Sot bëhen 18 vjet kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë. Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë jugosllave. Me këtë marrëveshje fillon edhe tërheqja e forcave serbe …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Rakiq then heshtjen zgjedhore
Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq me bashkëpunëtorë, ka votuar sot rreth orës 8:00 në qendrën e votimit ‘Mihajllo Petroviq-Allas. Ai pastaj ka thyer heshtjen zgjedhore, duke bërë apel për votimin e një subjekti të caktuar.
Më shumë...Apostolova do të vizitojë disa qendra të votimit
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë të dielën një numër të qendrave të votimit për t’u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ajo do të vizitojë, Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë në ora 08:50. Në ora 13:30 ajo do të …
Më shumë...Dogana shqiptare dhe ajo e kosovare thellojnë bashkëpunimin
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës Shqiptare Belinda Ikonomi së bashku me bashkëpunëtorë është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha. Edhe ky takim bilateral i drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe Doganës së Shqipërisë kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në …
Më shumë...Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe
Kryetari serb Aleksandër Vuçiq ka ftuar serbët e Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme që mbahen të dielën të votojnë për Listën Serbe dhe ka porositur se Serbia dhe i gjithë populli serb bashkë me bashkëkombasit e tyre në Kosovë e mbrojnë “atë që është e shenjtë dhe e patjetërsueshme”. …
Më shumë...Thaçi: Pavarësisht rezultatit, Kosova do të ketë një qeveri pro-evropiane
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga z. Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian. Kryetari Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar …
Më shumë...Mustafa: Nuk jam penduar për koalicionin me PDK-në
Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se nuk është penduar për koalicionin me PDK-në në vitin 2014. Ai ka thënë se për këtë koalicion është penduar PDK-ja. “Prandaj gënjejnë ata që hapjen e rrugës për njerëz të rinj për kryeministër dhe vendimin …
Më shumë...Kurti: I fitojmë zgjedhjet dhe do ta formojmë edhe Qeverinë
I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka thënë se subjekti i tij do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka deklaruar se më pas do të kërkojnë një partner të vogël për të formuar Qeverinë, duke …
Më shumë...Nis festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”
Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, fillon festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, që mbahet për të tetën herë në Prishtinë, Prizren e Kukës. Festivali është organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, në shenjë të 139-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas njoftimit në ktë …
Më shumë...Haradinaj: Ne do të jemi fitues të zgjedhjeve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, fushatën zgjedhore e ka vlerësuar të qetë. Edhe pse e shkurtër në kohë, ai ka theksuar se partitë kanë shpalosur programet dhe pikëpamjet qeverisëse. “Qytetarët e dinë se çka kanë mundësi të zgjedhin. Jam …
Më shumë...18 vjet nga marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës
Sot është përvjetori i 18-të nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë me të cilin i është dhënë fund bombardimeve të NATO-s mbi ish-Republikën Federale të Jugosllavisë. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja është arritur pas fushatës …
Më shumë...Limaj: Duam dialog me shtetin serb pasi të kërkojnë falje
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, në një tubim të enjten me simpatizantë dhe struktura të Nisma në Prishtinë, ka thënë se do të dialogojnë me të gjithë fqinjët, por dialogu me Serbinë duhet të ketë qasje tjetër. Ai tha se së pari pala serbe duhet të kërkojë falje …
Më shumë...Hoxhaj: Më 11 qershor do të ndodhë fitorja e madhe
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma më 11 qershor do të korrë një fitore të madhe. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se fitorja do të jetë me mbi 50 për qind të elektoratit. Sipas Hoxhajt, …
Më shumë...Haradinaj: Prodhimet e Rahovecit do t’i mbushin sofrat e Kosovës
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, tha të enjten se nën qeverisjen e tij do të ketë më shumë mbështetje për bujqit dhe kulturat agrare, në mënyrë që të mbrohet dhe promovohen produktet vendore, ndërsa ka shprehur besimin se prodhimet e Rahovecit serish do ta pushtojnë tregun e …
Më shumë...Kryetari Thaçi përuroi QKMF-në në Skenderaj
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë të enjten në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, me ç’rast tha se ky është një objekt madhështor të cilin e kanë investuar autoritetet edhe komunale, por edhe qendrore. Ai tha se ky objekt është produkt i një …
Më shumë...Internacionalja Socialiste mbështet LV-në për zgjedhjet e 11 qershorit
Grupacioni ndërkombëtar më i madh në botë i partive social-demokrate, Internacionalja Socialiste, i ka dërguar një letër mbështetëse Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Në Internacionalen Socialiste bëjnë pjesë parti evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik, si Partia Socialiste e Francës, Partia Social Demokrate e Austrisë, Partia …
Më shumë...