Selami Xhavit Hoti, luftëtar i UCK-së, vëlla i dy dëshmorëve të kombit: Xhemajli dhe Shukri Hoti, babanë e pagjetur, ka reaguar kundër propozimit të kryrtarit Thaçi për pajtim me serbët. Selamiu aktualisht është kryetar i fshatit Krushë e Madhe. Ai në një shkrim autorial, ka reaguar lidhur me themelimin e …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Behxhet Shala: Pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve aktualisht është i pamundur
Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Behxhet Shala, ka mirëpritur iniciativën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Megjithatë, ai ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është i pamundur. Sipas Shalës, …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës vazhdon punimet e seancës plenare të javës së kaluar
Kuvendi i Kosovës vazhdon punimet e seancës plenare të lënë në gjysmë të enjten e javës së kaluar. Në rend dite për seancën e 14 shkurtit janë 17 pika, në mesin e të cilave edhe debati për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa për sigurimet …
Më shumë...Kryeministri Mustafa, priti në takim zyrtarin e lartë amerikan të Shtetit, Metthew Palmer
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Metju Palmer. Gjatë takimit, është biseduar gjerësisht për proceset në Kosovë si dhe bashkëpunimin e mëtejme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Mustafa e njoftoi …
Më shumë...Kadri Veseli e ka falënderuar Britaninë e Madhe për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar, të kryesuar nga deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vikers. Në takim është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera që parlamentet e të dyja vendeve kultivojnë midis tyre dhe për mundësitë …
Më shumë...Metthew Palmer: Qëndrimi i Amerikës për Kosovën është i pandryshueshëm
Kryekuvendari, Veseli, ka pritur sot Drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai ka falënderuar Z. Palmer për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se …
Më shumë...Zyra e kryeministrit ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Zahir Bajramit
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Zahir Bajramit, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa, thuhet në një kumtesë për opinion, Kohëzgjatja e pezullimit do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata. “Me qëllim të përgjigjes në …
Më shumë...Dhurata Hoxha: Para pajtimit të rrëfehet e vërteta
Në takimin konsultativ të ftuar nga kryetari Thaçi, për themelimin e Komisionit për të vërtetën dhe për pajtim, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se mismën e kryetarit për të themeluar komisionin për pajtimin dhe të vërtetën e shoh si vitale për zbatimin e obligimeve kushtetuese. Duke zbardhur të vërtetën …
Më shumë...Slobodan Vujiçiq ka kërkuar falje për krimet që malazezët mund të kenë kryer në Kosovë gjatë luftës
Kryetari i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, në takimin e parë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën, ka kërkuar falje për krimet që malazezët mund të kenë kryer në Kosovë gjatë luftës. “Kërkoj falje për krimet që malazezët mund të kenë bërë. Ka pasur malazez të tillë …
Më shumë...PS: Gjyqtarët që nuk kanë kaluar vetting-un të mos përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë
Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon që gjyqtarët që nuk kanë kaluar vetting-un të mos përfshihen në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 18 qershorit. “Propozojmë që çdo gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar përmes procesit të vetting-ut, por është dorëhequr, apo që nuk ka përfunduar procesin e vlerësimit, nuk …
Më shumë...Reforma fiskale njëri nga indikatorët pozitivë për krijimin e vendeve të reja të punës
Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, kryetar i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Baliu thotë se mënyra më e sigurtë për të krijuar vende të reja të punës është përmes reformave me ndikim pozitiv në sektorin privat. I pyetur se sa janë të arsyeshme premtimet rreth krijimit të 25.000 …
Më shumë...Fatlum Krasniqi: Problemet sociale faktor në humbjen e nënshtetësisë?
Nga një statistikë që përfshinë periudhën nga viti 2009 e deri në vitin 2017 na tregon se nga nënshtetësia e Kosovës kanë hequr dorë mbi 37 mijë qytetarë të këtij vendi, afro 3 mijë llogariten të jenë vetëm nga Peja. Kjo rritje enorme për lirimin nga nënshtetësia më kërkesë prej …
Më shumë...Thaçi: Për ndërtimin e një të ardhme të mirë, nuk duhet të mbetemi peng i së kaluarës
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se komisioni për të Drejtën dhe Pajtimin synon që të krijohet një mekanizëm mbështetës për dialogun e brendshëm ndërmjet komuniteteve, do të jetë një komision i pavarur, i paanshëm, jo i udhëhequr nga shteti por i mbështetur fuqishëm nga të gjithë. Duke folur në …
Më shumë...Kryekuvendari Kadri Veseli: Kosova nuk do ta ndjekë shembullin e Serbisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dhënë mbështetje iniciativës së kryetarit, Hashim Thaçi për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim. Gjatë takimit të parë konsultativ, Kryeparlamentari Veseli tha se institucionet e Kosovës po dëshmojnë se kanë vullnet ta zbardhin të kaluarën, të ballafaqohen me …
Më shumë...Mustafa: E kaluara nuk mund të na pengojë, nëse ndëshkohen ata që kanë bërë krime
Në forumin për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtimin, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund të ndërtojnë një të ardhme nëse nuk merren dhe nuk e qartësojnë të kaluarën historike. “Krimet e luftës s’do të harrohen dhe natyrisht se do të merremi …
Më shumë...Delawie mbështeti institucionet e Kosovës në nismën drejt rrugës së pajtimit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përgëzuar institucionet e vendit për hapat e ndërmarrë drejt rrugës së pajtimit. Ai tha se komisioni për të Vërtetën dhe për Pajtim duhet të jetë i pavarur dhe transparent si dhe duhet të përfshijë qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Individëve që marrin …
Më shumë...