Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Srbrenicës në Bosnje e Hercegovinë ku 25 vite më parë u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe. Ai ka thënë se ata u vranë brutalisht nga dëshira e çnjerëzore e Serbisë për asgjësimin e boshnjakëve dhe Bosnjës. Më tutje, …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Regjistrohen edhe 205 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërsa 3 të tjerë e kanë humbur betejën nga virusi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se tre pacientë me Covid-19 kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë, derisa numri i përgjithshëm shkon në 97. “Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes …
Më shumë...Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli kërkon që në Kosovë të krijohet një Qeveri uniteti dhe të lihen anash inatet politike
Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka kërkuar që në Kosovë të krijohet një Qeveri uniteti dhe të lihen anash inatet politike. Ai i ka ftuar partitë që janë jashtë qeverisë që të ulen së bashku për ta krijuar një Qeveri të unitetit. “Prej momentit të formimit …
Më shumë...MASHT e mbanë Provimin e Maturës për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë vendit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe u janë kërkuar edhe pikët në testin e maturës. Me vendim të Këshillit Shtetëror të Maturës, provimi është mbajtur për 103 nxënës të paraqitur për të hyrë në …
Më shumë...Sela: Pas 15 korrikut hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilat janë për shkak të zgjedhjeve
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon mirëkuptim nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për vendimin qeveritar të Maqedonisë në të cilin shtetasit e Kosovës gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut duhet të dorëzojnë test PSR negativ jo më të vjetër se 72 orë. Ai ka shkruar se këto …
Më shumë...Zemaj: Nuk do bëhet lejimi i testeve për COVID-19 nëse nuk sigurohet mbikëqyrja dhe kualiteti i laboratorëve
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nuk do bëhet lejimi i testeve për COVID-19 nëse nuk garantohet mbikëqyrja dhe kualiteti i laboratorëve. Këto deklarata, Zemaj i bëri sot në dorëzim – pranimin e testeve për koronavirus nga ambasadori gjerman Christian Heldt. “Nëse garantohet mbikëqyrja dhe cilësia atëherë sigurisht ndihmë …
Më shumë...Mijëra qytetarë presin që sot në Kuvend të rishikohet buxheti ku do të përfitojnë nga 170 euro që u takojnë atyre
Qytetarët e Kosovës janë duke pritur që sot deputetët e Kuvendi të kryejnë obligimin tyre. Bëhet fjalë për rishikimin e buxhetit që po pritet të ndodh gjatë ditës së sotme. Seanca e Kuvendit ku kjo pikë e rendit të ditës është përcaktuar kishte filluar dje por që pas dështimit të …
Më shumë...Selami Hoti: Edhe një nënë ikën nga kjo botë pa ditur varret e katër djemve dhe burrit të saj
Është ndarë nga jeta Zirafete Beqiri nga Krusha, ajo ishte nënë e katër djemve të zhdukur në luftë se bashku më babanë e tyre që as sot e kësaj dite nuk janë gjetur as nuk u dihen varret. Lajmin e ka bëtë të ditur kryetari i fshatit Krushë, Selami Hoti. …
Më shumë...Kryeministri Hoti në Samitin e Parisit i bënë të qarta objektivat që Kosova synon t’i arrijë në dialogun më Serbinë
Kryeministri Hoti ka marrë pjesë sot në Samitin e Parisit i cili është organizuar përmes një video-konference. Në fjalën e tij para të pranishmëve ai ka theksuar se për Kosovën, marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë vazhdojnë të mbesin shqetësuese. Që nga fillimi i dialogut më 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë …
Më shumë...BIK: Të mos miratohet Kodi Civil që i lejon martesat e të njëjtës gjini që nuk janë pjesë e traditës tonë as kombëtare as fetare
Bashkësia Islame sot përmes një deklarate për media është shprehur kundër martesave të së njëjtës gjini në Kosovë. BIK thekson se me shqetësim ka marrë lajmin që në Projekt Kodin Civil të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në të cilin lejohen martesat e gjinisë së njëjtë. Sipas këtij institucioni, një …
Më shumë...Vuçiq: Samiti i Parisit i vështirë, ne kishim pozicion të ndryshëm nga të gjithë, shqiptarët erdhën me kërkesa maksimale
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kishte një bisedë të vështirë në samitin virtual të Parisit midis Serbisë dhe Kosovës, dhe se shteti i tij kishte një pozicion të ndryshëm nga të gjithë pjesëmarrësit. Ai deklaroi se vazhdimi i dialogut u shtyrë për të enjten dhe se një …
Më shumë...Lul Raka: Shtimit të dukshëm të rasteve më COVID-19 i kanë kontribuar të gjithë, qytetarët dhe politikanët
Java e fundit e qershorit dhe fillimi i muajit korrik kanë shënuar rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Madje, më datën 8 korrik, në vendin tonë për një ditë u konfirmuan 214 raste, duke shënuar kështu numrin më të lartë të personave të infektuar me …
Më shumë...Heldt: Është e pakuptim se si partitë politike të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë votuar pro marrëveshjeve ndërkombëtare
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar nga partitë politike kosovare që të bëhen bashkë dhe të punojnë në të mirë e qytetarëve. Heldt nga IKShPK-ja ku edhe ka dhuruar RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të koronavirusit, shtoi se është e pakuptueshme se si partitë politike të përfaqësuara …
Më shumë...Viola von Cramon: Në Bruksel nuk duhet të diskutohet dhe as të jetë si temë çështja e shkëmbimit të territoreve
Më 12 korrik do të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe palët do të takohen në Bruksel. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se ky është hapi i parë për rifillimin e një procesi të stërzgjatur dhe se sipas saj, ky takim duhet të …
Më shumë...Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Mehmet Kastrati nga Maxharra e Malishevës
Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati nga fshati Maxharrë i komunës së Malishevës. I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen …
Më shumë...Albulena Balaj-Halimaj: Edhe pse ka njerëz bukëpërmbysës, kjo nuk do ta pengojë Nismën të vazhdojë përpara
Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj, në mënyrë indirekte ka goditur ish-bashkëpartiakun e saj të larguar nga Nisma, deputetin Haxhi Shala përmes një postimi. “Në këtë botë ka njerëz bukëpërmbysës, por kjo nuk e ndalon botën të vazhdojë të rrotullohet e të bëj progres! Nisma Socialdemokrate nuk është dorëzuar asnjëherë përballë sfidave, shantazheve …
Më shumë...