Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Deçanit se angazhimi i opozitës ka ndalur Qeverinë t’i bëjë dy gabime të mëdha: formimin e Asociacionit dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. “Fakti i angazhimit Kosova shpëtoi nga dy gabime; …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Universiteti publik, “Hasan Prishtina” është gati për të filluar vitin e ri akademik 2016-2017
Drejtuesit dhe administrata e Universitetit publik, “Hasan Prishtina”, është gati për të filluar vitin e ri akademik 2016-2017, duke i përmbyllur edhe përgatitjet përfundimtare siç është konkursi për regjistrim të studentëve në nivelin master të studimeve në këtë universitet. Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare i cili njëherësh është edhe zëdhënës i …
Më shumë...Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kërkura nga OKB-ja ta njohë pavarësinë e Kosovës
Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar njohjen e pavarësisë Kosovës, pasi ajo do të sjellë forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon. Kemi mbështetur dhe vijojmë të inkurajojmë pa asnjë ngurrim avancimin e dialogut mes …
Më shumë...Agim Çeku: Nuk ka nevojë për riverifikim të listave, edhe pse jam i befasuar me numrin e madh të konkurruesve
Kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se nuk ka nevojë për riverifikim të listave, megjithëse pranon se është befasuar me numrin e madh të atyre që kanë aplikuar. Ai ka …
Më shumë...Ministria e Jashtme ka refuzuar kërkesën e serbit Gjuriq, për ta vizituar Pejën, por a do të mund ta ndalojë?
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e serbit Marko Gjuriq, për ta vizituar Pejën. Vendimi i Ministrisë është marrë pas koordinimit me institucionet e tjera të vendit dhe pas zhvillimeve të para dy ditëve, ku Gjuriq ishte përpjekur në Komunën e Graçanicës për ta devijuar agjendën …
Më shumë...Aleanca Kosova e Re nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në, lajmet nëpër media janë shpifje
Aleanca Kosova e Re, përgënjeshtron edhe njëherë shpifjet nga disa mediume të caktuara lidhur me Aleancën Kosova e Re dhe kryetarin e saj, Behxhet Pacolli dhe qaron opinionin publik se do te garojë e vetme në zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjëherë nuk do tē bëjë pazare politike në dem …
Më shumë...Bilall Sherifi: Demarkacioni nuk është problem mes Kosovës e Malit të Zi, por mes qeverisë dhe popullit të Kosovës
Ndaj qëndrimit tim që publikova më 21 shtator në profilin tim të FB lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pati reagime të ndryshme. Një numri reagimesh u jam përgjigjur drejtpërdrejt. Reagimi i Ibrahim Kelmendit nuk ishte thjesht një koment. Por, lirisht mund të cilësohet si …
Më shumë...Me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë sërish u arrestua, Azem Syla
Avokati, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të EULEX-it, ndërkohë që sot Azem Sylës iu ka caktuar paraburgimi edhe për dy muaj. “Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin e saj ka gjetur gjoja arsye të …
Më shumë...Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti në takim drejtorin më Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Nick Gurr
Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli priti sot në takim, drejtorin për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes(MM) të Britanisë së Madhe, zotëri Nick Gurr i cili shoqërohej nga ambasadori britanik në Kosovë, zotëri Ruairi O’Connell, atasheu britanik i akredituar për Kosovë, …
Më shumë...Papa Françesku: Mediet që nxisin frikën prej emigrantëve janë duke vepruar në mënyrë terroriste
Papa Françesku ka reaguar të enjten ndaj gazetarisë së bazuar te thashethemet, të cilën e ka konsideruar një formë “terrorizmi”. “Përhapja e thashethemeve është një shembull terrorizmi, shembull sesi ju mund të vrisni një person me gjuhën dhe penën tuaj”, tha ai. “Kjo është edhe më e vërtetë për gazetarët, …
Më shumë...Çapajev Gjokutaj; Racizmi mediatik
Një 32-vjeçare sulmon dy gra myslimane dhe tenton t’ua heqë hixhabet, duke bërtitur: “Qërohuni nga Amerika moj kurva!” Në yrysh e sipër, rrezikon të dëmtojë edhe foshnjat që gratë po shëtisin me karrocë. Vetë është emigrante, akoma nuk e ka marrë pasaportën amerikane. Media botërore, si CNN, Washington Post, Telegraph …
Më shumë...Nesër në orën 12.00, përurohet libri, “Gjashtë ditë sa një jetë” i autorit, Apostol Duka
Nesër më 24 shtator 2016, në orën 12.00, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë përurohet libri, “Gjashtë ditë sa një jetë” i autorit, Apostol Duka. Ky libër i kushtohet jetës dhe veprës së dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Labinot Krasniqi, i cili ka rënë heroikisht më 6 qershor të vitit …
Më shumë...Më 1 tetor 2016 përurohet libri: “Adem Demaçi- Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”
Instituti Albanologjik i Kosovës, më 1 tetor 2016, në orën 12.00, prezanton dhe përuron librin “Adem Demaçi- Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”. Librin, i cili është botuar në Zyrih të Zvicrës e kanë nxjerrë në dritë shoqata, “Adem Demaçi Nderi i Kombit” dhe Shoqata e të Burgosurve …
Më shumë...Me një pjesëmarrje masive të grave AKR-ja ka mbajtur Konventën e IV-të Zgjedhore të Forumit të Gruas
Me një pjesëmarrje masive të grave dhe nën intonimin e himnit nga grupi i korit të femrave, dega e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, ka mbajtur Konventën e IV-të Zgjedhore të Forumit të Gruas, ku të pranishme ishin qindra gra, të cilat kishin ardhur t’i ndjekin punimet e këtij …
Më shumë...Kryetari i Amerikës, Barak Obama ka pranuar paaftësinë e administratës së tij për ta penguar luftën në Siri
Kryetari i Amerikës, Barak Obama ka pranuar paaftësinë e administratës së tij për ta penguar gjakderdhjen kaq të madhe në Siri, por shprehet se qëndrimi i tij për të mos intervenuar kundër Bashar al Assadit ka qenë i drejtë. Dua të them se krejt ato që kanë ndodhur në Siri, …
Më shumë...Ministri Hoxhaj: Serbia duhet t’i zbatojë disa marrëveshje para se të fillojë zbatimi i marrëveshjes për AKS-në
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se në javët e para të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se çështja e kufirit nuk është një çështje e hapur …
Më shumë...