Fatmir Grejqevci

Kllokoqi: Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment nuk e përkrahën gastronominë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka tërhequr vërejtjen se masat shtrënguese ndaj gastronimosiçë mund të kenë pasoja serioze për ekonominë e Kosovës. Ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment të vetëm nuk e kanë përkrahuar gastronominë. “Nuk e di …

Më shumë...

Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike ka uruar Shqipërinë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

NATO

Me rastin e 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria është uruar edhe nga Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike – NATO. Me anë të një postimi në facebook, NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, teksa në postim fton vendet anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë …

Më shumë...

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka uruar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për festat e 28 Nëntorit

Kolegji Zgjedhor amerikan e konfirmon zgjedhjen e Joe Biden kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për festat e 28 Nëntorit. Në letrën e urimit thuhet se Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e …

Më shumë...

Zyberaj: Në ambientet e Kalasë së Tiranës është hapur ekspozita “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”

Drejtori i Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj ka njoftuar se në ambientet e Kalasë së Tiranës të hapim ekspozitën ,, Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Kalaja e Tiranës përsëri bashkë në aktivitet! …

Më shumë...

Nesër në vendin tonë vjen për vizitë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Nesër në vendin tonë vjen për vizitë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit tonë, nga kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti dhe nga komandanti I KFOR-it,  Ferenc Kajari Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor …

Më shumë...

IKSHPK: Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19

IKSHPK

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pandemisë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Në të thuhet se gjatë 24 orëve, nuk ka pasur asnjë viktimë të shkaktuar nga virusi korona. Ndërkohë …

Më shumë...

Vende anekënd botës janë shqetësuar nga varianti i ri i virusit korona – Omicron

Numri i të infektuarve në botë me virusin korona prej fillimit të pandemisë e deri tani ka arritur në 250 milionë

Përhapja e variantit të ri të virusit korona – të cilin shkencëtarët e kanë pagëzuar “Omicron” ka shqetësuar qeveritë dhe ekspertët shëndetësor të vendeve anekënd botës. Ekspertët kanë thënë që ky variant i ri i virusit korona është dukshëm më infektues dhe kjo mund të bëjë që të kemi një …

Më shumë...

Abdigjiku: Në këtë datë e ditë historike, ne kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet

Lumir Abdixhiku: Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë e kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët për festat e 28 Nëntorit. Ai ka shkruar se Në këtë datë e ditë historike, ne kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet, për liri e për avansim shoqëror mes popujsh të tjerë. “28 nëntori para se të …

Më shumë...

Krasniqi: 28 Nëntori është festë shumëdimensionale për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar godinën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenin nga ku ka uruar për festat e 28 Nëntorit. “Rilindasit ishin vizionarë që punuan parreshtur për të ringjallur vetëdijen çlirimtare të trashëgimisë së Skënderbeut, vetëdije politike e kombëtare që u materializua pikërisht këtu në …

Më shumë...

The Guardian: Pabarazia e vaksinave- në vendet e pasura skadojnë, në vendet e varfra njerëzit po vdesin nga mungesa e tyre

Gazeta autoritative e Britanisë së Madhe, The Guardian ka publikuar një artikull kritik ndaj botës perëndimore gjatë kohës së pandemisë. Në këtë artikull thuhet se pandemia ka vënë në pah pabarazinë e madhe në mes vendeve të pasura dhe të varfra sa i përket trajtimit të njerëzve me vaksina. Në …

Më shumë...

Haradinaj: Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart festën e shumëfisht kombëtare, 28 nëntorin. Ai ka shkruar se ndërtimi i linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri, mbrojtja e përbashkët ushtarake Kosovë – Shqipëri dhe shtetësia shqiptare, janë tri objektiva me të cilat shënojmë Festat e Nëntorit. “Mirënjohje të përjetshme …

Më shumë...

Jashari: Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin

Me rastin e festës emblematike të kombit tonë, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit. Pas nderimeve që ju ka bërë vendit ku prehen dëshmorët e kombit që ranë në altarin e atdheut gjatë luftimeve …

Më shumë...

Sot varrosen dy nxënësit e vrarë të premten në Gllogjan gjatë kthimit nga shkolla në shtëpi

Sot varrosen dy nxënësit e vrarë të premten në Gllogjan gjatë kthimit nga shkolla në shtëpi

Sot varrosen dy nxënësit e vrarë të premten në Gllogjan gjatë kthimit nga shkolla në shtëpi. Nxënësit, Genta Florim Mustafaj dhe Ledion Beqë Hamzaj u vranë nga të shtënat me armë në autobusin me të cilin po udhëtonin nga Deçani për në shtëpitë e tyre. Nga ky sulm brutal i …

Më shumë...

Shkencëtarët po diskutojnë për masat që duhet ndërmarr për t’u përballur me variantin e ri të virusit korona – Omikron

IKSHPK njofton se janë konfirmuar 48 raste të reja me virusin korona ndërsa sot janë shëruar 5 pacientë

Pas shfaqjes së variantit të ri të virusit korona – Omicron, Shkencëtarët po diskutojnë për masat që duhet ndërmarr për tu përballur me të pasi ky po llogaritet se po përhapet dukshëm më shumë se varianti i parë i virusit korona. Rastet e reja të të infektuarave me virusin omikron …

Më shumë...

Vjosa Osmani e Albin Kurti kanë nisur ditën me homazhe në Prekaz

Kryetarja, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë nisur ditën me homazhe në Kompleksin Memorial, në Prekaz. “Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të …

Më shumë...

Anthony Blinken: Shqipëria është shtet mik, partner dhe aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Antony Blinken

Me rastin e 109 vjetorit të pavarësisë, Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka uruar Shqipërinë duke theksuar se ajo është një vend mik, partner dhe aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Shqipërisë për festimin e 109-vjetorit të …

Më shumë...