Gjashtë qytetarë të lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci ende janë në trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Në njoftimin për media të Kryeministrisë thuhet se Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci. …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Qendra Wilson: Serbia është faktori më i madh i destabilitetit në rajonin e Ballkanit
Qendra Wilson. me seli në Shtetet e Bashkuara, në një raport të publikuar tha se forcimi i sovranitetit të Kosovës duhet të jetë në qendër të strategjisë amerikane dhe evropiane për integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Dokumenti me temën “Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës: pse ka rëndësi dhe çfarë duhet …
Më shumë...Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale
Vetëm 8 subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Data e fundit për dorëzimin e aplikimit dhe listës së kandidatëve është 16 gushti dhe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të ketë afat shtesë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka …
Më shumë...MFSK bën të ditur se janë vënë nën kontroll të gjitha vatrat e zjarrit në vend
Ministri Mehaj, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit. Përmes një njoftimi, Mehaj ka thënë se njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit si dhe vlerësimin …
Më shumë...Sindikata e Aeroportit e fajëson kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovitë e shkaktuara
Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” e ka fajësuar kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovinë e shkaktuar pasditen e të premtes. Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi, potencon se kjo tollovi ka ndodhur për shkak të numrit të vogël të punëtorëve dhe mos përgatitjes së “Limak-ut” për fluks të madh të …
Më shumë...Nga 4.666 mostra konfirmohen 271 raste të reja me virusin korona, ndërsa sot janë shëruar 15 qytetarë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës. Deri më sot …
Më shumë...Time Kadrijaj: Qeveria e Kosovës duhet që zjarrfikësve policëve dhe ushtarëve edhe mjekëve t’ua paguajë mëditjet
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës zjarrfikësve policëve dhe ushtarëve por edhe mjekët të paguhet mëditjet. Ajo e quan absurd veprimin e ekzekutivit për heqje të mëditjeve për këto kategori që u janë përcaktuar edhe me ligjin anti-COVID. Kadrijaj tha se …
Më shumë...Arbërie Nagavci i thërret mësimdhënësit që vaksinohen në mënyrë që mësimi të mund të nis në shtator
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve arsimorë që të vaksinohen kundër COVID-19, para nisjes së vitit të ri shkollor. “Rreth 50 përqind e stafit është vaksinuar, por synojnë që edhe pjesa tjetër ta marrë vaksinën”, është shprehur Nagavci. “Shfrytëzoj …
Më shumë...Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia paralajmëron masa të veçanta për ata që nuk marrin vaksinën kundër Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me situatën e fundit të krijuar pas rritjes së rasteve me COVID-19. Vitia para deputetëve ka thënë se që nga e hëna është në kontakt me të gjitha akterët për masat e reja që …
Më shumë...Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar mbështetje me 100 ushtarë autoriteteve civile për fikjen e zjarreve
Kosova ende është duke u ballafaquar me vatra zjarri. Sipas të dhënave të MPB-së, janë 9 vatra aktive ku situata më e rëndë paraqitet në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për shkak të erërave të forta. Forca e Sigurisë së Kosovës po ofron mbështetje ushtarake për autoritetet civile në fikjen …
Më shumë...Dardan Sejdiu: Kryesia e re e PDK-së shpërfaq ambicien e kryetarit Memli Krasniqi për ecje përpara të kësaj partie
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka folur pas zgjedhjes së Kryesisë së re të PDK-së. Sejdiu, që vet ishte i përfolur për kryesinë e re, ka thënë se ky hap i PDK-së është i mirë drejt modernizimit dhe normalizimit të politikës në Kosovë. Sipas tij, përbërja e Kryesisë …
Më shumë...Alon Ben-Meir kërkon që Kosova të forcojë pozicionin e saj dhe Qeveria të mos merret me çështje që s’i takojnë
Eskperti amerikan, Alon Ben-Meir ka kërkuar nga Kosova të forcojë pozicionin e saj nëse dëshiron më shumë vëmendje ndërkombëtare. Ai në një postim në rrjetin social ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në procese të cilat i takojnë kombi të ri, shkruan lajmi.net. Sipas tij, përderisa qeveria …
Më shumë...Shtohet numri i fëmijëve të prekur nga virusi korona në Kosovë, për dy ditë raportohet se janë infektuar 47 fëmijë
Gjatë dy ditëve të fundit, 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë. Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi. Vetëm një nga fëmijët e moshës së re (nga 0-9 vjeç) që ka dalë pozitiv me COVID-19, është …
Më shumë...Nesër në Vraniq të Gjakovës nderohen katër dëshmorët e familjes Lleshi që ranë heroikisht 23 vite me parë në luftë me forcat serbe
Me 7 gusht 2021 bëhen 23 vite nga luftimet e familjes Lleshi kundër forcave pushtuese serbe në Vraniq të Gjakovës. Gjatë luftimeve për mbrojtjen e familjes dhe për të thyer rrethimin e policisë dhe ushtrisë serbe ranë dëshmorë Kolë Gjon Lleshi dhe Mark Tunë Lleshi. “Me 7 Gusht i kujtojmë …
Më shumë...Në pikë kalimin kufitar në Merdarë deri në në 3 kilometra kolona ndërsa deri në 5 orë pritje
Pikë kalimi kufitar në Merdarë po vazhdon të mbetet me fluksin më të madh edhe sot. Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, shihet se pritjet më të mëdha janë regjistruar në këtë pikë kufitare. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon nga …
Më shumë...Xhavit Haliti: Albin Kurti nuk po e lufton nepotizmin dhe korrupsionin por po bën spastrim politik të administratës
Për mbledhjen e Këshillit drejtues të PDK-së, ku u zgjodh kryesia e re e kësaj partike, ka folur deputeti Xhavit Haliti. Thotë se edhe pse mbetet jashtë kësaj kryesie nuk hatërohet me kryetarin Memli Krasniqi, pasi që sipas Xhavit Halilit që 45 vite është pjesë e kryesive. Tutje, deputeti i …
Më shumë...