Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në Shqipëri, Taulant Balla kërkoi nga SPAK-u të nisë hetimet për ish kryeministrin, Sali Berisha, pas vendimit të Amerikës dhe e Britanisë për ta shpallur non grata. Balla tha se nuk e konsideron kërkesën e tij si presion ndaj drejtësisë, për sa kohë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Antony Blinken, kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Blinken bëri një deklaratë me shkrim pasi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se pas provokimeve të Armenisë nisën përleshjet në kufirin midis dy vendeve. Amerika është thellësisht e shqetësuar nga lajmet …
Më shumë...Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur vetëm 13 raste të reja, janë shëruar 20 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 170 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur vetëm 13 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk …
Më shumë...RKL: Deputeti gjysmë-analfabet, në shqip, Dimal Basha, thotë: N’ Kosovë s’ kam msu as ni sen
Se cili është niveli arsimor dhe zotërimi i gjuhës amtare i deputetit të Vetëvendosjes, Dimal basha, i njohur për gjuhë rrugaçi, po postojmë një pasus të një bisede të tij për të parë sa gabime gramatikore bën deputet Dimali, kur flet e kur shkruan me dorë të vet: “Kryeministri Kurti …
Më shumë...BE-ja ua tërhoqi vërejtjen liderëve politikë e fetarë, në Serbi, të mos i madhërojnë, kriminelët e luftës
Bashkimi Evropian ua tërhoqi vërejtjen liderëve politikë dhe fetarë në Serbi që të mos i madhërojnë, kriminelët e luftës. Reagimi vjen pas lajmit se Kisha Ortodokse Serbe dekoroi Vojisllav Sheshelin – i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi. “Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të …
Më shumë...Avokatit të Hashim Thaçit i refuzohet apeli mbi vendimin e gjyqtarit paraprak, lidhur me mocionin kundër aktakuzës së re
Avokatit të Hashim Thaçit, iu ka refuzuar leja që të apelojë vendimin e gjyqtarit paraprak mbi mocionin e mbrojtjes ndaj aktakuzës së re, ku pretendonte se akuzat e reja të konfirmuara janë me të meta. Ata kishin aplikuar për leje për ankesë ndaj vendimit të kundërshtuar për katër çështje. Gjykatësi …
Më shumë...Jack Smith, kërkon nga trupi gjykues, që Salih Mustafa të shpallet fajtor dhe të ndëshkohet me burg të gjatë
Prokurori i Gjykatës Speciale, Xhek Smith, ka kërkuar nga trupi gjykues që Salih Mustafa të shpallet fajtor për veprat që ia ngarkon Prokuroria dhe t’i shqiptohet dënim me burg të gjatë. Ai mendon e duhet marrë parasysh realiteti i krimeve dhe efekti që kanë pasur ato në jetën e viktimave …
Më shumë...Kryeministri, Albin Kurti, shpalosi ofertën që ua ka bërë në takim Këshillit Grevist, gjatë takimit të sotëm
Kryeministri, Albin Kurti shpalosi ofertën që ua ka bërë në takim Këshillit Grevist, gjatë takimit. Ai u shpreh se neve na u tha në takim që për këtë ofertë të qeverisë do të pyetet anëtarësia. Por sapo dolën nga takimi u deklaruan për medie se greva vazhdon. Kur e pyetën …
Më shumë...Nuk u arrit marrëveshje për ndërprerjen e grevës në arsim mes kryeministri Kurti dhe Këshillit grevist të BSPK-së
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i takua me Këshillin Grevist të BSPK-së. Pas takimit Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj ka deklaruar se me kryeministrin Albin Kurti kanë biseduar rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për ndërprerjen e grevës. Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur …
Më shumë...Prokurori, Arben Kraja: Sali Berisha po hetohet edhe për shpërthimet fatale të Gërdecit, ku 26 veta humbën jetën
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, në Shqipëri, Arben Kraja ka deklaruar se Sali Berisha po hetohet në lidhje me shpërthimet fatale të Gërdecit ku humbën jetën 26 persona. Ai nënvizoi se do të hetohen të gjitha rrethanat. Kemi çështje në hetim që lidhen me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën …
Më shumë...Deputetët e Kuvendit të Serbisë shqyrtojnë Raportin për bisedimet me Kosovën nga 15 qershori deri më 1 shtator 2022
Deputetët e Kuvendit të Serbisë do ta shqyrtojnë Raportin për procesin e bisedimeve me Kosovën nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022, në seancën e posaçme të Kuvendit. Raportin do ta prezantojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do t’i informojë deputetët dhe qytetarët për gjendjen aktuale, …
Më shumë...Mimoza Kusari: Projektkodi për martesat e gjinisë së njëjtë është një dokument i rëndësishëm, i dyti pas Kushtetutës (!!!)
Shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Projektkodi civil, është një dokument i rëndësishëm, i dyti pas Kushtetutës në raport të rregullimit të jetës së qytetarëve prej lindjes deri në vdekje. Ajo tha se Vetëvendosja në raport me qëndrimin për martesat ndërmjet personave të gjinisë së …
Më shumë...Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë: VITI I GJUHËS LETRARE SHQIPE
Me rastin e 50 – të vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), në mbledhjen e tij, të rregulltë, më 9 shtator 2022, mori vendim që aktivitetet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare t`i zhvilloj nën hijen e këtij përvjetori jubilar, me moton “Viti …
Më shumë...25 vjet më parë në Gërlicë të Ferizajt u krye aksioni i parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe
25 vjet më parë në Gërlicë të Ferizajt u krye aksioni i parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe. Atë ditë krisi pushka e UÇK-së nga Rexhep Bislimi, Ferat Shala, Idriz Hajdari e Afrim Nuha. Këtë aksion para 25 vjetësh, më 12 shtator të vitit 1997, në fshatin Gërlicë e …
Më shumë...Ramadan Beshiri: “Shtiza që i mori jetën këtij zogu, një ditë ishte degë në të cilën ai këndonte”.
Të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, qytetar të çmuar të Mitrovicës! Ka disa ditë që komentohet për një vendim rreth kandidaturës sime, mirëpo, duke e ruajtur nivelin e komunikimit nuk kam reaguar pa pranuar një vendim zyrtar në adresën time. Sot në formë verbale, më njoftuan se nuk …
Më shumë...KMDLNj kërkon nga qeveria dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të gjejnë zgjidhje për grevën në arsim
KMDLNj kërkon nga qeveria dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të gjejnë zgjidhje për grevën në arsim, Sipas KMDLNj-së, gabimi kryesor i Qeverisë së Kosovës është se nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin për grevë nga SBAShK-u dhe deri vonë ka kundërshtuar çdo takim apo përpjekje për …
Më shumë...