leoni

Ahmet Qeriqi

Asllan Pireva (1961 – 1981)

Asllan Shahin Pireva u lind në vitin 1961, në fshatin Prapashticë. Për shkaqe ekzistenciale, babai i tij me krejt familjen shpërngulet në Prishtinë, në vitin 1966. Në vitin vijues shkollor Asllani regjistrohet në shkollë fillore “Emin Duraku” të Prishtinës. Babai i tij, Shahini kishte  qenë shtatëvjeçar në kohën kur regjimi …

Më shumë...

Naser Hajrizi ( 1962 – 1981)

Sot në Prishtinë promovohet libri “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi

Naser Hajrizi u lind më 7 gusht të vitit 1962 në fshatin Henc të Fushë-Kosovës. I ati i tij, Beqir Hajrizi, u lind në Strofc të Vushtrrisë kurse e ëma, Fatime Saliu-Hajrizi ishte me origjinë nga Gradicë të Drenasit (ish Gllogocit). Axha i Beqirit, Zymber Hajrizi, ishte pushkatuar nga forcat …

Më shumë...

Flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës në mars e prill të vitit 1981

Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive të forcave liridashëse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikën e ashtuquajtur të bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë. Për më tepër, qysh nga ajo kohë filloi edhe procesi i …

Më shumë...

Kaloi një vit prej kohës kur, në Hagë, filloi gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Procesi gjyqësor gjatë këtij viti është karakterizuar me skandale të shumta nga Prokuroria dhe gjykatës, vonesa të paarsyeshme e redaktime absurde të materialeve e dëshmitarëve të cilat ia kanë vështirësuar tej mase punën avokatëve të krerëve të UÇK-së. Katër të pandehurit janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. …

Më shumë...

Deklaratat cinike të Albin Kurtit lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngjallur reagime të ashpra, në Kosovë

Deklaratat e Albin Kurtit lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngjallur reagime të forta në Prishtinë. Albin Kurti ka thënë se nuk pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shohin Serbinë siç e sheh ai.  As nuk pres që Amerika  ta shoh Beogradin zyrtar me sytë …

Më shumë...

Deputeti, Bekim Haxhiu, ka shfaqur dyshime lidhur me kontratën një burimore për mbulimin e fushës me bar sintetik, hibrid

Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shfaqur  dyshime lidhur me kontratën një burimore për mbulimin e fushës me bar sintetik hibrid. Ai ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duhet të japin përgjegjësi për kontratën njëburimore për fushën me bar sintetik …

Më shumë...

Fronti Europian zgjerohet edhe me Unionin Demokratik Boshnjak

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak, z. Munir Kolašinac, sot u dakorduan që edhe komuniteti boshnjak t’i bashkangjitet Frontit fitues Europian.  Kështu, Kolašinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Europian për deputetë në Zonën e I-rë zgjedhore.  Ditë …

Më shumë...

Lajçak: Nga takimi i kësaj jave që mbahet të enjten, në Bruksel, shpresoj se Kosova dhe Serbia do t’ i kapërcejnë mosmarrëveshjet

Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Emisari  i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur lidhur me takimet që kishte javën e kaluar me kryenegociatorët në kuadër të dialogut. Lajçak, me këtë rast ka shkruar se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel. Java e kaluar …

Më shumë...

John Erath: Perëndimi duhet ta rris vëmendjen në rajon, pasi situata mund të përshkallëzohet nga retorika nacionaliste

Drejtori i lartë i politikave për qendrën për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve, Xhon  Erth, thotë se Perëndimi duhet ta rris vëmendjen në rajon sepse situata mund të përshkallëzohet  nga retorika nacionaliste. Javë më parë në raportin e publikuar nga inteligjenca amerikane thuhet se përgjatë vitit 2024 mund të ketë …

Më shumë...

Kryetari Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Më 1 prill të 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Në mesazhin e kryetarit Bajram Begaj thuhet: “Data e 1 prillit …

Më shumë...

Fadil Shyti: PLAKU I MALEVE BAJRAM CURRI I PAHARRUAR NË ZEMRAT TONA!

Ditët e fundit të Tribunit kombëtar, Bajam Curri. Prej ditësh rrinte në shpellë të Dragobisë dhe rrotull saj. Pasi i kishte refuzuar të mirat materiale dhe benifitet nga Pashiqi, dhe 50.000 napolona flori nga Zogu, që ta linte luftën,  dhe t’ju bashkohet atyre, Bajram Curri, ishte në pritje të një …

Më shumë...

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, preferojnë të shkojnë në zgjedhje të vetme, por shprehin interes për një bllok opozitar

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se kjo parti  preferon të shkojë në zgjedhje të vetme për të shpejtuar ndryshimet në udhëheqjen e qeverisë së tanishme, duke shprehur bindjen se janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë e qeverisjes. Në anën tjetër, AAK-së, përfaqësohet nga deputetja Time Kadriaj, e cila …

Më shumë...

Vuçiq akuzon Kurtin për planifikim të padisë për gjenocid, ndërsa paralajmëron përgjigje të fortë në institucionet ndërkombëtare

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur lidhur me pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të nisur një padi për gjenocid kundër Serbisë nëpërmjet institucioneve të Këshillit të Evropës. Vuçiq akuzon Kurtin për të planifikuar një sulm masiv ndaj Serbisë duke përdorur institucionet ndërkombëtare për qëllime politike. Ai …

Më shumë...

Ekonomistët dëshmojnë me fakte e argumente kundër pretendimeve të Hekuran Muratit për suksesin e tij me statistika

Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar  statistika për investimet kapitale në vitin 2023, duke pretenduar një rritje të tyre si kurrë më parë. Megjithatë, këto të dhëna janë kundërshtuar nga disa figura, përfshirë deputeten Hykmete Bajrami, ekonomistin Arben Mustafa dhe Berat Rukiqi. Deputetja Bajrami akuzoi Muratin për përdorim të …

Më shumë...

Koalicioni shqiptar i “Frontit Europian” prezanton platformën dhe zotimet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ka shpallur zotimet dhe platformën zgjedhore të koalicionit të tyre për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ai ka theksuar se platforma e kandidatit për president, Bujar Osmani, është titulluar “Dekalogu i Presidentit Europian” …

Më shumë...

Erdogan: Pavarësisht rezultateve, fituesi i këtyre zgjedhjeve është demokracia dhe vullneti ynë kombëtar

Kryetari turk, Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan theksoi rëndësinë e demokracisë dhe vullnetit të kombit, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve. Duke folur me mbështetësit e tij në Ankara herët të hënën, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Erdogan tha se kombi turk kishte përdorur kutinë e votimit për të përcjellë …

Më shumë...