Ahmet Qeriqi

Mbahet  ndeshja miqësore e ragbit në mes të Barbarians A dhe Barbarians B, ekipe të përbëra nga kombinimi i lojtarëve të ekipeve ekzistuese në Kosovë

Mbahet  ndeshja miqësore e ragbit në mes të Barbarians A dhe Barbarians B, ekipe të përbëra nga kombinimi i lojtarëve të ekipeve ekzistuese në Kosovë. Aktiviteti do të organizohet më datë 27 shkurt (e dielë) duke filluar nga ora 11:30, në Sllatinë, në Fushën Sportive të shkollës Bajram Curri. Kjo do të jetë ndeshja …

Më shumë...

Sot ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 119 raste të reja, janë shëruar 500 të infektuar

Covid

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  1 mijë e 818    testime  sa janë bërë në nivel vendi, 119  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...

Volodymyr Zelensky: Turqia do të ndalojë anijet luftarake ruse të kalojnë nëpër Detin e Zi

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

Kryetari i Ukrainës, Zelenskij tha se shteti turk i kishte premtuar mbështetje ushtarake dhe humanitare Ukrainës. “Falënderoj mikun tim presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë …

Më shumë...

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, reagoi pas vendosjes së bazës së policisë kufitare në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjakë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, reagoi pas vendosjes së bazës së policisë kufitare në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjakë

Në Reagimin e Zyrës  për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se  veprime të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës kanë vetëm një qëllim, dhe ai është të provokojnë një destabilizim të ri të situatës në terren, në momentin shumë të ndjeshëm të sigurisë me të cilin po …

Më shumë...

SHBPK-ja ekspozon 84 mirënjohje, dekorata, shkrime gazetash e foto për Adem Demaçin, por injoron ato të Radios-Kosova e Lirë

Sot përkujtohet Ditëlindja e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Sot në orën 12.00, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka hapur një ekspozitë me dekorata, foto, shkrime gazetash e materiale të tjera,  për Simbolin e Rezistencës Kombëtare, Bacë Adem Demaçi në përkujtim të Ditëlindjes së tij. Nga 74 mirënjohje, dekorata, shkrime  gazetash, foto e materiale të tjera shkrimore, …

Më shumë...

Harçenko: Rusia respekton interesat kombëtare të Serbisë ashtu sikurse Serbia që respekton interesat kombëtare të Rusisë

Harçenko: Rusia respekton interesat kombëtare të Serbisë ashtu sikurse Serbia që respekton interesat kombëtare të Rusisë

Rusia respekton interesat kombëtare të Serbisë ashtu sikurse Serbia që respekton interesat kombëtare të Rusisë dhe e kupton pozicionin e saj nën presion për të vendosur sanksione ndaj Moskës, thotë ambasadori rus në Beograd, Alexander Harçenko. Ai tha se Moska s’kërkon asgjë nga Beogradi, pasi e di konsistencën e kryetari …

Më shumë...

Diplomatët amerikanë, Kurt Woker e Daniel Frid thonë se kryetari i Rusisë, Putin, po bën përpjekje për të shkaktuar trazira në Ballkan

Putini i ka dhënë "urdhrin" e lartë Aleksandër Vuçiqit, ashtu si disa kryetarëve vasalë të shteteve satelite të Rusisë

Ish-diplomatët amerikanë, Kurt Woker  dhe Daniel Frid kanë deklaruar se kryetari i Rusisë,  Vladimir Putin do të bëjë përpjekje për të shkaktuar trazira  në Ballkan, me qëllim që ta tërheq vëmendjen e madhe që aktualisht ka bota ndaj agresionit në Ukrainë. “Ky është një agresion në stilin e Luftës së …

Më shumë...

Sot përkujtohet Ditëlindja e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Sot përkujtohet Ditëlindja e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Më 26 shkurt të vitit 1936, lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi. Ai u lind në Prishtinë, më 26 shkurt të vitit  1936. Në vitin 1958 është dënuar 5 vjet me burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve  të tij, politike e atdhetare. Në vitin 1963 ka themeluar …

Më shumë...

Edhe sot raportohet për luftime të ashpra në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev

Edhe sot raportohet për luftime të ashpra në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev

Edhe sot raportohet për luftime të ashpra në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Forcat ukrainase po bëjnë përpjekje të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila synon të marrë kontrollin e Kievit. Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se në një pjesë të qytetit ka “betejë të ashpër”, ndërsa “luftimet aktive” po …

Më shumë...

Kryetari i Ukrainas, Volodimir Zelensky ka refuzuar një ofertë të Amerikës, e cila i ka propozuar që të largohet nga Kievi

Departamenti Amerikan i Shtetit beson se presidenti ukrainas, Zelenskiy, është "objektiv kryesor i agresionit rus"

Kryetari i Ukrainas, Volodimir Zelensky ka  refuzuar një ofertë të Amerikës, e cila i ka propozuar  që të largohet nga Kievi. Ai  ka paralajmëruar edhe vet se është cak që të vritet, por u ka thënë zyrtarëve amerikanë se “unë kam nevojë për armë, jo për shëtitje”. Luftimet e ashpra …

Më shumë...

Në KS të OKB-së nuk është miratuar rezoluta e Amerikës dhe e Shqipërisë që dënon Rusinë për agresionin në Ukrainë

Në KS të OKB-së nuk është miratuar rezoluta e Amerikës dhe e Shqipërisë që dënon Rusinë për agresionin në Ukrainë

Nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA-së që dënon Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës. Shqipëria, që është një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, bashkë me SHBA-në ka propozuar që me anë të një rezolute Rusia të dënohet. Megjithatë, si anëtare …

Më shumë...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot voton projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton sot mbi projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike. Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, …

Më shumë...

KUJTIM BORIÇI – NURI ÇUNI: MIRJAN HOXHA USHTARI-POLIC DËSHMORI PËR MBROJTJEN E RENDIT E QETËSISË

KUJTIM BORIÇI – NURI ÇUNI: MIRJAN HOXHA USHTARI-POLIC DËSHMORI PËR MBROJTJEN E RENDIT E QETËSISË

(Kushtuar  Dëshmorit të Ushtrisë dhe Policisë së Shtetit, Mirjan Dino Hoxha në 30 vjetorin e tij të rënies) Mirjan Hoxha ishte lindur më 21.1.1971 dhe ka rënë në mbrojtje të rendit dhe qetësisë publike më 20. 4. 1991, përpara ambasadës polake, në Tiranë. Ushtari polic Mirjan Hoxha ishte nga Levani …

Më shumë...

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Mali i Zi

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Mali i Zi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar të Malit të Zi, i prirë nga kryetari Faik Nika. Në takim, kryetari Konjufca u shpreh se Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë raporte të mira fqinjësore dhe tashmë edhe një përcaktim të …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ndërsa ajo kërkon statusin e kandidatit për integrim në BE

Enver Hoxhaj: Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ndërsa ajo kërkon statusin e kandidatit për integrim në BE

Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ka thënë nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj. Ai e ka kritikuar qeverinë Kurti se e ka krijuar iluzionin sikur bota po e pret atë. Ju e keni krijuar iluzionin se bota na …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Çështjet teknike në bisedime me Serbinë mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciproke

Avdullah Hoti: Çështjet teknike në bisedime me Serbinë mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciproke

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti,  gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës ka sugjeruar Qeverinë që mos të fokusohet në çështjet teknike me Serbinë, por tek marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke. Në debatin parlamentar për dialogun, Hoti tha se ka paqartësi të madhe për procesin e dialogut. Megjithatë u shpreh kundër …

Më shumë...