Ahmet Qeriqi

Nisma: Kryetari, Hashim Thaçi, fton qytetarë e biznesmenë të votojnë kandidatin e PDK-së në Drenas

NISMA

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas publikoi  disa foto ku kryetari,  Hashim Thaçi, është duke ftuar kryetarët e fshatrave, njerëz të biznesit dhe qytetarë të thjeshtë të komunës, dhe duke ushtruar presion mbi ta për të votuar kandidatin e PDK-së në zgjedhjet për kryetar komune që do të mbahen …

Më shumë...

Ymeri: BDI-ja nuk duhet t’ia mundësojë Gruevskit edhe një mandat, për shkak të qëndrimit të tij antishqiptar

Visar Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni, ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili mori më së shumti deputetë nga shqiptarët, nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë e t’ia mundësojë, Nikolla  Gruevskit edhe një mandat, pasi që ai ka dëshmuar në shumë …

Më shumë...

Ministri Demolli priti në takim ambasadoren kroate, Kapitanoviq

Ministri Demolli priti në takim ambasadoren kroate, Kapitanoviq

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti në takim zyrtar ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, zonjën Marija Kapitanoviq. Me këtë rast, ministri Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Kroacisë në të gjitha fushat, veçmas në fushën e sigurisë. Demolli …

Më shumë...

Ministri, Bajrami, mund të thirret në Interpelancë për rezultatet e dobëta të nxënësve në një test ndërkombëtar

Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të thirret në Interpelancë nga Kuvendi i Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta të nxënësve në testin ndërkombëtar të diturive. Kjo kërkesë do t’ia adresohet  kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga Komisioni Parlamentar për Arsim. Kryetari i këtij komisioni, Nait …

Më shumë...

Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e Qeverisë së re të Shkupit

Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e Qeverisë së re të Shkupit

Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e  Qeverisë së re të Shkupit. Pavarësisht se rezultatet e tyre krijuan pakënaqësi, pasi një pjesë e votave i shkuan partisë maqedonase të Zoran Zaevit, koalicioni i shumicës nuk mund të formohet pa një ose dy parti shqiptare.  Shqiptarët humbën 11 deputetë. Rezultati i …

Më shumë...

Frank Shkreli: Një vit pa Imzot, Rrok Mirditën

Frank Shkreli: Një vit pa Imzot, Rrok Mirditën

Ja u mbush viti kur u përhap lajmi pikëllues se Arkipeshkvi i Metropolitanës Tiranë – Durrës, Monsinjor Rrok Mirdita kishte ndërruar jetë pas një operaconi të rëndë në zemër.  Ishte një vdekje e parakohëshme dhe e pa pritur që shkaktoi hidhërim të thellë në radhët e të gjithë atyre që …

Më shumë...

Adil Fetahu: Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë, Laborator i propagandës antishqiptare

Adil Fetahu

Propaganda, si term dhe nocion e ka bazën religjioze, të cilën e ka përhapur kisha: “Congregatio de propaganda fide” (Kongregacioni për përhapjen e besimit-fesë). Në kontekst të luftës, së cilës zakonisht i paraprinë propaganda, serbët nga përvoja e tyre, e kanë një thënie: “Prvo dolaze popovi, pa topovi, pa lopovi” …

Më shumë...

Rexhep Hoxha: “ Rreth Komneniqit me shokë në temën: “Serbët dhe Shqiptarët në Jugosllavi sot”

Rexhep Hoxha: “ Rreth Komneniqit me shokë në temën: “Serbët dhe Shqiptarët në Jugosllavi sot”

Duke mos qenë i informuar për anulimin e takimit të caktuar që të mbahej midis shkrimtarëve shqiptarë e serbë, shkrimtari Rexhep Hoxha, në pritje të takimit të radhës, kishte përgatitur një diskutim të tij, të cilin nuk pati rastin ta lexonte, dhe me sa di as nuk është botuar ndokun. …

Më shumë...

Bardhyl Mahmuti: Fukarallëku të çon në derë të dushmanit!

Bardhul Mahmuti

Me shqetësim të madh lexoj analizat dhe komentet e ndryshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni. Nga të gjitha shkrimet që pata mundësi t’i lexoj për këtë çështje del në pah “shqetësimi për humbjen e mandateve shqiptare” në Parlamentin e Maqedonisë. Fillimisht po tërheq vëmendjen rreth mospajtimeve të mia …

Më shumë...

Kryetari, Hashim Thaçi, vazhdon të vizitojë varrezat e serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Kryetari, Hashim Thaçi, vazhdon të vizitojë varrezat e serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, vazhdon të vizitojë varrezat e serbëve të vrarë në Kosovës. Ai sot ishte  në Hoçë të Madhe dhe në Therandë për të përkujtuar viktimat e luftës së fundit dhe për të bërë thirrje për të vërtetën dhe për pajtim. Pasi vuri lule në memorialin në …

Më shumë...

Sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja në fushën e gjeodezisë, mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja në fushën e gjeodezisë, mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Besa Zogaj Gashi dhe zëvendësministri i Shqipërisë Musa Bedriu, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e gjeodezisë, me të cilën u tha se të dyja vendet mund të aplikojnë për projekte dhe fonde ndërkombëtare pasi që janë pjesë e shërbimit gjeodezik …

Më shumë...

SBASHK: Niveli i ulët i cilësisë se arsimit mund të jetë ndikuar edhe nga menaxhimi jo adekuat i shkollave

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

Publikimi i rezultateve të Programit për Vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur më shkurtesën “PISA”, i cili e ka radhitur Kosovën në vendin e 68 –të në mesin e 72 shteteve, është bërë temë debati në Kosovë, për arsyet dhe llogaridhënien e nivelit të ulët të cilësisë se arsimit. Niveli …

Më shumë...

Anëtarët e Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme unanimisht kundërshtuan Urën-ndarëse në Mitrovicë

Komisioni për Politikë të Jashtme i PE-së diskuton lidhur me raportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme diskutoi për situatën aktuale në Mitrovicë, lidhur me ndërtimin e murit në pjesën veriore të qytetit. Kryetari i Komisionit, Elmi Reçica pati vërejtje se nuk është bërë publik i gjithë projekti për rivitalizimin e urës. Deputetja, Puhie Demaku nga Vetëvendosja  tha se kjo temë …

Më shumë...

Po mbahet seanca për konfirmim ose jo e aktakuzës në rastin e quajtur, “Toka”

Po mbahet seanca për konfirmim ose jo e aktakuzës në rastin e quajtur, “Toka”

Po mbahet seanca për konfirmim ose jo të aktakuzës në rastin e quajtur “Toka”. Seanca është teknike, ndërkohë që gjyqtari ka treguar se është e mbyllur për publikun. “Para se të filloj dua të them për mediet se kjo është seancë teknike ku konfirmohet ose jo aktakuza, pra është teknike …

Më shumë...

Jakup Krasniqi, Ismajl Kurteshi dhe Time Kadrijaj këkojnë ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Bisedimet Kosovë - Serbi

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i kanë bërë thirrje qeverisë që urgjentisht t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë. Ata kanë thënë për mediet se ndërtimi i murit në veri është alarmi …

Më shumë...

Sot fillon fushata për radhën e dytë të zgjedhjeve në Drenas

Sot fillon fushata për radhën e dytë të zgjedhjeve në Drenas

Sot filloi fushata zgjedhore për radhën e dytë të zgjedhjeve në Drenas. Ajo do të zgjasë deri më 16 dhjetor, ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet në Drenas të drejtë vote kishin 52 mijë 569 votues, prej tyre votuan mbi 21 mijë në radhën e parë të …

Më shumë...