Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas deri në korrik të këtij viti, pritet të zëvendësojë Josep Borrellin si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Analistët besojnë se Kallas mund të adoptojë një qasje më të ashpër në përgjithësi, por ndoshta një qasje më pozitive ndaj Kosovës. Megjithatë, …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
ZRRE ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesa në furnizim të energjisë elektrike
Me uljen e temperaturave dhe afrimin e dimrit, Kosova po përgatitet për të përballuar sfidat në furnizimin me energji elektrike. Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesa në furnizim për shkak të rritjes së kërkesës gjatë muajve të ftohtë. Për të mbuluar këto …
Më shumë...Eset Xhafer Ibishi (9.6.1969 – 30.9.2000)
Rajoni i Mitrovicës dhe Shalës së Bajgorës gjatë gjithë historisë ka dhënë kontribut të çmuar në luftën për liri dhe çlirim kombëtar sipas konceptit kombëtar të Rilindësve. Kështu ndodhi edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një kapitull më vete në historinë …
Më shumë...Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e OKB-së, tha se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, theksoi rëndësinë e Kosovës si një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar duke bërë thirrje që të mos mbahet peng nga pretendime dhe justifikime të rreme. Rama i …
Më shumë...Pavarësisht kërkesës unanime ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit, Qeveria Kosovës nuk sa bërë asnjë hap
Pavarësisht kërkesës së fundit nga aleatët ndërkombëtarë drejtuar Qeverisë së Kosovës që të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një gjë e tillë sipas analistëve nuk do të ndodh. Nëse kryeministri Albin Kurti do të dërgonte draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja në …
Më shumë...Miroslav Lajcak takon Albin Kurtin me zyrtarët e lartë amerikanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka mbajtur një takim me Kryeministrin Albin Kurti, në prani të Ndihmës Sekretarit për Çështje Evropiane, James O’Brien, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Lajcak njoftoi se biseda u fokusua në mënyrat për të çuar përpara dialogun …
Më shumë...Ambasadori Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, është çelës lidhur me përfitimet nga Plani i Rritjes së BE-së
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar dialogun e udhëhequr nga BE-ja me Serbinë. Rohde theksoi se ky përkushtim është një hap vendimtar për të siguruar disbursimin e parë të fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së. Mirëpres përkushtimin e …
Më shumë...Avdullah Hoti: Kosova do të nisë zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit në qeverinë e ardhshme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në qeverinë e ardhshme Kosova do të fillojë zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit. Në një postim, Hoti theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të përqendrohet në nisjen e investimeve të mëdha në sektorin e energjisë, ndërtimin e autostradave …
Më shumë...Sot u nda nga jeta, Gjenerali i UÇK-TMK-FSK-së, veprimtari i mirënjohur, Imri Ilazi – Komandant Ferri
Sot u nda nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari politik, bashkëqytetari ynë – Imri Ilazi – Komandant Ferri. Lajmin mortor e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt, ku ka njoftuar se në kujtim të jetës dhe veprës së tij, Organizata e Veteranëve të …
Më shumë...Deputeti, Bekim Haxhiu, refuzon të bisedojë me Mimoza Kusarin, pas zbardhjes së bisedës me Milan Radoiçiqin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër telefonatës së publikuar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq. Haxhiu theksoi se pas publikimit të bisedës ku përmendet edhe ai, zonja Kusari ka tentuar të kontaktojë me të, por ai …
Më shumë...Muhamet Hamiti: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk dallojnë në politikat e tyre, për izolimin e Kosovës
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se të dy ndajnë të njëjtën qasje politike. Hamiti reagoi pas deklaratës së Osmanit, e cila pranoi se edhe pse mund të ketë dallime në qasjen me Kurtin, në interesat afatgjata të …
Më shumë...Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sulmin verbal të kryeministrit Kurti kundër medieve në vendin tonë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sulmin më të fundit kundër mediave, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në reagim është shprehur shqetësimi për akuzat e pabazuara të Kryeministrit, i cili pretendon se mediat “paguhen nga regjimet e kaluara” për prodhimin e lajmeve të rreme lidhur me Byronë për …
Më shumë...KMDLNj kritikon vizitën e ministrit danez të drejtësisë për legalizimin e dy sistemeve korrektuese në Kosovë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj vizitës së Ministrit danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard, në Kosovë. Vizita shënoi fillimin e rindërtimit të burgut në Pasjak të Gjilanit, ku do të vendosen të dënuarit e dëbuar nga Danimarka, të gjithë nga vende të …
Më shumë...Shoqëria civile dhe opozita alarmojnë për zgjatjen e mandatit të ushtruesve të detyrës në administratën publike
Shoqëria civile dhe opozita kanë ngritur shqetësime lidhur me vazhdimin e mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues detyrash në administratën publike, përtej afatit ligjor të përcaktuar. Iniciativa CorrWatch ka raportuar se, që nga 26 shtatori 2024, pozitave me ushtrues detyre u ka skaduar mandati sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë. Sipas …
Më shumë...Anglezët përdorin për herë të parë korridorin strategjik Adriatik-Deti i Zi, për vendosje të trupave, në Kosovë
Ushtarët anglezë kanë bërë histori duke u bërë trupat e para të NATO-s që kanë arritur në Kosovë përmes korridorit të ri strategjik Adriatik-Deti i Zi, i njohur si “Korridori i 8-të”. Ky korridor, i projektuar për të përshpejtuar dërgimin e trupave, kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, …
Më shumë...MEHMET AKIF ERSOI ( 1873-1936 ) NJË SHQIPTAR I VËRTETË
Mehmet Akif Ersoi lindi në Stamboll më 20 dhjetor 1873 në një familje besimtare, intelektuale. Babai i tij, Tahir Efendiu ishte myderiz në medresenë e njohur “Fatih” të Stambollit. Tahir Efendiu kishte lindur në Shushicë të Istogut, Pejë, në Kosovë dhe kishte mërguar në Stamboll, ku punoi si Vaiz, (komunikues …
Më shumë...