botërisht. Nëse dje e ka mbështetur fuqishëm, sot do ta mbështesë edhe më fuqishëm, që kjo e drejtë të realizohet. Do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo çështje të përmbylllet njëherë e përgjithmonë dhe kjo padrejtësi historike të korrigjohet”, ka shtuar ai. Ndërkohë, edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga kuvendi i Kosovës që sa më parë ta nxjerrë një rezolutë për mbështetjen e Luginës që te jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Kryeministri i Greqisë, Tsipras, sërish ka deklaruar se nuk ekziston çështja çame dhe negociatat me Shqipërinë që po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve, janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Shumë nga këto premtime janë prej vitit 2009. E kam fjalën për zonat detare nga ana e tyre, e kam fjalën për librat shkollorë dhe ndryshimin e tyre, për varrezat e ushtarëve grekë, dhe sidomos të reformave për sa i përket të drejtave të minoritetit grek.. Gjithashtu disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje. Dhe do të thosha se është për të mirën tonë, që në këto tema të ketë më shumë mendjekthjelltësi pas në çështje serioze kombëtare duhet të ketë informim, dakordësi dhe besim. Ai kohë më parë ka kërkuar nga Shqipëria që në tekstet e historisë të mos përmenden fare arvanitasit madje të mos përmendet as origjina e tyre, sepse, sipas tij ata janë grekë Fatmir Limaj me ambasadoren e Finlandës kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë. “E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jenë pjesë e këtij delegacioni duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. Sipas Limajt, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtar. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar me dt. 11.09.2018 të Sindikatës së ElektroKosvës – FSPE, përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë punëtoret e KEDS-it lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre. Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shprehë edhe njëherë përkrahjen për grevën e ardhshme të paralajmëruar nga FSPE dhe cil indo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të KEDS-it. 10 shtatori është përcaktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në mbarë botën se vetëvrasja mund të parandalohet. Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen kudo në botë si edhe në vendin tonë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit. Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer, rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës. Po sipas OBSH, çdo vit, rreth 1 milion njerëz vdesin nga vetëvrasja. Vetëvrasja është ndër 3 shkaqet kryesore të vdekjes për grupmoshën 15 – 44 vjeç në disa vende dhe shkaku i dytë i vdekjeve për grupmoshën 10 – 24 vjeç. Ndryshe, vetëvrasja është fenomen kompleks që rezulton si pasojë e një ndërthurjeje të një sërë faktorësh, qofshin ata psikologjikë, social, biologjikë, kulturorë dhe mjedisor. Në Evropë, çrregullimet mendore veçanërisht depresioni dhe çrregullimi i përdorimit të alkoolit, përbëjnë një faktor rreziku madhor për vetëvrasjen. Për këtë arsye, identifikimi dhe trajtimi në kohë i problemeve të shëndetit mendor ka një ndikim tepër pozitiv edhe në parandalimin e vetëvrasjeve. Rinia Demokratike e Kosovës, do t’i bashkohet aksionit për pastrimin e mjedisit në Kosovë që do të mbahet më 15 shtator, në nivel vendi. Kryesia e Rinisë Demokratike dhe të gjitha degët e rinisë, do të angazhohen atë ditë për pastrimin e zonave të ndryshme me mbeturina në qytetet përkatëse. Kryetari i RDK-së, Donjet Bislimi thotë se kjo është vetëm një nga aktivitetet që Rinia Demokratike po zhvillon në shërbim të komunitetit. “Ne edhe në javët dhe muajt e kaluar, në vazhdimësi kemi organizuar aktivitete të ndryshme në përmirësimin e ambientit në vend, edhe në këtë nismë nacionale, do t’i bashkohemi”, thotë Bislimi. Do të jenë rreth 400 të rinj nga degët e RDK-së që do të angazhohen në këtë aksion. Bislimi tha se edhe pas këtij aksioni, RDK ka në plan aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës me qëllim të sensibilizimit për shumë çështje dhe ndryshimit të ambientit në të mirë të qytetarëve.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, deklaroi sot në Vjenë se Brukseli zyrtar  do të mbështesë cilëndo marrëveshje midis Serbisë e Kosovës, që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Unioni nuk mbështet shtetet e pastra etnikisht. Po punojmë për …

Më shumë...

Komisioni Europian pajtohet për zgjidhje fleksibile mes Kosovës e Serbisë nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare

Rumania, një shtet i orientuar armiqësisht kundër Kosovës, mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Komisioni Europian është “i hapur” për zgjidhje fleksibile ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nëse do ajo do të ishte marrëveshje përfundimtare. Por kusht është që marrëveshja të mos jetë “mostër” për shtetet tjera. Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit “Novosti”, përmes burimeve të saja nga Brukseli. “Do të pranonim çfarëdo marrëveshje …

Më shumë...

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci. Ministri Berisha dhe gjenerali Cuoci biseduan për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it si dhe për hapat e mëtutjeshëm të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në të …

Më shumë...

Sot është ditëlindja e heroit, Bahri Fazliu

Sot është ditëlindja e heroit, Bahri Fazliu

Sot para 47 viteve lindi njëri prej idelogëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit Bahri Fazliu. Njerzit e mëdhënj nuk vdesin kurrë, ata vetëm ditëlindje kanë! Kosovës po i mungon vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut.Lavdi Heroit të Kombit Bahri Fazliu! Bahri Fazliu është vëllai …

Më shumë...

J. Krasniqi: Situata në Kosovë po karakterizohet me shumë të panjohura për shkak të veprimeve jo unike e autarkike

Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Ish-kryekuvendari i Kosovës dhe kryetar i Nismës Socialdemokrate, z Jakup Krasniqi në një intervistë për TV-Dielli, duke folur për zhvillimet aktuale politike e diplomatike në vend, ka deklaruar se situata në përgjithësi karakterizohet  me shumë të panjohura dhe po degjeneron më tej për shkak të mosmarrëveshjeve dhe veprimeve autarkike të …

Më shumë...