Ahmet Qeriqi

Ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 1 mijë e 332 raste të reja, janë shëruar 1 mijë e 605 të infektuar

Covid

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 423  testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 1 mijë e 332 raste  të reja me virusin korona. …

Më shumë...

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, ka konfirmuar në Beograd se Madridi nuk e njeh pavarësisë e Kosovës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në vizitën katër ditore në vendet e Ballkanit nuk parasheh vizitë në Kosovë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Beograd, ka deklaruar se Spanja nuk ka ndërruar qëndrimin dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës Ai tha kështu pas takimit me kryetarin  serb, Aleksandër Vuçiq. Sanchez do të vizitojë edhe katër vendet e tjera të Ballkanit …

Më shumë...

Edi Rama: Skuadra shqiptare në Bruksel do të krijojë përshtypje serioziteti dhe do të flitet për cilësinë e punës së saj

Edi Rama, ka deklaruar në Bruksel se Gjykata Speciale në Hagë është krijuar në bazë të një raporti të mbushur plot me gjepura.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian. Rama tha se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori. “Është themelore që të garantojmë me punën, me seriozitetin, me cilësinë …

Më shumë...

Gabriel Partosh: Sali Berisha është një forcë përçarëse në politikën Shqiptare dhe në kontekstin më të gjerë rajonal

Sali Berisha

Analisti i njohur i BBC-së, Gabriel Partosh  ka deklaruar se retorika nacionaliste e Sali  Berishës, që kërkon të minojë përpjekjet e kryeministrit Rama për të rritur bashkëpunimin rajonal përmes nismës së “Ballkanit të hapur”, konsiderohet në Londër si një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.” Në një komunikim zyrtar me …

Më shumë...

Albin Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Obligimi ynë është që t’i mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese

Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar serbëve përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe për dy vendimet qeveritare që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, e që ka të bëjë me reciprocitetin e letërnjoftimeve dhe për regjistrimin e automjeteve me targa të Kosovës. Kurti ka thënë se …

Më shumë...

Milo Gjukanoviq: Mund të rrëzohet Qeveria e Abazoviqit nëse nënshkruan Marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe

Gjukanoviq

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,  ka paralajmëruar kryeministrin e shtetit, Dritan Abazoviq se mund t’i rrëzohet qeveria e tij e pakicës, nëse nënshkruan Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Gjukanoviq, duke folur për tekstin e marrëveshjes, ka thënë se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Ofensiva serbe e fundit të korrikut të vitit 1998 kundër UÇK-së – në Zborc, Blinajë, Carralevë, Grykë e Llapushnikut VII

Ahmet Qeriqi: Ofensiva serbe e fundit të korrikut të vitit 1998 kundër UÇK-së - në Zborc, Blinajë, Carralevë, Grykë e Llapushnikut VII

(“Kronikë Lufte I II –  29 maj 1998-24 qershor 1999) Nga pika e re ushtarake e forcave armike në Zborc po granatohen fshatrat e Drenicës (E enjte, 30 korrik, 1998) Në orën shtatë të mëngjesit predhat e armëve të armikut po godasin në Krojmir, Pjetërshticë e Shalë. Të shtënat dhe …

Më shumë...

Ministrja, Nagavci, konsideron detyrë partiake e patriotike, pasi me gaz në Kuvend paska mbrojtur Çakorrin e Kullën (!)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Ministrja e Arsimit,  Arbërie Nagavci, sot para Gjykatës, në Prishtinë ka thënë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmi që ka dëmtuar apo penguar ndonjë person në kryerjen e detyrës zyrtare dhe as që ka shkaktuar ndonjë dëm material, në rastin ku po akuzohet se ka kryer veprën penale …

Më shumë...

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 1 mijë e 480 raste të reja, janë shëruar 1 mijë e 435 të infektuar

COVID

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 702  testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 1 mijë e 480 raste  të reja me virusin korona. …

Më shumë...

Ekrem Kastrati shpreh ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve malishevas në aksidentin e sotëm në Sibovc të Besianës

Ekrem Kastrati

Pas marrjes së lajmit  se në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Sibovc të Podujevës, kanë humbur jetën dy qytetarë të Komunës së Malishevës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shpreh ngushëllime familjes, për humbjen e madhe. “Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për …

Më shumë...

RKL: Disa nga kontroversat dhe kontrapunktet e Albin Kurtit

RKL

Në Amerikë, Kurti thotë se Kosova qe 23 vjet është një histori suksesi, ndërsa në Kosovë, thotë se të gjitha qeveritë e deritanishme kanë qenë të dështuara dhe nuk kanë shënuar asnjë sukses. Madje ai veten e quan çlirimtar duke pretenduar edhe krijimin e “republikës së tretë, të albin kurtit …

Më shumë...

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u mbajt ceremonia e betimit të 251 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u mbajt ceremonia e betimit të 251 ushtarët të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

  Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u mbajt ceremonia e betimit të 251 ushtarët të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë zëvendësryeministri Besnik Bislimi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Drejtori i …

Më shumë...

Sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare

Sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare

Sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar: “Fauna – Peshqit (trofta, mustaku dhe ngjala)”. Peshku është një burim i rëndësishëm për njerëzit në mbarë botën, veçanërisht si ushqim.   Trofta është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve të …

Më shumë...

Një organizatë anonime ndërkombëtare, refuzon t’i japë dokumente materiale, Gjykatës Speciale, tha avokati i Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi

Në një shkresë drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, avokati i  Jakup Krasniqit ka thënë se  një organizatë ndërkombëtare, emri i së cilës është redaktuar, po refuzon t’i japë informacione dhe dokumente materiale. Sipas kësaj shkrese, në bazë të rregullit 208  të Rregullores së Procedurës dhe Provave pranë Gjykatës Speciale, mbrojtja …

Më shumë...

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka thënë se pikërisht Vetëvendosja, është e shitur tek oligarkët

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e denoncon për kërcënim Prindon Sadriun, bashkëshortin e Vjosa Osmanit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka thënë se është vetë Vetëvendosja,  ajo që është e shitur tek oligarkët. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të Vetëvendosjes, Zejnullahu ka thënë se ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e kanë shitur tek oligarkët. Historia do ta dëshmojë që jo për …

Më shumë...

Ministrja, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Udhëzimin e ri administrativ, për uljen e tarifave noteriale

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Udhëzimin e ri administrativ, nëpërmjet të cilit janë ulur tarifat noteriale. Oda e Noterëve të Kosovës, në një reagim publik e ka vlerësuar aktin një “vendim të ngutshëm” të ministres Haxhiu. “Nuk ka dyshim se zvogëlimi i tarifave noteriale do të ndikoj në …

Më shumë...