Albin Kurti, ka vizituar Bunkerin e Pallanikut, në përkrahje të klanit shkizmat të Nusret Pllanës, Martin Qunit e tre të tjerëve, nga i ashtuquajturi “staf i luftës”, të cilët uzurpuan jashtëligjshëm Bunkerin e Radios-Kosova e Lirë të Majës së Pallanikut, pronë e Komunës së Drenasit, e cila kishte refuzuar kërkesën …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Stoltenberg: Po bisedohet për të vendosur më shumë armë bërthamore, pasi Rusia po kërcënon me përdorimin e armëve të tilla
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se po bisedohet për të vendosur më shumë armë bërthamore, duke i nxjerrë ato nga magazinimi dhe duke i vendosur në gatishmëri, pasi Rusia vazhdon të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore. Stoltenberg tregoi se kishte konsultime të drejtpërdrejta midis …
Më shumë...Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq shprehet i gatshëm të përfshihet në hartimin e projekt-statutit të Asociacionit
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është i gatshëm të përfshihet në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ministri Rashiq thotë për KosovaPress, se kurdo që qeveria do të nisë hartimin e një drafti për Asociacionin në bashkëpunim me serbët lokal në Kosovë, …
Më shumë...Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së
Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe shumë të tjerëve, sepse pikërisht liderët e Luftës Çlirimtare, e dinin që Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, dhe që asgjë nuk mund ta …
Më shumë...George Robertson: Hashim Thaçi, ka qenë dhe është një lider gjigant që mund të kthehet në skenën e politikës
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, ka komentuar procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke vënë në spikamë sidomos rolin e ish-kryetarit, Hashim Thaçi. Robertson e përshkroi atë si një lider me cilësi të mëdha dhe të ndërlikuara. Kam qenë në …
Më shumë...Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, kërkon hetim për bisedën e Mimoza Kusarit me terroristin, Millan Radojçiq
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar hetim nga organet e rendit për bisedën e shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radojçiqin, një terrorist dhe kriminel lufte në kërkim. Vlora Çitaku ka shprehur dyshime se kjo bisedë është zhvilluar pa dijen dhe pëlqimin e Kryeministrit …
Më shumë...Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, kritikon qeverinë Kurti për degradimin e marrëdhënieve me Amerikën
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka akuzuar Qeverinë Kurti, lidhur me përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për Gazeta Blic, ajo ka theksuar se nuk është e habitur nga deklaratat e ambasadorit Hill, duke vënë në dukje se qeveritë e mëparshme nuk janë …
Më shumë...Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar kundër vendosjes së flamujve serbë me hartën e Kosovës, në ndeshjen me Anglinë
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serbë me hartën e Kosovës në ndeshjen mes Anglisë dhe Serbisë. Kadrijaj ka akuzuar Serbinë për ndjekje të rrugës së shovinizmit të kriminelit Millosheviq, duke e cilësuar këtë veprim si një dëshmi të vazhdimësisë së politikave nacionaliste dhe shoviniste. …
Më shumë...Krerët e UÇK-së kaluan ditën e Kurban Bajramit me familjarët, në Hagë
Ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për afër katër vjet, kanë kaluar ditën e Kurban Bajramit me vizita nga familjarët e tyre. Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, e vizitoi në Hagë për ta uruar festën. E vizitova, ia urova festën e Bajramit në …
Më shumë...Evidentohen shifrat alarmante mbi përdorimin e drogës në Kosovë
Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë ka arritur në 40 mijë, me rreth 10 mijë prej tyre të klasifikuar si përdorues të rregullt ose të varur. Organizatat që merren me trajtimin e këtyre personave raportojnë se mbi pesë mijë qytetarë përdorin kokainë, një shifër shqetësuese sipas ekspertëve. Safet Blakaj …
Më shumë...Flet “Artisti i Popullit” Luftar Paja: Ju tregoj anën tjetër për zakonet dhe tekat e mia
Flet “Artisti i Popullit” Luftar Paja: Ju tregoj anën tjetër për zakonet dhe tekat e mia – Skena e “Bylisit” ishte ajo që më futi në gjirin e saj pa shkuar ende brisk në faqe dhe u largova prej saj 3 herë gjysh – Drekën nuk e ha kurrë vetëm …
Më shumë...Ramiz LUSHAJ: BESA…
BESA… Nga Ramiz LUSHAJ BESA: Vetëm t’ia thuash emrin e saj dhe tashma Shqiptarët e dijnë se kush është ajo: BESA TAFILAJ-PINCHOTTI. BESA, është Shqiptarja që këto dy vitet e fundit e ka takuar ma shumë se çdo tjetër shqiptar Presidentin Amerikan, Joe BIDEN: qoftë edhe …
Më shumë...Myftiu, Naim Tërnava, ka dhënë një mesazh urimi për Ditën e Kurban Bajramit duke uruar edhe 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka dhënë një mesazh urimi për Ditën e Kurban Bajramit duke uruar edhe 25-vjetorin e çlirimit të vendit nga okupimi serb. Ai shprehu gëzimin dhe respektin për këtë festë të rëndësishme për besimtarët islamë, në të tërë botën. Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite madhështore …
Më shumë...Në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Deçanit, neurokirurgut, Mentor Petrela, iu nda çmimi Qytetar Nderi i kësaj komune
Në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Deçanit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga kjo komunë, u mbajt një seancë solemne në të cilën u nda çmimi “Qytetar Nderi” për neurokirurgun Mentor Petrela, me këtë rast u vlerësua dhe u nderua lartë sakrifica e të rënëve dhe të gjithë …
Më shumë...Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Robertson, kërkon që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë, të dalin para drejtësisë
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, kërkon që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të dalin para drejtësisë. Robertson në një intervistë për Kpsovapres thekson nevojën që të ketë një fund të dhunës në rajon dhe të ndryshojë imazhi i Ballkanit Perëndimor nga ajo e një zone problematike në …
Më shumë...AGIM HETEMI: NË SHKUP ALI AHMETI ME FRONTIN EUROPIAN FESTON 25-VJETORIN E KOSOVËS SË LIRË, KURSE VLEN HESHTË SIKUR VMRO E LSDM
Fronti Europian në zemër të Kryeqytetit tonë, këtu në Maqedoni të Veriut në Shkup, më 14 qershor, me rastin e përvjetorit jubilar të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, organizoi Akademi Solemne. Kryetari i Frontit Europian e njëherish edhe Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte bartësi kryesor …
Më shumë...