“Qytetarët dhanë votën dhe folën qartë”. Me këto fjalë Reccep Tayip Erdogan shpalli fitoren edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të Turqisë. “Do të bëj më shumë për kombin. Grindjet që ndodhën gjatë fushatës do t’i lëmë pas krahëve dhe do të nisim punë për t’i shperbyer atdheut”, ka …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Ministrja Reshitaj, mori pjesë në Këshillin Joformal Ministror, të organizuar nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, mori pjesë në Këshillin Joformal Ministror, të organizuar nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë, në të cilin morën pjesë ministra, zv/ministra, sekretar shteti, nga fusha e mjedisit, ekonomisë e energjisë të shteteve të ndryshme duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, …
Më shumë...Gramoz Ruçi e uron Ramush Haradinajn, për rizgjedhjen e tij në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçie ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për rizgjedhjen e tij në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryeparlamentari vlerësoi AAK-në si një parti të lirisë së Kosovës dhe Haradinajn për kontributin dhe lidershipin e shfaqur. “Përgëzime Haradinaj, për rizgjedhjen tuaj …
Më shumë...Kadri Veseli thotë se Partia Demokratike e Kosovës beson tek rinia dhe energjia që të ata mund të sjellin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë para delegatëve të Rinisë Demokratike në Vushtrri se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij viti. Por sipas Veselit, të rinjtë kanë besim dhe do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës nëpërmjet ideve të tyre …
Më shumë...Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Do të ketë mijëra vizita sistematike mjekësore në gjithë Kosovën
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se gjatë këtij viti do të realizojnë me mijëra vizita sistematike të ekipeve mjekësore në tërë Kosovë, nga programi i vizitave për nëna dhe fëmijë. “Omeri, 1 vjeç, nga Manastirci i Ferizajt, do të ketë fëmijëri më të shëndoshë, falë vizitave sistematike të …
Më shumë...Me ftesë të ministrit Pacolli, gazetarë nga mediat e huaja më të rëndësishme do ta vizitojnë Kosovën
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, një grup i kryeredaktorëve, gazetarëve dhe foto-reporterëve të akredituar pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York prej disa nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare do të vizitojnë vendin tonë. “Grupi, në përbërje nga Foreign Policy, Al Jazeera, …
Më shumë...Sot me nderime do rivarroset dëshmori i kombit, Arben Haliti në Marinë të Skenderajt
Sot me fillim nga ora 15:00 me nderime të larta do të rivarroset dëshmori i kombit Arben Aziz Haliti në Marinë të Skenderajt. Kujtojmë së ai ka qenë dëshmori i parë i Brigadës 112 të Zonës Operative të Drenicës, brigadë kjo e cila e ka mbajtur emrin e tij. Para …
Më shumë...Nisma Socialdemokrate sot nga ora 14:00 do të mbajë kuvendin e dytë të punës
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se sot do të mbajë kuvendin e dytë të punës. Punimet e këtij Kuvendi mbahen nga ora 14:00 në njërin prej hoteleve në Prishtinë. Kuvendi po mbahet pas zgjedhjeve nëpër degët dhe nëndegët e Nismës nëpër Kosovë. Aty pritet të flasin drejtuesit e Nismës.
Më shumë...Trump ka nënshkruar një urdhër për zgjatjen e sanksioneve edhe për një vit ndaj Koresë së Veriut
Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për zgjatjen e sanksioneve edhe për një vit ndaj Koresë së Veriut, duke përmendur “kërcënimin e jashtëzakonshëm” që paraqesin armët bërthamore të Veriut. Trump zgjati sanksionet, të cilat fillimisht ishin vendosur më 2008, vetëm disa ditë pasi shkroi në …
Më shumë...Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës
Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kryetari Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Thaçi sot do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit …
Më shumë...Hoxhaj: Partitë po kalojnë në proceset e zgjedhjeve të brendshme dhe se nuk do të këtë zgjedhje të jashtme
Pjesë e punimeve të Kuvendit Zgjedhor të AAK-së ishte edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, i cili është nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ai tha se partitë po kalojnë në proceset e zgjedhjeve të brendshme dhe se nuk do të këtë zgjedhje të jashtme. Hoxhaj tha se liberalizimi i vizave është proces …
Më shumë...Eliot Engel thotë se deklaratat mashtruese të Serbisë për Kosovën po shkaktojnë zemërim në botë
Eliot Engel, anëtar i Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka thënë se pretendimet “mashtruese” të Serbisë për tërheqje të njohjeve për Kosovën, janë krejtësisht të rreme. Në një postim në rrjetin social Engel ka thënë po ashtu se shteti serb duhet të heq dorë …
Më shumë...FSK-ja e ka përfunduar projektin humanitar në mbështetje të komunitetit në Babaj të Bokës
Batalioni i Xhenios i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka përfunduar me sukses projektin infrastrukturor në fshatin Babaj të Bokës të Komunës së Gjakovës. Pjesëtarët e xhenios pas një pune të palodhshme rregulluan infrastrukturën rrugore duke bërë kështu zgjerimin dhe mbushjen me zhavorr të dy rrugëve me gjatësi prej …
Më shumë...Behxhet Pacolli: Shpifjet dhe falsifikimet e Daçicit nuk mund ta mposhtin fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, duke komentuar deklaratën e shtetit të Libisë, me të cilën mohohet se ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se nuk merret me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin të tij. Pacolli ka falënderuar kryetarin …
Më shumë...Ministria e Administratës Publike shënoi 23 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil
Në një ceremoni rasti, në Ministrinë e Administratës Publike u shënua Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil-23 qershori. Të pranishëm, pos ministrit Yagcilar dhe zëvendësministrave të MAP-it, Sami Hajdaraj e Bujar Nervojaj, ishin edhe përfaqësuesit e Kryeministrisë, të KPMK-së, të sindikatave dhe shërbyes civil të nivelit lokal dhe qendror. Ministri Mahir …
Më shumë...Republika e Kosovës do të aplikojë si shtet vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë
Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të nis procedurat për aplikimin e statusit të shtetit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ministri Bajram Hasani ka thënë se duke ditur rëndësinë e kësaj organizate, ata kanë bërë këtë propozim, duke thënë se marrja e këtij statusi …
Më shumë...