Ambasadori i Shqipërisë në Madrid, Ridi Kurtezi, ka komentuar deklaratat të cilat e lidhin Kataloninë me Kosovën. Ai ka thënë se Katalonia nuk është Kosovë dhe se nuk mund të bëhen krahasime. “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës erdhi nga kërcënimi i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë rajonin, ndërsa …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Ministri Tahiri: Shtrirja e gjyqësorit në veri po ndodhë, tentativa e disa partive politike për ta devijuar këtë diskurs është dëmshme
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka përsëritur se me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi, është bëri të mundur shtrirjen e pushtetit të gjyqësorit në katër komunat e Kosovës dhe tentativa e disa partive politike për të devijuar diskursin e kësaj ngjarjeje, përveç se është politike, përbën një politikë …
Më shumë...Haradinaj: Do të angazhohemi fuqishëm në zbatimin e vendimeve dhe detyrimeve qeveritare, për uljen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se Qeveria e Kosovës do të angazhohet fuqishëm në zbatimin e vendimeve dhe detyrimeve qeveritare, për uljen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë, duke krijuar vende të reja të punës dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi …
Më shumë...Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Të rrugëtojmë së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit
Qindra qytetarë për herë të dhjetë më radhë në sheshet e Prishtinës kanë marrë pjesë në ecjen tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit me moton “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë”. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj se Qeveria e Kosovës obligohet që të ndihmojë në diagnosifikimin e hershëm …
Më shumë...Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e quan fushatë elektorale paralajmërimin për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë
Paralajmërimet e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj, i ka vlerësuar si pjesë të fushatës elektorale anëtari i kryesisë së PDK-së, dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pas raundit …
Më shumë...Lekaj: Brenda 15 ditëve do të caktohet operatori për linjën e transportit të udhëtarëve nga Prishtina në Aeroport
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se brenda pesëmbëdhjetëditësh do të caktohet operatori më i favorshëm për linjën e transportit të udhëtarëve nga qytetit i Prishtinës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë. Me lëshimin e kësaj linje, Aeroporti “Adem Jashari” do të bëhet me …
Më shumë...Është përuruar segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë
Është përuruar segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë, saktësisht deri në fshatin Kiev të Malishevës, pasi kishte mbetur peng i mos shpronësimit të tokave në këtë pjesë. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka premtuar se nuk do të ketë zvarritje të ndërtimit të rrugëve për fajin e Ministrisë apo shpronësimeve …
Më shumë...Ministri i Financave, Bedri Hamza: Të hyrat e përgjithshme janë rritur për 4%
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës, sot ka miratuar raportin nëntë-mujor të Buxhetit 2017 si dhe projekt-udhëzimin administrativ për Listën Treguese për Identifikimin Zyrtar të Viktimave të Trafikimit me Njerëz. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se të hyrat e përgjithshme për gjatë periudhës janar-shtator 2017, ka …
Më shumë...Limaj e Rama, diskutojnë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila do të mbahet me 27 nëntor
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka biseduar për përgatitjet e mbledhjes se përbashkët të dy qeverive, e cila do të mbahet më 27 nëntor në Korçë. Limaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj: Qeveria e Kosovës është e gatshme t’u ofrojë për investitorët e huaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se Qeveria e Kosovës është e gatshme t’u ofrojë partneritet sipërmarrësve shqiptarë kudo dhe njëkohësisht edhe investitorëve të huaj me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me afaristët Bashkim Ulaj dhe Selim Turhan Rusi, sipërmarrës dhe …
Më shumë...Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka ndaluar nënshkrimin e kontratës me çmime të larta për barnat
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka ndaluar nënshkrimin e kontratës së propozuar për të cilën është raportuar sot në media, rreth sigurimit të tabletave për trajtimin e leukemisë. Ai ka thënë se do të bëjë çmos që çmimet për ilaçet që i blen Ministria e Shëndetësisë të jenë referente me …
Më shumë...Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Jemi populli më pro-NATO dhe pro-BE në rajon e më gjerë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq, kanë pritur sot ambasadoren e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison dhe ambasadoren e Britanisë së Madhe në NATO, Sarah MacIntosh, me të cilat ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, me …
Më shumë...Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller: Transformimi i FSK-së çështje e autoriteteve të Kosovës
Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka ripërsëritur mesazhin e Aleancës Veri-atlantike, se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, duhet të bëhet në bazë të procedurave kushtetuese. Gjatë një vizite në Kosovë, Gottemoeller theksoi se edhe në takime me përfaqësues të institucioneve …
Më shumë...Veseli: Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është i paalternativë, jemi duke punuar në përmbushjen të gjitha kriteret e nevojshme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marr pjesë në Konferencën e tetë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila zhvilloi punimet në Budapest të Hungarisë. Tema kryesore të Konferencës së tetë ndërkombëtare ishin integrimet evropiane dhe siguria në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë sesionit …
Më shumë...Shqiptarët në veri të Kosovës kërkojnë siguri, ftojnë institucionet shetërore për masa urgjente
Përfaqësuesit e organizatës “Këshilli i Veriut”, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me situatën e sigurisë për banorët shqiptarë të asaj pjese. Ata gjatë një konference për media sot afër urës së Ibrit, kanë përmendur situatën e sigurisë, gjendjen ekonomike dhe ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve të djegura gjatë …
Më shumë...Ministria e Tregtisë së Serbisë kërkon heqjen e taksës për importin e miellit të vendosur nga autoritetët e Kosovës
Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë i ka dërguar protestë institucioneve të Kosovës, pasi që Kosova ka vënë taksën prej 40 euro për një ton miell të importuar nga Serbia. Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se Serbia kërkon heqjen e masës mbrojtëse, me të …
Më shumë...