Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Përndryshe kjo është përpjekja e tretë që Kuvendi i Kosovës do ta bëjë për të mbajtur seancë për këtë çështje pasi që dy seanca të tilla kanë …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Përfaqesuesit e BE-së Juncker, Mogherini dhe Hahn vizitojnë Kosovën, takojnë Thaçin e Haradinajn dhe Veselin
Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimn Johanes Hahn, do të vizitojnë sot Kosovën. Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me kryetarin Hashim Thaçi, kryekuvendarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Juncker, Mogherini dhe Hahn po ashtu do të …
Më shumë...MASHT ka marrë vendim që sot të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme
Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë vendim që sot, 28 shkurt 2018 të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës Kosovës. Ky vendim është marrë për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura …
Më shumë...Sot janë bërë 20 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit në mes të UÇK-së dhe forcave serbe
Sot bëhen plotë dy dekada nga fillimi i luftës së armatosur në Kosovë, në Drenicë, në fshatrat: Likoshan e Qirez, të vendi i quajtur “Lisat Gjashtnjakë”, ku u zhvilluar luftime të rrepta në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Në këtë betejë kanë mbetur të vrarë dhjetëra …
Më shumë...Forumi më i madh ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë me 13 Mars 2018
Me rastin e vizitës së Ministrit të punëve të jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec në Kosovë do të organizohet edhe një forum ekonomik në mes të komunitetit të biznesit slloven dhe atij Kosovar. Takimi në fjalë do të organizohet me datën 13 Mars të këtij viti dhe pritet që në …
Më shumë...Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj: Interpoli heq nga lista e të kërkuarve emrat e politikanëve të Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar të martën para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Sefaj në këtë komision ka folur rreth procesit të aplikimit të Kosovës në Interpol. Gjatë fjalimit të tij, ai ka folur për takimin e që ka pasur …
Më shumë...Kryekuvendari Veseli e ambasadori Delawie: Është momenti i fundit që të ratifikohet demarkacioni
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të martën në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për seancën e nesërme plenare ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Shënimin …
Më shumë...Deputeti gjerman, Josip Juratovic: Kosova e ka humbur shpresën se mund të anëtarësohet në BE
Deputeti socialdemokrat në Bundestag, Josip Juratovic, në një intervistë të shkurtër për DW konisderon se Kosova edhe pas 10 vjetëve pavarësi nuk ka arritur sukses sikurse pritej dhe siç duhej të bëhej. Juratovic thotë se Kosova dhe rajoni e ka humbur shpresën që në një të ardhme të afërt të …
Më shumë...Gjykata e Apelit konfirmon kthimin në rigjykim të rastit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes
Gjykata e Apelit e Kosovës, ka njoftuar edhe njëherë se rasti ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm është kthyer në rivendosje. “Gjykata e Apelit i ka përcjellë me interes raportimet e mediave, pas publikimit të komunikatës së djeshme lidhur më ndërprerjen e masës së paraburgimit për të …
Më shumë...Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: I jemi mirënjohës Britanisë së Madhe për kontributin ndaj Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Londër, ka vizituar edhe Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku u mirëprit nga kryetari i Parlamentit, John Bercow, i shoqëruar nga Martin Vickers, deputet dhe udhëheqës i grupit të miqësisë për Kosovën në Parlamentin Britanik. Haradinaj takoi personalitete …
Më shumë...Komuna e Skenderajt dhe e Drenasit organizojnë aktivitete për 20-vjetorin e betejës së Likoshanit dhe Qirezit
Komuna e Skenderajt në Bashkëpunim me Komunën e Drenasit, organizojnë Aktivitete me rastin e 20-vjetorit të betejës/masakrës së Likoshanit dhe Qirezit. Me rastin e 20-vjetorit të betejës/masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, Këshilli Organizativ i Komunës së Skenderajt dhe Drenasit, për të mërkurën, më 28 shkurt 2018, kanë organizuar këto aktivitete: …
Më shumë...Shteti i Suedisë e mbështet Republikën e Kosovës me 3 milione euro për tatimin në tokë
Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kontributit në lidhje me mbështetjen për PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë 2014-2017 për vazhdim nga 2018-2020. Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e …
Më shumë...Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Me BERZH-in u dakorduam për të negociuar financimin e Unazës së Qytetit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar se gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim në Londër, u dakorduan për të negociuar financimin e Unazës së Qytetit. “Ky projekt që kushton mbi 60 milionë euro nuk mund të financohet nga komuna dhe kërkon kredi …
Më shumë...Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka pjesë e Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD Western Balkans Investment Summit). Ministri ka bërë të ditur se përveç projekteve të sektorit privat, do …
Më shumë...Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do të vendos për mbajtjen e seancës së re
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit ku do të vendos për një datë rreth mbajtjes së seancës së re. Në këtë mbledhje do të caktohet vazhdimi i seancës të mbetur gjysmë me disa nga pikat e që njëra është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar. …
Më shumë...Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie: Vota për demarkacionin, votë për të ardhmen e Kosovës në Evropë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka ftuar edhe njëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi. Ai ka ripublikuar një video-mesazh, për të thënë se kjo është mundësi e madhe që të vendoset për të ardhmen …
Më shumë...