Ahmet Qeriqi

Gjykata Speciale ka pranuar dëshmitë e provat materiale me shkrim të 9 dëshmitarëve, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

Gjykata Speciale, në Hagë,  ka bërë të ditur se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar si prova dëshmitë me  materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve, në çështjen gjyqësore kundër krerëve  të UÇK-së. Po ashtu, trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën në lidhje me dëshmitarin e 10-të, pa paragjykuar …

Më shumë...

Një ditë pas ngritjes së aktakuzës së Prokurorisë për rastin e Banjskës në veri, janë afishuar parulla në mbështetje të Radojçiqit

Mbrëmë gjatë natës, në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës, janë afishuar parulla në mbështetje të Radojçiqit. Në to shkruan, “Të gjithë jemi Millana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri, thuhet në pamfletët e …

Më shumë...

Kandidatja demokrate, Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje kundër kandidatit republikan, Donald Trump me 42%

Sipas një anketimi të ri të opinionit publik, nën-presidentja demokrate Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje përkundër ish-presidentit republikan Donald Trump me 42%, duke zgjeruar kështu më tej avantazhin e saj pas debatit televiziv ku votuesit mendojnë se Harris pati paraqitjen më të mirë. Anketimi i bërë nga agjencia e …

Më shumë...

Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon Ukrainën të fillojë të sulmojë territorin rus me armë perëndimore me rreze të gjatë, një veprim që do të ndryshonte natyrën dhe shtrirjen e konfliktit. Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë prej …

Më shumë...

Amerika dhe BE-ja vlerësojnë ngritjen a aktakuzës nga Prokuroria e Kosovës, kundër 45 serbëve për sulmin, në Banjskë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në  Prishtinë e ka përshëndetur punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 serbëve, përfshirë Milan Radoiçiqin, për organizimin dhe kryerjen e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator 2023. Zëdhënësi i ambasadës amerikane …

Më shumë...

Një vit pas takimit të fundit mes kryeministrit Kurti e kryetarit të Serbisë, Vuçiq, nuk ka shenja të një dialogu mes tyre

Një vit pas takimit të fundit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka shenja të një dialogu të afërt mes tyre, pavarësisht se të dy shprehen pro bisedimeve. Takimi i fundit më 14 shtator 2023 u pasua nga sulmi i armatosur në Banjskë, …

Më shumë...

Enver Hoxhaj, ka reaguar kundër akuzave të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, i cili tha se në Kosovë po ndodh spastrim etnik i serbëve

Enver Hoxhaj:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka pohuar se në Kosovë po ndodh një spastrim etnik i serbëve. Hoxhaj e ka cilësuar këtë si një përpjekje të koordinuar për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar …

Më shumë...

Ehat Miftaraj, ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet hetimi i sulmit në Banjskë, nga institucionet përkatëse

Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, kritikoi  mënyrën se si po trajtohet hetimi i sulmit në Banjskë. Ai ka cilësuar si të turpshëm faktin që rastin e rëndësishëm e heton vetëm prokurori, Naim Abazi, duke e quajtur këtë një shenjë të joseriozitetit të skajshëm nga ana …

Më shumë...

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka shprehur kritika të ashpra ndaj qeverisë aktuale të Kosovës, duke e cilësuar si të prishur. Kosova do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por qeveria aktuale është në një gjendje që ai e konsideron të papranueshme. Kosova për t’u bërë një …

Më shumë...

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti mendon se Aleksander Vuçiqi mund ta eliminojë fizikisht, Millan Radoiçiqin

Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, duke folur në lidhje me sigurinë e Millan Radoiçiqit, për të cilin mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mund të marrë masa ekstreme ndaj tij. Haliti ka deklaruar se Radoiçiq është një individ që di shumë për Vuçiqin dhe ka lidhje …

Më shumë...

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të situatës në veri të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të situatës në veri të Kosovës. Lekaj ka shprehur shqetësimin për mungesën e koordinimit me faktorin ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë si një problem të madh. Edhe unë jam për hapjen …

Më shumë...

Safet Gërxhaliu: Heshtja lidhur me CEFTA-n mund t’i kushtojë shtrenjtë sektorit privat, veçanërisht atij prodhues

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Mungesa e reagimit nga Ministria, e cila përfaqëson Kosovën në CEFTA, është alarmante dhe e rrezikshme për sektorin privat, sidomos për atë prodhues. Ministria është në heshtje totale përballë mundësisë së përjashtimit të Kosovës nga kjo marrëveshje, duke lënë të hapura pyetje të rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë kosovare. …

Më shumë...

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, ka pranuar se në institucionet publike pranimi në punë bëhet në baza partiake

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, ka pranuar se në institucionet publike pranimi në punë bëhet në baza partiake

Deputeti i  Vetëvendosjes, Enver Haliti, ka pranuar hapur se punësimet në institucionet publike po kryhen në bazë të afërsisë me partinë që ai përfaqëson. Haliti deklaroi se kjo praktikë është ndjekur nga të gjitha qeveritë e mëparshme dhe po vazhdon edhe me Vetëvendosjen. Nëse gjitha qeveritë e kaluara kanë punësuar …

Më shumë...

Mikel Gojani: HOMAZH PËR DËSHMORËT E KOMBIT, SIMON DHE SHTJEFËN DUSHI

Zef Ndrecaj: 30-vjetori i vrasjes nga policia serbe i vëllezërve Simon dhe Shtjefën Dushi, dëshmorë të kombit

Emrat e dëshmorëve të kombit, Simon dhe Shtjefën Dushi, nga fshati Deiq i komunës, së Klinës, paraqesi figura të personaliteteve mjaft të nderuar dhe të veçanta, të cilët për asnjë çast nuk janë shkëputur nga veprimtaria e tyre atdhetare dhe patriotike. Jeta dhe vepra e tyre lartësojnë sakrificën dhe vizionin …

Më shumë...

Realizim i suksesshëm i projektit për t’u dhuruar arbëreshëve të Italisë shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Të dashur shqiptarë, Siç jeni informuar nga mediet në gjuhën shqipe, më 10 shtator 2023 u themelua Shoqata “Hora e   Skënderbeut”. Qëllimi fillestar i kësaj shoqate ishte nisma që, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e gjithanshëm të arbëreshëve të Italisë, t’u dhurojë atyre shtatoren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Shtatorja e realizuar me mjeshtri të madhe nga skulptori nga Kosova, z. Gëzim Muriqi, pati një përkrahje të jashtëzakonshme nga mërgimtarët shqiptarë. Falë kësaj përkrahjeje, shuma e kostos së këtij projekti u realizua nga donacionet e mërgimtarëve shqiptarë. Pas hedhjes në bronz të shtatores dhe realizimit të plotë të skulpturës, Presidenca e Kosovës, si institucion i vetëm shtetëror që ndihmoi këtë projekt, mori përsipër të mbulojë shpenzimet e transportit nga Kosova në Sicili. Për kontributin që dhanë në realizimin e suksesshëm dhe inaugurimin e shtatores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më 30 gusht 2024, në 536-vjetorin e themelimit të vendbanimit Hora e Arbëreshëvet, Shoqata “Hora e Skënderbeut” u shpreh mirënjohje: -të gjithë mërgimtarëve shqiptarë, të cilët përkrahën financiarisht realizimin e këtij projekti, veçanërisht z. Veli Berisha si nismëtar dhe donatori më i madh financiar; -shoqatave dhe ansambleve kulturore dhe artistike, që veprojnë në shtetet perëndimore; -klubeve dhe bizneseve të ndryshme që kontribuuan për realizimin e këtij projekti; -Presidencës së Kosovës, si i vetmi institucion shtetëror që ndihmoi projektin, duke mbuluar shpenzimet e transportit të shtatores nga Kosova në Sicili. Një mirënjohje e veçantë shkon për autoritetet e bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe sidomos për kryetarin e saj, z. Rosario Petta, për bashkëpunimin e shkëlqyer që nga nisma jonë e deri në realizimin e këtij projekti, si dhe për qytetarët e Horës së Arbëreshëvet, për mikpritjen e jashtëzakonshme që treguan ndaj mysafirëve që kishin ardhur nga të katërta anët e botës, enkas për inaugurimin e shtatores. Të dashur shqiptarë, Pas realizimit të suksesshëm të projektit për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin përballë ndërtesës së bashkisë, përvoja pozitive e bashkëpunimit me autoritetet bashkiake të Horës së Arbëreshëvet rezultoi me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të Bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe Shoqatës “Hora e Skënderbeut”. Në të ardhmen shoqata jonë do të angazhohet në gjetjen e formave përkatëse për t’i kontribuuar kohezionit kombëtar dhe lidhjes sa më të fortë me arbëreshët e Italisë. Shoqata “Hora e Skënderbeut” fton të bashkohen në këtë nismë të gjithë shqiptarët që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që janë të bindur në domosdoshmërinë e përforcimit të kohezionit tonë shoqëror, …

Më shumë...

Deputetja, Hykmete Bajrami, konsideron se qeveria Kurti ka manipuluar me shifra gjatë gjithë kohës sa kanë qenë në pushtet

Deputetja e LDK-së  Hykmete Bajrami, konsideron  se qeveria Kurti ka manipuluar me shifra gjatë gjithë kohës sa kanë qenë në pushtet. Duke i reaguar deputetit të Vetëvendosje, Armend Muja, ajo në Kuvendin e Kosovës ka thënë se inflacioni gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, i ka kushtuar ekonomisë së vendit 1.6 miliard …

Më shumë...