Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, e ka pranuar se misioni që drejton ka dështuar t’i menaxhojë pritjet e qytetarëve. Ka thënë se do të duhej të ishin më të qartë rreth asaj se çka mund të arrijë Misioni Evropian për Sundim të Ligjit dhe asaj që kanë arritur. Por, sipas Papadopoulout, …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Në Fier dhe Vlorë vazhdojnë operacionet për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq
Në Fier dhe Vlorë vazhdojnë operacionet për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq dhe dalja e Vjosës nga shtrati. Përveç zonave në Vlorë, prurjet e lumit kanë përmbytur totalisht 2 fshatrat e Fierit, Darzezë dhe Povelcë, të Njësisë Administrative Dërmenas. Ndërkohë raportohet se është prishur edhe ura …
Më shumë...Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave më Aftësi të Kufizuara
Sot shënohet Dita e Personave më Aftësi të Kufizuara. Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë sot do të ketë disa aktivitete, në të cilat do të diskutohet për gjendjen e personave më aftësi të kufizuara dhe ofrimin e mundësive për punë.
Më shumë...Zëvendës-kryeministri Pacolli: Më dhemb zemra duke parë këto pamje nga Shqipëria
Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behxhet Pacolli ka shprehur keqardhjen për situatën në të cilën është duke u ballafaquar Shqipëria si pasojë e përmbytjeve të fundit. Ai ka theksuar se lutet për popullin shqiptar dhe shpreh mbështetjen e tij të plotë për vëllezërit dhe motrat tona. “Më dhemb …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj udhëzon ministrin e FSK-në për t’i dal në ndihmë Shqipërisë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se e ka udhëzuar ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura. “I ofrova Republikës së Shqipërisë ndihmen e gjithanshme të institucioneve të …
Më shumë...Serbia paralajmëron ankesë ndaj Interpolit për shkak të largimit të fletarrestit të lëshuar kundër kryeministrit Haradinaj
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të Interpolit që fletarrestet e lëshuara nga Serbia kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe 17 personave të tjerë të mos jenë më në fuqi. Në komunikatë thuhet, se MPB e Serbisë do të ndërmarrë iniciativë që Ministria …
Më shumë...Zëvendës-kryeministri Limaj: Jemi të përkushtuar dhe do të mbështesim fuqishëm hapjen e vendeve të reja të punës
Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjera tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”. Me këtë rast, ai tha se ka kaluar koha kur …
Më shumë...Gjykata Supreme e Kosovës aprovon kërkesën e PZAP-it që komuna e Burimit të shkojë rivotim
Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë …
Më shumë...Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Çerkini: Ndërkombëtarët nuk po na ndihmojnë sa duhet
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është paraqitur puna për hartimin e raportit të këtij komisioni për këtë vit, ku familjarët janë ankuar që nuk ishin prezent gjatë zhvendosjes së rrobave të personave të zhdukur. Udhëheqësi i njësisë së Komisionit Qeveritar për …
Më shumë...FMN jep asistencë Administrates Tatimore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve
Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim ekspertet e angazhuar, pjesë të misionit të FMN-së, të cilët gjatë pjesës së dytë të muajit nëntor të këtij viti, kanë ofruar asistencën e nevojshme teknike për analizën e të dhënave në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore. …
Më shumë...Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Rrahman Ramën
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Pas vizitës së suksesshme të Zëvendës-ndihmës Sekretares së Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe Ministrit të Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, me të …
Më shumë...Qeveria e Kosovës ndanë 11 milionë euro për shëndetësi
Qeveria e Kosovës ka vendosur që për Ministrinë e Shëndetësisë të ndajë 11 milionë euro. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kjo shumë do të përdoret për furnizim me barna, material shpenzues, si dhe për trajtime jashtë vendit. Po ashtu ekzekutivi ka miratuar edhe draft koncept-dokumentin për …
Më shumë...Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj paralajmëron procedimin e demarkacionit në Kuvend
Kryeministri Ramush Haradinaj ia deklaruar se kryesuesi i komisionit për shënjimin e kufirit e ka njoftuar dje që është i gatshëm me raport dhe të gjeturat e tyre. “I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri si konkluzë do …
Më shumë...Fatmir Limaj: Demarkacioni mund të shkojë në Kuvendin e Kosovës për votim para përfundimit të këtij viti
Zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi mund të shkojë për votim në Kuvendin e Kosovës para përfundimit të këtij viti. “Unë ende nuk kamë parë asnjë raport zyrtarë sa i përket gjetjeve të komisionit. Çështja e Demarkacionit duhet të marrë epilog, dhe epilogu është në …
Më shumë...Shqipëria e bllokuar nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut
Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë vijuar edhe gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, kanë rënduar situatën, duke shkaktuar përmbytje të shumta në të gjithë Shqipërinë. Gjendja nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar. Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe …
Më shumë...Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj: Po punohet për hapjen e rrugës nacionale Pejë-Kuçishtë-Bogë
Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punimet për hapjen e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, të Shtupeqi i Madh, ku ka pasur rrëshqitje të madhe të dheut dhe gurëve. “Qytetarë të Pejës me rrethinë, reshjet e dendura të ditës së sotme kanë bërë që në …
Më shumë...