Kryetari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Rikardo Gutierez, i ka quajtur të turpshme sulmet e grupit “meKryeministrin” kundër gazetarëve, sulme të cilat u përkrahën edhe nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Gutierrez ka shprehur mbështetjen e tij ndaj gazetarëve duke komentuar në një reagim ku Asociacioni i Gazetarëve të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Pal Lekaj: Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Krejt procesi ka qenë i ngutshëm ashtu sikur edhe fakti se ai është shkarkuar nga Vjosa Osmani dhe nuk ka dhënë dorëheqje sikur …
Më shumë...Ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami ka deklaruar se Sali Berisha është fatkeqësia e PD-së
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Eduart Selami, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se Sali Berisha është fatkeqësia e kësaj partie. Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e partisë ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” …
Më shumë...Mbretëria e Bashkuar emëron të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor
Kryeministri britanik, Boris Johnson. ka emëruar të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Sir Stuart Peach do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak …
Më shumë...Në Namur të Belgjikës u mbajt Konferencë shkencore ndërkombëtare me titull: “Adem Jashari Simbol i rezistencës frymëzues i lirisë”,
Me rastin e Festave të Nëntorit të Madh, më 28 Nëntor 2021, në Teatrin mbretëror në Namur të Belgjikës, nën organizimin e Shoqatës shqiptare “Nënë Tereza” të këtij qyteti, me z.Adnan Rexhepi – Kryetar dhe, z.Arian Bajraktari – veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare nga Malësia e Madhe, në nderim …
Më shumë...Antonio Guterres: Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet, janë padrejta
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është cituar të ketë deklaruar se vendosja e ndalimeve për udhëtime të cilat prekin shtete dhe rajone specifike, si pjesë e masave kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit është ‘të padrejta’ dhe ‘joefektive’. “Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime …
Më shumë...Lumir Abdixhiku: Kush humb rëndë në zgjedhje duhet të largohet nga drejtimi i partisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kush humb rëndë në zgjedhje duhet largohet nga drejtimi i partisë. I pyetur nëse do të largohet nga drejtimi i LDK-së nëse humbet zgjedhjet, ai tha se nuk e njeh humbjen si opsion dhe po bën përpjekjet maksimale që …
Më shumë...Ben Emmerson: Prokuroria e Gjykatës Speciales po sulmon dhe po shpif kundër Policisë së Kosovës
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se pretendimet e Zyrës së Prokurorisë së Gjykatës Speciale, se Policia e Kosovës nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar lirimin e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, janë vetëm shpifje kundër Policisë së Kosovës. Emmerson ka hedhur akuza të ashpra kundër …
Më shumë...Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi vazhdon takimet në Bruksel, kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, dhe Sekretari për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropia, ka takuar në Bruksel, Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për …
Më shumë...Agim Shahini: Maqedonia e Veriut grabit investitorët e huaj nga Kosova
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut zonjën, Shpresa Jusufi me bashkëpunëtorët e saj, ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve të dy shteteve e në veçanti të prodhuesve vendor. Me këtë rast Kryetari Agim Shahini e informoi …
Më shumë...Behxhet Shala: Rrahman Rama nuk është dorëhequr, por është dorëzuar para një shkarkimit nga komandantja, Vjosa Osmani
Drejtori i KMDLNJ-së në një shkrim autorial të botuar në “Epoka e Re”, ka shkruar se ka më shumë se dy muaj që Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, pati filluar shkarkimin e gjeneral Rrahman Ramës, me propozim të kryeministrit të Kosovës. Ishte një notë e dërguar nga ShBA-ja Qeverisë së …
Më shumë...Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borell
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Riga e Letonisë ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s ka thënë se palët në dialog të Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojnë bisedimet. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur …
Më shumë...Shqiprim Pula: “Zajednica”, si martesa e premtuar qysh n’vegjëli
Marrëveshja për bashkësinë (“zajednica”) e komunave me shumicë Serbe, mbi të cilën kishte pikëvështrime të ndryshme, pakica Serbe në Kosovë mbeti pala më e padëgjuar dhe më pak e përfshirë përgjatë dialogut, për integrimin e tyre në kuadër të shtetësisë së Kosovës. Marrëveshja për bashkësinë (“zajednicën”) e komunave Serbe, u nënshkrua më 19 Prill, 2013 dhe më pas më 25 Gusht, 2015 ajo mbi Parimet e Përgjithshme. Nga …
Më shumë...Azgan Haklaj: Llampa magjike e Aladinit nuk mund ta shndërrojë sondukun e Palokës në arkën e Noes!
11-të dhjetori nuk është Nata e Kadrit që shpëton Berishën dhe Berishizmin por 18- të dhjetori do të jetë apokalipsi i absolutizmit dhe prologu i epokës demokratike. Prej disa ditësh sonduku i Palokës është shndërruar kryefjalë dhe kallzues i politikës së ditës ashtu si arka e gjyshes apo e pajës …
Më shumë...RrGK: Nuk ka drejtësi për gratë kur nuk ka dënime për vrasësit
Gjatë ditës së djeshme u bë publik lajmi se Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Ferizajt për Naser Pajazitajn, i cili e ka vrarë bashkëshorten e tij, Donjeta Pajazitajn. Vendime si ky vetëm sa motivojnë dhunuesit e vrasësit e grave, kurse demotivojnë gratë dhe vajzat …
Më shumë...Jens Stoltenberg: Po vazhdojnë tensionet në mes të Kosovës e Serbisë, akterët e huaj kanë rritur ndikimin e tyre keqdashës
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me ministrat e jashtëm të Finlandës e Suedisë dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ka adresuar çështjen e Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se jemi dëshmitarë të zhvillimeve shqetësuese në Bosnje e Hercegovinë dhe tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …
Më shumë...