Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilës, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët Shqipëri-Kosovë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët, kjo periudhë e lehtësimit të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Milojko Spajiq: Mali i Zi nuk merret me çështjen rihapjes së pavarësisë së Kosovës, pavarësisht kërkesave të Serbisë
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për “Berliner Morgenpost”, Spajiq ka thënë se vendi i tij synon të ketë raporte të mira me Serbinë, por jo duke hequr …
Më shumë...Ditmir Bushati: Propozimi për rikthimin e Vulinit në pushtet, Serbia po teston durimin e SHBA-së dhe BE-së
Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj kompozicionit të ri të pritur të Qeverisë së re të Serbisë, duke shprehur shqetësimin se rikthimi i Aleksandër Vulinit në një pozitë të rëndësishme qeveritare paraqet një sfidë për durimin e ShBA dhe BE. Bushati ka theksuar se përbërja e pritur e qeverisë …
Më shumë...DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e BIA-s, Aleksander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-ve, mbetet i pandryshuar. Ne jemi të zhgënjyer të shohim që dy persona të sanksionuar janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për …
Më shumë...1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi pas përpjekjeve shumë-vjeçare të punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos, protestë që kishte përfunduar me shtatë të vrarë dhe një të …
Më shumë...Ylli Meçe: UNË 1 MAJIN, NUK E KAM FESTË
Më shikoni?! Unë jam punëtori, por dhe i pa punë Skllavi i ri modern, që tashmë nuk kam më festë Do të ish një iluzion që zgjedhën o shokë t’a hiqnim Vetëm me tufa lulesh, apo me buzëqeshje në protestë !… Unë jam ai për liri sot a nesër …
Më shumë...Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE” për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL, nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024”
Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë 511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”. Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në foltoren e Panelit të këtij Takimi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, të cilën po e publikojmë pjesërisht: “Të dashur miq të Takimit të Madh Prishtina 2024, Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë që vendosët të më nderoni me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare” për kontributin tim në Pavarësimin e Kosovës. E ndaj këtë nder me mikun tim të mirë të shumë dekadave, Harry Bajraktari, i cili ishte i pari që më prezantoi me çështjen e Kosovës dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi. Ai ka qenë gjithmonë përkrah meje dhe kemi punuar së bashku në Washington dhe New York për të siguruar mbështetje për Kosovën në Kongresin Amerikan, në Shtëpinë e Bardhë dhe në shumë organizata ndërkombëtare. Shumë pak njerëz në Washington e dinin se ku binte Kosova, kur e nisëm punën tonë, por kjo ndryshoi shpejt. Në vitin 1996, kur dukej se Kosovën po e harronin, udhëtova në Prishtinë dhe ngrita flamurin amerikan në sy të zyrtarëve serbë për të treguar se ëndrra ende jetonte. Më në fund, e gjithë bota demokratike u bashkua në mbështetje të Kosovës. Kjo u bë fare e qartë kur në 1999, Presidenti President Bill Clinton udhëhoqi NATO-n në luftën që shmangu një katastrofë humanitare, ndaloi genocidin, dhe më në fund solli paqen dhe stabilitetin në rajon. Kosova u çlirua dhe hyri në rrugën e pamvarësisë. Bashkë me Harry Bajraktarin dhe miq të tjerë, udhëheqës të komunitetit shqiptar, e vizituam Kosovën menjëherë pas çlirimit dhe u kthyem aty përsëri shumë herë gjatë këtyre viteve. Nuk do ta harroj kurrë fjalimin tim të parë përballë Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së Pavarësisë. Për fat të keq, për shkak të rrethanave personale nuk mundem që të marr pjesë në takimin tuaj të nderuar. Por e duartrokas dhe mbështes me gjithë zemër vendimin tuaj për të festuar triumfin e lirisë dhe demokracisë në Kosovë. Vërtet, 25 vite pas mbarimit të luftës, ka shumë arsye për të festuar. Kosova është bërë një vend i pavarur, një demokraci solide, dhe një faktor i paqes në rajon dhe në botë. Rreth 110 vende dhe shumica e organizatave ndërkombëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E ardhmja juaj është e ndritur dhe ndjehem mirënjohës që pata fatin të luaj një rol e të isha me ju në pjesën më të madhe të këtij udhëtimi. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e Kosovës!– e përfundon Përshendetjen e Tij, Z. Eliot Engel, i cili ndërvite ishte, gjithashtu, edhe themelues e (bashkë)kryesues i “Grupit të Ligjëvënësve për Çështjet Shqiptare” në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. …
Më shumë...Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së
Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë, i akuzuar për gjoja krime lufte, ka paditur deputetin e Vetëvendosje, Visar Korenicën, për shpifje. Padia është ngritur kundër deklaratave të Korenicës lidhur me një projekt të ATK-së, në të cilin Korenica …
Më shumë...Kryetari i BDI-së reagon kundër propozimit për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar lidhur me luftën e UÇK-së të vitit 2001
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka kthyer përgjigje propozimit të kandidatës për kryetare të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkovka, për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së. Ahmeti ka shprehur kundërshtimin e tij për përdorimin e ngjarjeve të kaluara në fushatën zgjedhore, duke thënë se është e …
Më shumë...Kryeministri Albin Kurti po hesht kundër presionit të Gjermanisë për themelimin e Asociacionit pastaj anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende po hesht lidhur me qëndrimet e Gjermanisë për themelimin e Asociacionit, si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kur gazetarët e pyetën për reagimin e tij ndaj deklaratave të fundit të Gjermanisë në një aktivitet në Graçanicë, Kurti ka lënë pa …
Më shumë...Lutfi Haziri: Kurti nuk dëshiron zgjedhje pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qëllim të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme, sidomos tani pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Haziri ka komentuar se deklaratat e Kurtit janë manipuluese, duke theksuar se ai ka frikë nga zgjedhjet, veçanërisht pas raportit që …
Më shumë...Enver Hoxhaj, deklaron se Asociacioni është një “përbindësh” dhe kritikon politikën e jashtme të Qeverisë Kurti
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur kundër së Asociacionit, duke e quajtur, një përbindësh. Hoxhaj ka argumentuar se politika e jashtme e qeverisë Kurti nuk përmbush parimet e kushtëzimit siç është interpretuar në Kosovë. Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë për të pranuar marrëveshjen e Brukselit …
Më shumë...Vlora Çitaku: Deklaratat e Qeverisë për më shumë sovranitet në veri të Kosovës nuk reflektojnë realitetin
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur dyshime në lidhje me deklaratat që thonë se Kosova ka më shumë sovranitet në pjesën veriore të vendit, duke thënë se njerëzit që japin këto deklarata nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh atje. Çitaku ka bërë këtë deklaratë pas zbulimit …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Programi Kompakt do të ndihmojë në fleksibilitet dhe stabilitet në sektorin e energjisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se hyrja në fuqi e Programit Kompakt do të sjellë një ndihmë të rëndësishme për sektorin e energjisë në Kosovë. Haradinaj vlerësoi lidershipin e ShBA-ve në ndihmën ndaj Kosovës, duke e cilësuar kontributin e tyre si i pazëvendësueshëm, si në aspektin politik …
Më shumë...Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij
Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka bërë një rrëfim të ndjeshëm duke kujtuar momentet me Ilazin. Ai ka ndarë se në shenjë mirënjohje për të rënët, ai shkon gati çdo ditë në orët e vona të natës tek varret e shokëve …
Më shumë...Radio Kosova e Lirë, Kalendari kombëtar – muaji Maj
Më 1 maj të vitit 1918 u themelua komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, organizatë politike atdhetare, e cila mori përsipër organizimin e çetave kryengritëse në Kosovë dhe trojet shqiptare në mbetura nën okupimin serb malazez e bullgar. Këto troje të Shqipërisë në Kongresin e Versajës së po atij viti iu …
Më shumë...