Po jetojmë në kohën e mohimit të krijuesve të vlerave më të larta kombëtare, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe të afirmimit të përfituesve të këtyre vlerave. Të premten, më 11. 03. 2016, në përvjetorin e 35-të të demonstratave të ‘81-shit, Kadri Kryeziu, në atë kohë student dhe tani profesor …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Vaxhid Sejdiu: Neofashistët sllavo-maqedonas kërcënojnë popullin shqiptar në qendër të Shkupit
Paraqitja publike e neofashistëve sllavo-maqedonas në krye me Todor Petrovin mund t`i befasojë ndërkombëtarët sepse ata nuk janë të njohur mirë me realitetin politik në IRJM, por kjo dukuri nuk i befason shqiptarët që nga Kumanova e deri në Manastir. Këto pamje nuk janë befasuese, sepse në vazhdimësi kanë qenë …
Më shumë...Opozita proteston sot, në orën 13:00, në Vushtrri, kundër themelimit të komunës serbe të Prelluzhës
Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën, do të protestojnë sot, në orën 13:00 në Vushtrri kundër themelimit të komunës së Prelluzhës. Dega e AAK-së në Vushtrri nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë me dije se, në këtë protestë do të marrin pjesë tre liderët e partive opozitare. “Protesta …
Më shumë...Komisioni i përzgjedhur nga kryetarja Jahjaga për demarkacionin injoron ekspertët vendorë
Dy nga tre anëtarët e Komisionit “ad hoc” të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Fletcher M. Burton dhe Herbert Wilmes, kanë arritur dje në Kosovë, pasi kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nënshkruar vendimin për …
Më shumë...Bashkimi Evropian ka përsëritur se nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia
Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin se nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia. Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në mars të vitit 2014. Në një deklaratë të lëshuar sot, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se blloku 28-anëtarësh “vazhdon të dënojë këtë shkelje …
Më shumë...Boiken Abazi: Regjimi autoritar kërkon të shtypë zërat e opozitës
Sekretari për marrëdhënie me jashtë i lëvizjes “Vetëvendosje”, Boiken Abazi, i dëbuar të mërkurën nga Policia e Kosovës e ka cilësuar veprimin e autoriteteve si “dhunë pa argument të regjimit”. Abazi ka bërë të ditur për gazetën se në Kosovë ka hyrë dhe ka dalë në mënyrë ligjore. ”Lëvizja ‘Vetëvendosje’ …
Më shumë...Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i sigurt për zgjedhje të parakohshme
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet i gatshëm që Opozita të ulët e të bisedojë më partitë në pushtet për caktimin e agjendës zgjedhore. Ajo qe unë jam i sigurt është se vendi do të mbajë zgjedhje shumë shpejt. Ne jemi të gatshëm të ulemi për zgjedhje më partitë në …
Më shumë...Princi i Uellsit në Beograd: Së bashku mund ta ndërtojmë të ardhmen
Princi i Uellsit, z, Çarls, gjatë fjalimi të tij në Kuvendin e Serbisë ka thënë se shtetet në rajon kanë arritur progres të madh, madje edhe pas ngjarjeve të tmerrshme të së kaluarës kanë arritur stabilitetin dhe paqen. Ai, po ashtu, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar përkrah rajonin. Paqja …
Më shumë...BE-ja i ofron Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon emigrantët në kufi me Greqinë
Udhëheqësit e BE-së janë pajtuar për t’i ofruar Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon emigrantët në kufi me Greqinë. Pas bisedimeve në Bruksel, liderët evropianë i kanë dhënë presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, mandatin për të përfunduar marrëveshjen me Turqinë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia …
Më shumë...Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan një aktivitet simbolik te Ministria e Punëve të Brendshme
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan një aktivitet simbolik te Ministria e Punëve të Brendshme. Në njërën anë kanë lënë pankartat shumëngjyrëshe përmes të cilave kërkojnë drejtësi, ndërsa kanë hedhur ngjyrë të zezë mbi logon e kësaj ministrie. “Këtë ministri e ka kapluar faqja e zezë. Kjo është pamja e saj …
Më shumë...EULEX-i “frikësohet” nga një deklaratë e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi
EULEX konsideron se deklarata e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në lidhje me dënimin e kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku mund të perceptohet si frikësim dhe ndërhyrje politike. Ky mision nëpërmjet një komunikate për media sqaron se pas kësaj deklarata është shtyrë mbledhja e Bordit të Përbashkët për …
Më shumë...Kuçi: Ka qenë vetëm një keqkuptim, vazhdon bashkëpunimi i ngushtë me EULEX-in
Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se pas njoftimit për media të EULEX-it, për anulim të takimit më të, ai dhe Gabriele Meuçi shef i EULEX-it kanë biseduar në telefon dhe sipas tij ky është një keqkuptim. Tash e pashë komunikatën dhe bisedova për të me shefin e EULEX-it. …
Më shumë...Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, Ramadan Kastrati, djali i heroit kombëtar, Shaban Polluzha
Ramadan Kastrati, djali i heroit kombëtar, Shaban Polluzha, sot ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Xhavit Kastrati. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Polluzhë në komunën e Drenasit, në ora 15:00. Shaban Palluzha ka qenë …
Më shumë...Të shtunën mbahet akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Heroit të Kombit, Afrim Abazi
Të shtunën në Prishtinë mbahet akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës heroike të Heroit të Kombit, Afrim Abazi. Për shkak të pjesëmarrjes aktive në demonstratat e vitit 1981, ai është arrestuar dhe torturuar në mënyrë mizore dhe hedhur nga dritarja e ndërtesës së policisë në Ferizaj, më 19 mars të …
Më shumë...Jakup Krasniqi: Rexhep Selimi ka qenë person i rëndësishëm i UÇK-së dhe gjatë gjithë kohës ka vepruar në Kosovë
Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, nuk pajtohet në atë që po qyhet si “debati në mes komandantëve”. Ky ka qenë një debat i panevojshëm dhe i orkestruar. “Selimi ka pasur 1001 arsye për ta kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si president. Ka qenë e panevojshme që …
Më shumë...Albin Kurti dhe Aida Dërguti reaguan kundër deportimit të Boiken Abazit, nga Kosova në Shqipëri
Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Aida Dërguti reaguan kundër deportimit të Boiken Abazit në Shqipëri. Ata bënë të ditur se dje Policia e Kosovës ka arrestuar dhe deportuar në Shqipëri, anëtarin e Kryesisë dhe sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, të cilit i është ndaluar hyrja në Kosovë për dy …
Më shumë...