Aksionit iu përgjigjën një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, të cilët edhe përgjatë vitit në mënyrë të organizuar dhurojnë gjak. Qindra doza gjak grumbullohen nga këta pjesëtarë për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. FSK-ja, si çdo vit edhe këtë vit e ka mbështetur …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Kryekuvendari Veseli, ka takuar sot në Prizren përfaqësuesit e Korporatës së njohur amerikane “Sutherland Global”
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot në Prizren përfaqësuesit e Korporatës së njohur Amerikane “Sutherland Global”, e cila merret me procesimin e shërbimeve biznesore, e cila ka ardhur të investojë në Kosovë, ndërsa do të hapë mbi 1000 vende të reja pune në fushën …
Më shumë...Përfundon tryeza e partive politike e thirrur nga PSD-ja, Vetëvendosje kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje
Ka përfunduar tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate ku u diskutua për temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E përkundër se shumica e partive pjesëmarrëse u deklaruan pro një konsensusi të përbashkët politik për këtë temë, Vetëvendosje thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ajo …
Më shumë...Ministri Ismaili: Brenda një kohe të shkurtër priten të hapen Ambulantat e reja specialisitike në QKUK
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vazhduar edhe sot me inspektimin e punimeve në QKUK. Ai ka premtuar se brenda një kohe të shkurtër priten të hapen Ambulantat e reja specialisitike në QKUK. “Qytetarët tanë të cilët për shumë vite kanë pritur nëpër bodrumet e QKUK-së dhe në kushte aspak …
Më shumë...ATK: Kërkesat për rimbursim të TVSH-së, trajtohen në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore
Administrata Tatimore e Kosovës e ka parë të arsyeshme të reagoj ndaj deklaratës së deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Milaim Zeka, i cili në seancën e ditës së djeshme të kuvendit ka folur lidhur me rimbursimin e TVSh-së për tatimpaguesit. Administrata Tatimore e Kosovës thotë se kërkesat për …
Më shumë...Ministria e Arsimit bënë të ditur se nesër më 21 qershor dalin rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore
Nxënësit e shkollave të mesme që i janë nënshtruar testit shtetëror të maturës do të marrin rezultatet e tij nesër. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do …
Më shumë...Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi: Kosova i përkrahë nismat për tejkalimin e sfidave emigratore
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, po qëndron në vizitë në Bruksel, ku mori pjesë në takimin e thirrur nga Komisionari për Çështje të Migrimit, Shtetësi dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopouls. Takimi është mbajtur nga ministrat e punëve të brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim u …
Më shumë...Fatmir Limaj thotë se vendit tonë i duhet një vizion politik i kujdesshëm me parime etike
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar me mbajtjen e Kuvendeve të Punës. Dega e Nismës në Gjilan ka mbajtur të martën Kuvendin e Punës. I pranishëm në këtë Kuvend Pune ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ky i fundit tha se pret që nga ky Kuvend, Nisma në Gjilan të …
Më shumë...Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate
Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate. Tryeza ishte paraparë të mbahej më 18 qershor, po që ishte shtyrë për shkak të varrimit të Hilmi Haradinajt, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj. Më parë tryeza kanë thirrur edhe LDK, PDK dhe Vetëvendosje, ku …
Më shumë...Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj raporton sot para komisionit parlamentar për Punë të Jashtme
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot do të mbajë mbledhje. Anëtarët e këtij komisioni, do të kenë takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj. Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun u Kuvendit të Kosovës, nuk ka njoftuar se për cilat tema ai do …
Më shumë...Rexhep Selimi thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë për Tv Dkagjini se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë. “Serbia e ka garantues Hashim Thaçin, i cili po thotë se dialogu do të jetë …
Më shumë...Lëvizja Vetëvendosje kundërshton që pagesa për RTK-në të bëhet përmes faturave të KEDS-it
Lëvizja Vetëvendosje propozon që pagesa e qytetarëve për Radio Televizionin e Kosovës të bëhet përmes Postës së Kosovës, duke kundërshtuar kështu që pagesa të mblidhet përmes kompanisë KEDS. Deputeti i kësaj partie, Valon Ramadani, përmes një konference për media, ka shprehur pakënaqësinë edhe me tarifën që është përcaktuar në projektligjin …
Më shumë...Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti sot në një takim, ambasadorin suedez Henrik Nilsson
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim, në ministri, ambasadorin fuqiplotë të Mbretërisë së Suedisë, shkëlqesinë e tij Henrik Nilsson. Në takimin e tyre të parë, ministri Berisha dhe ambasadori Nilsson biseduan për marrëdhëniet e mira shtetërore ndërmjet dy vendeve e sidomos për marrëdhëniet …
Më shumë...Ministri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connel
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike. Më këtë rast, Ministri Hamza duke falënderuar ambasadorin O’Connell dhe shtetin Britanik, si partner …
Më shumë...Zëvëndëskryeministri Hoxhaj e ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia, Bujar Osmanin
Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zëvëndëskryeministrin e Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin. Gjatë takimit është diskutuar për angazhimin e dy vendeve për perspektivat evropiane të rajonit,pasi që është në interes të përbashkët të dy vendet të përkrahin njëra tjetrën në procesin e integrimeve në …
Më shumë...Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin. Me rastin e arritjes së Marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me emrin e ri të shtetit fqinj, kryetari Thaçi ka thënë se çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për …
Më shumë...