Evropa shënoi rekord të ri prej mbi 123 mijë infektimesh ditore këtë 24 orësh. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhet fjalë për shifrën më të lartë të infektimeve në një ditë që prej shpalljes së pandemisë, që është 8.3% më e lartë se rekordi i shënuar të premten e kaluar …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot për të diskutuar një sërë çështjesh përfshirë edhe dialogun Kosovë – Serbi
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot, më 12 tetor për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj të pretenduar në helmimin e politikanit të opozitës, Aleksei Navalny dhe situatën në Bjellorusi. I dërguar i Posaçëm …
Më shumë...Partitë politike në Kosovë shprehen të gatshme për organizimin e zgjedhjeve por veç LV kërkon që ato të mbahen
Partitë parlamentare në Kosovë janë shprehur të gatshme për organizimin e zgjedhjeve të reja, por vetëm Lëvizja Vetëvendosje është duke kërkuar që ato të mbahen. Nga partitë në pushtet, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë thënë se do të vazhdojnë qeverisjen, por nëse krijohen rrethanat i kanë të përgatitura strukturat për zgjedhje. …
Më shumë...Nesër do të vihet për herë të shtatë për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike
Nesër Kuvendi i Kosovës pritet të mbaj seancë të jashtëzakonshme. Është paralajmëruar se gjatë kësaj seance do të vihet për herë të shtatë për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Kërkesën për seancën e jashtëzakonshme e ka bërë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. E njëjta është nënshkruar nga …
Më shumë...Në Shqipëri nga e hëna rikthehen masat e detyrueshme për mbrojtjen nga COVID-19
Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna, në Shqipëri do të rikthehen masat e detyrueshme për mbrojtjen nga COVID-19. Ai ka shpjeguar më tutje se vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do …
Më shumë...49 raste të reja të infektuar me virusin covid-19, 53 të shëruar dhe dy viktima
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë analizuar 680 mostra të marra nga ShSKUK prej të cilave 49 kanë rezultuar pozitiv. Poashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 53 të shëruar ndërkohë që dy të infektuar kanë …
Më shumë...Haxhiu: Të iniciohet padi ndaj presidentit të Serbisë, Vuçiq për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka kërkuar që të iniciohet padi ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit. “Kërkojmë padi nga Gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit që të inicioj padi kundër ministrit të atëhershëm …
Më shumë...Lajçak: Tashmë ka përfunduar propozimi i tekstit për personat e dëbuar dhe të zhdukur
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar propozimi i tekstit për personat e dëbuar dhe të zhdukur. Mediet serbe njoftojnë se ai ka deklaruar më tutje se aktualisht po diskutojmë për tema shumë komplekse, duke …
Më shumë...Vuçiq: Serbia është e gatshme për bisedime dhe kompromis me Kosovën por jo për ultimatum
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se shpreson që Bashkimi Evropian ta kupton që Serbia e gatshme për bisedë dhe kompromis në dialogun me Kosovën, por jo për një ultimatum dhe mesazhe të njëanshme. Unë pres presion në të ardhmen, nuk mendoj se do ta bëjë Lajcak, do ta …
Më shumë...Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 592 gjoba për mos respektim të masave anti-covid
Policia e Kososës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 592 gjoba për mos respektim të masave anti-covid. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2 mijë euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji. …
Më shumë...Mustafa: Përfshirja e Luginës së Preshevës në marrëveshjen përfundimtare është garanci për paqe
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa, ka kërkuar që në bisedimet Kosovë-Serbi të përfshihet edhe çështja e Kosovës Lindore. Ai ka vlerësuar se përfshirja e Luginës së Preshevës në marrëveshjen përfundimtare është garanci për paqe. “Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në …
Më shumë...Në vendin tonë janë 1 mijë e 203 raste të infektuar me virusin covid-19
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës mësohet se në vendin tonë janë 1 mijë e 203 raste të infektuar me virusin covid-19. Gjithashtu mësohet se deri më tani, nga afër 74 mirë raste të dyshuara, pozitiv kanë dal 16 mijë e 130 raste, 14 mijë …
Më shumë...Zeka: Kosova duhet të rrisë borxhin publik dhe të përkrahë ndërmarrjet e goditura nga pandemia
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka ka deklaruar se Kosova mundësi dhe duhet të rrisë borxhin publik dhe të përkrahë ndërmarrjet e goditura nga pandemia. Gjatë intervistës për Ekonomia Online ai ka vlerësuar se ky është momenti, që për të tejkaluar situatën e krijuar nga …
Më shumë...Muharremaj: Kemi bërë luftë të drejt e çlirimtare dhe nuk do të duhej ta votonim Gjykatën Speciale
Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj ka deklaruar se populli i Kosovës ka bërë luftë të drejt dhe çlirimtare dhe për këtë arsye nuk do të duhej të votohej për themelimin e Gjykatës Speciale sepse kjo vetëm dëme i solli Kosovës. Duke folur për kohën kur ishte deputet nga …
Më shumë...Ministri Zemaj ka paralajmëruar se mund të ketë rikthim të masave anti-covid
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse vazhdon të ketë rritje të numrit të rasteve të të infektuarave me virusin korona, do të jenë të detyruar t’i kthejnë masat anti-covid dhe kontroll rigoroz. Duke folur për 100 ditëshin e drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë ai ka theksuar se …
Më shumë...Vazhdon rritja e ndjeshme e numrit të rasteve me virusin covid-19 nëpër shtete të Evropës
Vazhdon rritja e ndjeshme e numrit të rasteve me virusin covid-19 nëpër shtete të Evropës. Autoritetet e Çekisë kanë dhënë alarmin se numri i rasteve të infektuara me virusin korona është duke u rritur në mënyrë shpejt prej rreth 3 mijë raste në ditë. Kjo ka bërë që të merret …
Më shumë...