Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka vendosur emrin e kandidatit të partisë për zgjedhjet e përgjithshme. Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa ka bërë të ditur se kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës është Avdullah Hoti. Në një konferencë për media, Mustafa tha se Hoti do të vazhdojë …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Nga testimi i 1.181 mostrave konfirmohen edhe 234 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 564 pacientë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.181 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të …
Më shumë...Bekim Jashari: Jemi përherë krenarë më sakrificën e dëshmorëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për liri
Komuna e Skenderajt së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, Ditës së Veteranit, kanë bërë sot homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë, …
Më shumë...Kryeministri, Edi Rama bën të ditur se Shqipëria do ta ndihmojë Kroacinë me 250 mijë euro pas tërmetit
Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria do të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të djeshëm me 250 mijë euro. Rama tha se sapo e ka firmosur këtë vendim, ndërsa ka publikuar dhe një foto. “Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë për të ndihmuar …
Më shumë...Italia do punojë intensivisht me Komisionin Evropian për sjelljen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë
Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim zyrtar homologun e saj italian, Luigi di Maio. Ajo ka thënë se ka diskutuar me të për një bashkëpunim të për mundësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Haradinaj tha se …
Më shumë...Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i MPMS-së Skender Reçica e vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
Në këtë fundvit kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Shkak i situatës COVID-19, banorët rezidentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë janë detyruar që të qëndrojnë të mbyllur brenda …
Më shumë...Abelard Tahiri: Dita e Veteranëve të UÇK-së, i gjen veteranët pa ata që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Dita e Veteranëve të UÇK-së, i gjen veteranët pa ata që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe i prinë asaj atëherë kur s’kishte tjetër rrugë. Tahiri ka thënë se “Sot kur shoqëria frymon e lirë në …
Më shumë...Qeveria e Kosovës ka shtyrë për në prill themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të luftës në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka pasur një mbledhje sot. Në njoftimin për media të dërguar nga kryeministria bëhet me dije për vendimet që janë marrë në këtë mbledhje. Në këtë mbledhje është marr vendim që të shtyhet afati i paraparë për paraqitjen e analizës/studimit nga Grupi punues për themelimin e Institutit …
Më shumë...Forca e Sigurisë së Kosovës e shpreh gatishmërinë për të ofruar ndihmën e nevojshme pas tërmetit në Kroaci
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar letër homologut të tij kroat Andrej Plenkoviq të cilit i ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit dhe i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me pasojat. Hoti ka shprehur besimin se Kroacia do ta kalojë …
Më shumë...Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në tre mujorin e tretë të këtij viti, shkalla e papunësisë ka qenë 24.6%
Në tre mujorin e dytë punësimi ka shënuar rënie në 60 mijë e 31 persona krahasuar me tre mujorin e parë. Mirëpo në raportin e publikuar sot për tre mujorin e tretë nga ASK i bie që numri i të punësuarve ka shënuar rritje për 13 mijë e 404. Derisa …
Më shumë...Faton Klinaku: Ditën e Veteranit sivjet po e shënojmë me shumë goditje dhe akuza të padrejta ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku përmes një postimi ka thënë së 30 dhjetori shënohet si beteja e parë e familjes Jashari me forcat serbe në vitin 1991, ditë kjo që tani shënohet si “Dita e Veteranit”. Por ai ka theksuar …
Më shumë...Lidhja Demokratike e Kosovës mblidhet sot për të diskutuar rreth emrit të kandidatit për kryeministër
Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dalë me emrin e kandidatit për kryeministër. Për këtë, kryetari i partisë Isa Mustafa do të mbledhë sot Kryesinë e kësaj partie në orën 14:00. Mustafa në mbledhjen e fundit që mbajti Kryesia ka thënë se ka disa emra që po shqyrtohen për …
Më shumë...Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete
Institucionet komunale dhe organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë sot disa aktivitete për shënimin e ditës së veteranit. Sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e …
Më shumë...Ka rënë dukshëm interesimi i qytetarëve të Kosovës për t’u testuar për virusin korona
Numri i testimeve për Covid-19 që kryhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka rënë dukshëm, kjo si pasojë edhe e mos interesimit të qytetarëve për t’u testuar. Qytetarët nuk shprehin më interesim të madh për të kërkuar udhëzime në Qendrat e Mjekësisë Familjare për tu testuar. Një …
Më shumë...Enver Hoxhaj sot qëndron për vizitë në Tiranë ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndrojnë sot në Shqipëri ku do të priten në takime të veçanta nga krerët e shtetit. Hoxhaj do të takohet me kryetarin Meta, me kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe me …
Më shumë...Është shtyrë për në orën 17:00 seanca për votimin në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin e vitit 2021
Seanca për votimin në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin e vitit 2021 është shtyrë për në orën 17:00. Kjo pasi që rekomandimet lidhur me amendamentet e këtij projektligjit nuk kanë qenë të përfunduara. Kështu bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. “Ne deri tani pritem …
Më shumë...