Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka bërë me dije se Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave. “Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh qartë kongresmeni Engel, ndërsa ka shtuar se Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Këshilltarë komunalë të PDK-së, AKR-së, Vetëvendosjes dhe IQ “41000 në Skenderaj e bojkotojnë kryetarin Jashari
Ka dështuar vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të Skenderajt i datës 30 janar, i cili ishte ndërprerë në mungesë të kuorumit në momentin kur do të duhej të votohej propozim-vendimi i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për shpallje në interes publik të 36 hektarëve tokë në fshatin Marinë, të cilët …
Më shumë...Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisioni për Punë të Brendshme
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton sot para Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjenerallejtënant Rama do të raportoj lidhur me sukseset dhe të arriturat si dhe raportin vjetor të punës për vitin 2017 te FSK-së
Më shumë...Grupi i të pakënaqurve në Vetëvendosje brenda këtij muaji do të vendosin për të ardhmen e tyre politike
Grupi i të pakënaqurve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit i prin ish-sekretari Dardan Molliqaj, brenda këtij muaji do të vendosin nëse do të qëndrojnë në këtë subjekt politik ose do ta formojnë një grup të ri parlamentar, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Ditë më parë në medie është raportuar se ky …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Në strategjinë për Zgjerim të BE-së, Kosova trajtohet në mënyrë asimetrike
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka një varg arritjesh të cilat do të duhej të njihen dhe pranohen nga Bashkimi Evropian. Por sipas kreut të Qeverisë, në strategjinë për Zgjerim të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të publikuar sot nga Komisioni Evropian, Republika e …
Më shumë...Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj: Kosova nuk humb territor me Demarkacionin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se për çështjen e demarkacionit edhe brenda qeverisë së Kosovës ka dallime. Ai deklaroi se tashmë është dërguar në Kuvend të Kosovës edhe marrëveshja e arritur në vitin 2015, por edhe të gjeturat e komisionit të vitit 2017. Hoxhaj shtoi se nuk është …
Më shumë...Federica Mogherini: Shqipëria dhe Mali i zi janë dy përafrimet kryesore me Bashkimin Evropian
Përfaqësuesja e lartë e BE-së , Federica Mogherini duke prezantuar Strategjinë e zgjerimit të BE-së për shtetet e Ballkanin Perendimor, tha se me këto shtete ndajmë historinë dhe sfidat e njëjta dhe sipas saj arritja e kësaj strategjie përgjatë 3 viteve është tejet e madhe, raporton Zëri.info. “Gjatë 3 vjetëve kemi arritur …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Kroaci
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku do të pritet nga autoritetet më të larta shtetërore në Zagreb. Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeparlamentari Veseli do të takojë homologun e tij kroat, kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq, me të cilin do të …
Më shumë...Kryekuvendari Kadri Veseli rikthen funksionalitetin në Kuvend ë sesionin e ri parlamentar 2018
Kuvendi i Kosovës i është rikthyer normalitetit dhe funksionalitet të plotë në sesionin e ri parlamentar 2018. Me insistim të Kryeparlamentarit Kadri Veseli që deputetët ti përkushtohen tërësisht punës parlamentare dhe me vendim të Kryesisë sipas kërkesës së Kryeparlamentarit që të ndalohen vizitat e deputetëve jashtë vendit, Kuvendi ka arritur …
Më shumë...Albin Kurti: Qeveria e Kosovës nuk po lejon që të bëhet një hetimin i pavarur për rastin e Astrit Deharit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke e lejuar hetimin e pavarur për t’i zbuluar shkaqet e vdekjes se ish-aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari. Ai ka në një konferencë për medie, ka thënë se Qeveria i ka ndarë vetëm mjetet për …
Më shumë...Anulohet vizita e kryeministrit malazez në Kosovë, për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike
Është anuluar përfundimisht vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, e cila ishte planifikuar të realizohej sot në Kosovë. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga qeveria e Kosovës, të cilët kanë treguar se shkak i anulimit të vizitës janë kushtet e papërshtatshme atmosferike. “Është anuluar për shkaqe …
Më shumë...Policia e Kosovës siguron vizitën e kryeministrit malazez Dushko Markoviq në Prishtinë
Që prej orëve të para të mëngjesit në afërsi të çdo ure dhe udhëkryqi duke filluar nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në drejtim të kryeqytetit janë parë forca të shtuara policore si dhe vetura të policisë më qëllim për të ofruar më shumë siguri për vizitën e kryeministrit …
Më shumë...Zëvendëskryeministri, Hoxhaj përshëndet suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar lajm të mirë atë që ka ndodhur fundjavën që lamë pas, në zgjedhjet lokale në Ulqin. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social, Hoxhaj ka përshëndetur suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin. “Dua t’i përgëzoj partitë shqiptare për mbarëvajtjen e procesit …
Më shumë...Ministri Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme dhe siguri për zhvillimet në IPK
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj pritet që sot të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. Ai me konkretisht do të raportojë në lidhje me zhvillimet e fundit në Inspektoratin Policor të Kosovës pas shkarkimit të kryeshefit të IPK-së …
Më shumë...Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq voziton sot Kosovën, takon Haradinajn, Veselin dhe Pacollin
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Markoviq pritet që në orën 08:00 të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori …
Më shumë...Kërkohet që shtetet e ballkanike të marrin pjesë në takimet e BE-së edhe para anëtarësimit
Një grup prej 12 shtetesh që janë anëtare të Bashkimit Evropian, po kërkojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në takimet vjetore të këtij institucioni edhe para se të anëtarësohen në BE. Reuters shkruan se një numër i shteteve po kërkojnë që gjashtë shtetet e Ballkanit të marrin …
Më shumë...