Fushata e EULEX-it kundër UÇK-së ka nxjerrë në sipërfaqe qëndrime jo parimore të disa ish dhe tani diplomatëve të ndryshëm të botës, të cilët po bëjnë përpjekje jo vetëm ta minimizojnë luftën dhe qëndresën e popullit shqiptar për liri e barazi, por disa syresh shkojnë aq larg sa nuk duan …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Fatmir Graiçevci: Drejtësia selektive e EULEX-it
Janë interesante disa fabula të Ezopit, mendjendriturit të kohës antike. Në një nga ato tregohet se si një herë e një kohë nga që ishin bërë krime të tmerrshme, të gjitha kafshët kishin vendosur të bëjnë gjyqin dhe meqë dhelpra ishte më e mençura ajo do të ishte krye hetuesja …
Më shumë...Koço Danaj: Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe” por do të ketë Shqipëri Natyrale
Kjo përgjigje nuk synon vetëm kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, që u shpreh pa ja kërkuar kush se nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe” në një gazetë vieneze. Kjo përgjigje synon të gjithë ata politikanë shqiptarë dhe të huaj të cilët, ose për hir të pushtetit ose për hir …
Më shumë...Shpend Ahmeti: Paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon bëhet i mundur vetëm kur bazohet në parime universale
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti iu ka përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se Ushingtoni zyrtar i ka vendosur pesë kushte Vetëvendosjes nëse dëshiron të bashkëpunojë në të ardhmen. Në letrën e Ahmetit që përmban pesë përgjigje thuhet se ky nuk është qëndrim zyrtar i Shteteve …
Më shumë...Fatmir Graiçevci: Hipokrizia e EULEX-it dhe e krerëve tanë politikë e institucionalë që i mbajnë ison
Një ndër veset më të këqija të njeriut dhe më të kritikuara nga librat e shenjtë për shkak të rrezikut që paraqet për shoqërinë, është edhe hipokrizia. Në Bibël dhe në Kuran me dhjetëra herë ju tërhiqet vërejtja besimtarëve që të jenë të vëmendshëm ndaj hipokritëve, sepse ata ndryshe deklarojnë …
Më shumë...RKL: EULEX-i mbështet fuqishëm politikën antishqiptare të Beogradit kundër Kosovës dhe aspak drejtësinë
Në shkrimin e tij titulluar; EULEX-i mbështetet në dëshmi, jo në politikë, botuar në disa medie në vend, shefi i këtij misioni, gjermani, Bernd Borchardt konstaton se “prokurorët e EULEX-it, si edhe të gjithë prokurorët e tjerë të Kosovës, nuk i ndjekin rastet duke u bazuar në politikë, por duke …
Më shumë...RKL: Nuk po arrestohen “grupet” e individëve nga Drenica, por Kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte formacion i grupeve paraushtarake sikur pretendon shtypi i Beogradit, formulim ky i pranuar edhe nga disa medie në gjuhën shqipe (sikur janë: “Bota Sot, Koha Ditore portalet e këtyre dy gazetave e disa medie të tjera), por ishte një strukturë e organizuar ushtarake e …
Më shumë...Afrim Berisha: Heroi im!
Nuk e di nëse ju ka rastisur të shkoni në zonën ku ka vepruar Brigada 121 “Ismet Jashari-Kumanova”. Nuk e di nëse keni pasur rastin të vizitoni Llapushnikun, Kleçkën, Berishën, Tërpezën, Lladrovcin, Arllatin, Malishevën, Komoranin, Shalën, Luzhnicën e vende tjera gjithandej Pashtrikut, Drenicës e Llapushës ku ka vepruar Fatmir Limaj- …
Më shumë...Dilaver Goxhaj: Edhe ky makinacion i EULEX-it ka për të dështuar
(Reagim kundër arrestimit te Sylejman Selimit dhe disa drejtuesve të lartë të UÇK-së) Ygo: Besoni se të gjallët do t’i pranojnë makinacionet tuaja? Odereri: Bëjmë që t’i gëlltisin ngadalë. Ygo: Duke i gënjyer? Odereri: Herë-herë duke i gënjyer. (Zhan-Pol Sartër, “Duart e ndyta”, v.3) Gjithkush …
Më shumë...RKL: Masa e arrestit shtëpiak për shtatë eprorët e UÇK-së u ndërmor me qëllim për ta “blerë” qetësinë momentale
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për 7 ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dyshuar për, sikur thuhet, krime lufte. Ndërkohë që prokurori antishqiptar i EULEX-it, italiani Salustro, ka kërkuar paraburgim për shtatë të dyshuarit për gjoja krime të luftës në rajonin e Drenicës. Ai …
Më shumë...RKL: EULEX-i vazhdon fushatën kundër luftës së UÇK-së dhe kundër pavarësisë së Kosovës
Fushata e EULEX-it kundër kreut të luftës së Kosovës hap kapitullin e radhës, në përpjekje për ta diskredituar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, me qëllim për ndihmuar Serbinë në përballjet e saj me krimet e kryera gjatë tërë një shekulli kundër të gjithë popujve të Ballkanit. Kjo ndihmë e …
Më shumë...Mr.sc. Ymret Reshiti: Ndikimi i mendimit politik dhe karakterit shumë dimensional të Ukshin Hotit në çështjen shqiptare
Mendimi politik i Ukshin Hoti paraqet mendimin më të guximshëm politik shqiptar në ish Jugosllavi që nga vitet 1945-1991, ngase u bë intelektual dhe zyrtari i parë i ish krahinës së Kosovës që mori mbi supe misionin e shenjtë të mbrojtjes dhe legalizimit të së drejtës së Kosovës për republikë, …
Më shumë...Evropa njerkë nuk bëhet nënë
Tashmë nuk kanë fije dyshimi se bisedimet e fundit, bisedimet politike mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, i ka organizuar dhe i ka trajtuar Bashkimi Evropian, me qëllim për ta ofruar Serbinë në radhët e veta mbi kurriz të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në këtë drejtim Brukseli ka arritur …
Më shumë...Monika Stafa: Analfabet me diplomë!
Një prej lajmeve më tronditëse për botën shqiptare gjatë muajit të fundmë ishte ai për rritjen absolute të analfabetizmit funksional. Sipas një njoftimi zyrtar të Bankës Botërore, në Shqipëri gati më shumë se gjysma e nën 15-vjeçarëve shqiptarë janë analfabetë funksionalë. Një shifër e tillë nuk është raportuar kurrë më …
Më shumë...A. Q. Serbia nuk e ka humbur Kosovën, por shqiptarët e kanë çliruar vendin e tyre nga pushtimi shekullor serb
Formulimet e paqëndrueshme gjuhësore të politikanëve tanë në të shumtën e rasteve janë pasojë e imitimit të formulimeve të gazetarëve gjysmakë dhe atyre që nuk e njohin sa duhet profesionin, gjuhën dhe aq më pak trajtimin realist gjuhësor të proceseve politike gjithnjë në zhvillim. Kështu ndodh për shembull kur një …
Më shumë...Majlinda Sinani-Lulaj: Për një të ardhme ndryshe nga e djeshmja dhe e sotmja
Koha sprovon secilin, pra edhe politikanët. Atyre që tashmë janë bërë lecka në politikë u duhet treguar qoshen që u takon. Edhe ashtu llumi që kanë lënë prapa do goxha të tilla lecka që të pastrohet. Shqiptarëve u duhet një fillim i ri. Jo se kthehet mbrapa koha e humbur, …
Më shumë...