Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se deri më tani 60 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe kjo shifër mund të arrijë deri në 100 mijë deri në fund të vitit. Tutje, ka theksuar se deri në dhjetor humbjet do …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Është arrestur kryetari i Burimit, Haki Rugova si dhe dy zyrtarë komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Për të dytën herë kryetari i Komunës së Burimit, Haki Rugova, do të përballet me drejtësinë, për dyshimet se në cilësinë e kryetarit të komunës i ka krijuar favore të mëdha financiare kompanisë “Ma Con”, pronë e vëllait të tij. Siç bëhet e ditur, arrestimi i Rugovës së bashku me …
Më shumë...8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë sot i nënshtrohen testimit
Për rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, me fillim në orën 10:00, do të mbahet testi në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë të gjitha përgatitjet që edhe afati i dytë …
Më shumë...21 vite më parë është themeluar Partia Demokratike e Kosovës
Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës. Kjo parti që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tani është kryetar i Kosovës. Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e …
Më shumë...Sërish rritet numri i të infektuarve në Kosovë nga virusi korona nga testimi i 764 mostra 79 rezultojnë pozitiv
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të …
Më shumë...Rama: Çfarë borxhi të ka Shqipëria, Ilir Meta, që t’i dha të gjitha postet dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka kundërpergjigjur deklaratave fyese e përbuzëse të Ilir Metës. Kreu i qeverisë i ka konsideruar deklaratat dhe akuzat e Metës në drejtim të tij, shkallime që “sekëlldisin jo vetëm të gjallët, por edhe të rënët për liri”. llir çfarë borxhi të ka Shqipëria ty …
Më shumë...Pas akuzave për manipulim të shifrave nga VV, Zemaj thotë se ata po i referohen statistikave të “Sputnikut” rus
Diskutime të ashpra po vazhdojnë në Kuvendin e Kosovës pas raportimit të kryeministrit Hoti për 100 ditëshin e qeverisë. Pas akuzave të deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka, se Kosova ka vdekshmëri të lartë nga COVID-19, dhe se shifrat po manipulohen, reagoi edhe ministri Zemaj. Ai e akuzoi madje deputetin Uka …
Më shumë...Veseli: Të krijohen stimulime për banorët e brezit kufitar, e jo të iu vështirësohet jetesa përmes mbylljes së shkollave
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje institucioneve qendrore e lokale që të reagojnë shpejt dhe të ndalojnë mbylljen e shkollave në vendbanimet e brezit kufitar Kosovë-Serbi, në Komunën e Dardanës. Ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndihmojë e të krijojë stimulime …
Më shumë...Nesër rreth 8300 nxënës do t’i nënshtrohen testit të Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë
Për rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, nesër (e shtunë), 10 tetor 2020, me fillim në orën 10:00, do të mbahet testi në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë të gjitha …
Më shumë...Tahiri: Në 100 ditët e Qeverisë ka vetëm pasqyrim të planeve të punës por nuk ka asgjë konkrete
Abelard Tahiri nga grupi parlamentar i PDK-së ka kritikuar raportin e 100 ditëve të punës nga kryeministri Avdullah Hoti. “Duke dëgjuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së nuk e dija a po flet për Kosovën apo një vend tjetër. E kam lexuar raportin e 100 ditëshit të qeverisë që ju …
Më shumë...Kryeministri Hoti e ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias
Kryeministri, Avdullah Hoti, ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, si dhe procesin e dialogut final ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i cili …
Më shumë...Fondi Monetar Ndërkombëtar del kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dal kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve. Sipas FMN-në, tërheqja e këtyre parave, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit. Ndryshe, dje ka dështuar për të gjashtën herë kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Votimi i …
Më shumë...Trump e vlerëson angazhimin e palëkundur të Kosovës për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe në botë
Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Në të, Trump e falënderon Hotin për vizitën në Shtëpinë e Bardhë ku u nënshkrua marrëveshja e 4 shtatorit për normalizim ekonomik me Serbinë. “Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e …
Më shumë...Partisë Demokratike të Kosovës në Dardanë i janë bashkuar kuadro të reja të fushave të ndryshme
Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar kuadro të reja të fushave të ndryshme nga mjekësia, ndërmarrësia si dhe veteran të UCK-së, në Dardanë. Ata janë prezantuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Me këtë rast ai ka thënë se përmes kësaj synohet të përçohet mesazh të një shteti modern …
Më shumë...Haradinaj-Stublla: Jemi të përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit
Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar të enjten një bisedë telefonike me koordinatorin kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit, Nathan Sales mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe marrëveshjen e Uashingtonit. Ajo me këtë rast ka informuar atë së Kosova është e përkushtuar në implementimin e …
Më shumë...I dërguari i BE-së, për dialogun Miroslav Lajçak, në fillim të javës së ardhmes pritet që ta vizitojë Kosovën
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në fillim të javës së ardhmes pritet që ta vizitojë Kosovën. Ai këtë vizitë e kishte paraparë edhe gjatë kësaj jave por që i njëjti e ka anuluar pa i bërë të ditura arsyet. I dërguari i BE-së, për dialogun …
Më shumë...