Ahmet Qeriqi

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish eprori, Jahir Demaku janë liruar nga akuza për krime lufte

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe  ish eprori, i UÇK-TMK-së, Jahir Demaku janë liruar nga akuza për krime lufte. Lajmi  u bë i  ditur gjatë një seances të mbajtur sot në Gjykatën  Themelore, në Prishtinë. Trupi Gjykues gjatë leximit të vendimit tha se s’kanë arritur t’i vërtetojnë pretendimet e Prokurorisë …

Më shumë...

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, kushtuar veprimtarit, pedagogut e mësuesit atdhetar, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007), nga Dobraja e Madhe e Lipjanit. Filmi dokumentar është realizuar nga TV Dielli. Pas përfundimit të dokumentarit, është përuruar monografia, “Mustafë Bahtiri – Pishtar …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin, Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Ai ka vlerësuar se Kurti në Maqedoni ka ndihmuar aleatët e Aleksandër Vuçiqit dhe aleatët e Rusisë. Unë e shtrojë një pyetje, prej kah ideja ose kush ja ka dhënë detyrën Kurtit …

Më shumë...

PDK-ja sot në Kuvend kërkoi debat parlamentar lidhur me të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar lidhur me të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha se të gjeturat janë shqetësuese për Qeverinë e Kosovës. Ai kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me mocion për debat …

Më shumë...

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kërkon transparencë nga Qeveria për kushtet e Anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur në lidhje me parakushtet për anëtarësimin e Kosovës  në Këshillin e Evropës. Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo theksoi nevojën për transparencë dhe komunikim të qartë me publikun rreth kësaj çështjeje. Ajo që na duhet është një qeveri transparente, që na informon …

Më shumë...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e punës së institucionit në aspektin e mbikëqyrjes së institucioneve. Gashi theksoi se, në vend që Kuvendi të funksionojë si një institucion mbikëqyrës, shumica parlamentare ka penguar me qëllim punën e tij në këtë drejtim. Ky …

Më shumë...

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje, duke siguruar një dallim prej mbi 40 mijë votave më shumë  se  Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Ai  në një deklaratë për media, falënderoi popullin për mbështetjen dhe e …

Më shumë...

Ali Ahmeti feston fitoren e Frontit Europian në Tetovë dhe inkurajon mbrojtjen e mandateve për të ardhmen

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, festoi fitoren e Frontit Europian në Tetovë duke e vlerësuar si një sukses të madh. Ai shprehu kënaqësinë për dallimin prej mbi 40 mijë votash në favor të tyre. Ahmeti u shpreh veçanërisht emocionuar për fitoren në Tetovë, duke theksuar se ai ka jetuar atje …

Më shumë...

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, ka mbajtur një konferencë për media në Çair, duke e vlerësuar fitoren si një triumf të qytetarëve për Maqedoninë Evropiane. Ai tha se koalicionet që kundërshtuan UÇK-në, BDI-në dhe Ali Ahmetin, dështuan në mënyrë dëshpëruese. …

Më shumë...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku akuzon qeverinë e Kosovës për ndërhyrje aktive në procesin zgjedhor, në Maqedoni

Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku akuzon qeverinë e Kosovës për ndërhyrje aktive në procesin zgjedhor, në Maqedoni. Shqiptarët humbën një shans të artë për të arritur një rezultat historik, pasi nuk u bashkuan pas një kandidati të përbashkët. Ai shpreh shqetësimin për ndikimin e qeverisë së Kosovës në procesin zgjedhor, …

Më shumë...

Ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit bisedoi me kryeministrin, Albin Kurti për përparimin në integrimet Euro-Atlantike

James O’Brien: Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të biseduar rreth sfidave dhe mundësive të përparimit të Kosovës në rrugën drejt integrimet Euro-Atlantike. Pas takimit, kryeministri Kurti ka theksuar nevojën për implementimin e zotimeve të …

Më shumë...

Ambasadori amerikan në Kosovë vlerëson takimin e Kurtit me ndihmës sekretarin amerikan si hap pozitiv drejt dialogut Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, si një hap pozitiv drejt përparimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duke komentuar takimin Hovenier ka theksuar se Shtetet e Bashkuara presin nga të dyja palët …

Më shumë...

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se Kurti është ideologjikisht kundër Amerikës dhe është një shembull tipik i anti-amerikanizmit. Unë mendoj që ideologjikisht Kurti është tipik anti-amerikan. Ai është një …

Më shumë...

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu – Shoshi, reagoi kundër korrupsionit në Qeverinë e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar me shqetësim pas publikimit të raporteve nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe “Freedom House”, të cilat evidentojnë një nivel të lartë të korrupsionit në qeverinë e Albin Kurtit. Në reagimin e saj, ajo ka folur lidhur me nevojën për të …

Më shumë...

PSD-ja dorëzon kallëzim penal kundër Ministrit Liburn Aliu, për shkaktimin e dëmeve financiare në sektorin e ujit në Kosovë

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj ministrit të APHI, Liburn Aliu, dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizit, për dyshimet se kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme për shtetin duke ua shlyer borxhet në mënyrë të paligjshme kompanive të përfshira në ambalazhimin e …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, planifikon takimet me diasporën shqiptare në Athinë, për të thelluar lidhjet globale

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, planifikon të mbajë takime me diasporën shqiptare nëpër botë. Ato  do të fillojnë në 12 maj në Athinë, me pritjen e një pjesëmarrje të gjerë. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, dhe drejtues të tjerë të PS kanë qenë në Athinë për të organizuar …

Më shumë...