Franklin Ben Hodges, bashkëpunëtori i Qendrës së Washingtonit për Analiza të Politikës së Evropës,thotë se nuk duhet të zvarritet vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pavarësisht nga fërkimet politike në Kosovë dhe zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të bëhen në qershor. Me rastin e thirrjes së përbashkët të …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Kryeministri Kurti thotë se nuk beson se do të kthehen drejtorët e shkarkuar nga bordet e përkoshme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një vizite në komunën e Prishtinës, para medieve ka folur edhe për vendimin e Inspektoratit të Punës që u dha të drejt ankesave të drejtorëve të shkarkuar nga Bordet e reja të emëruara nga Qeveria. Kurti ka thënë se Qeveria ka vendosur për këto …
Më shumë...Tërnava: Të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të shkojnë në xhami, ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar nga të gjithë besimtarët e besimit islam që t’iu përmbahen rregullave dhe kërkesave të Bashkësisë Islame, në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, ndaj virusit Covid-19. Ai ka thënë që besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur të shkojnë …
Më shumë...21 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit Hajrush Elezaj dhe Feriz Blakaj në Lubozhdë të Burimit
Sot me datë 28.05.2020 bëhen 21 vite nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit Hajrush Elezaj dhe Feriz Blakaj ushtarë të të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj në orën 11:00 do të mbahen homazhe tek vend rënia e tyre tek “Ura e Januzajve” në fshatin …
Më shumë...Sot në Krushë nderohen dëshmorët e kombit Ismajl Gashi, Mensur Zyberaj, Habib Gashi, Bedri Berisha dhe Kurtish Hasani
Sot më 28 maj 2020 në orën 10:30 bëhen homazhe në Krushë e Madhe, ku më pas do vazhdohet tek vendi i rënies, në vendin mes fshatrave Krushë-Nagavc-Qendresë të lapidari ku 21 vite më parë ra Ismajl Gashi, Mensur Zyberaj, Habib Gashi, Bedri Berisha, Kurtish Hasani e dëshmorëve të tjerë …
Më shumë...Raka: Është reale edhe rinisja e procesit mësimor, por kjo nuk do të thotë në kthim në normalitet të plotë
Situata me koronavirus në Kosovë është e menaxhueshme. Kështu është shprehur mikrobiologu Lul Raka, i cili ka thënë se në aspektin epidemiologjik situata është brenda parametrave të parashikuar. Ai ka theksuar se reale është edhe rinisja e procesit mësimor. “Besoj se shumë shpejt do ta kemi edhe çështjen e kthimit …
Më shumë...Qytetarët e Kosovës nga sot kanë të drejtë të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë nga ora 5:00 deri në orën 21:00
Prej orës 5:00 të mëngjesit të sotëm ka ndryshuar orari i lëvizjes për qytetarët. Qytetarët tanimë kanë të drejtë të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 deri në orën 21:00. Po ashtu me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë nga sot do të …
Më shumë...Ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, qëndron sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë
Një delegacion austriak i kryesuar nga ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës. Schallenberg do të pritet nga homologu i tij, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Takimi bilateral do të fillojë …
Më shumë...Molliqaj: LV me standarde të dyfishta, do të organizojë protesta në kundërshtim me masat që i ka vendosur vetë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas lajmit se Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë protesta. Sipas tij, kjo parti politike po planifikon të mbajë protestë në prag të vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese. “Tash, pasi haptazi po e shfaqin standardin e dyfishtë duke organizuar protesta, por në …
Më shumë...Disa studentë kanë kërkuar sot drejtësi për Agon Musliun me vendosjen e fotografive të tij në sheshin para qeverisë
Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur sot në shesh fotografi të Agon Musliut, 26-vjecarit nga Gjilani që ndërroi jetë gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte. Para mediave pas aksionit, nga ky grup i studentëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve. “Jam …
Më shumë...Prej nesër rihapen të gjitha xhamitë dhe objektet fetare, por namazi i xhumasë reduktohet 10 minuta
Bashkësia Islame e Kosovës pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e objekteve fetare, ka dalë me një vendim përmes të cilit njofton se nga dita e nesërme do të rihapen të gjitha objektet fetare në Kosovë. Në këtë vendim janë listuar edhe rregullat që besimtarët duhet të iu …
Më shumë...Disa kompani autobusësh në Kosovë do të rinisin linjat për Shqipëri ndonëse zyrtarisht nuk është hapur kufiri
Shqipëria nga 1 qershori ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësorë, derisa Kosova ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për hapjen e korridoreve me shtetet fqinje, edhe pse, sipas MSH-së, kjo do të mund të ndodhë me fillimin e Fazës së Tretë, me ç’rast pritet të hapen kufijtë …
Më shumë...Kurti: Lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë e organizimit të protestave në këtë javë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë protesta këtë javë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit, derisa shton se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve. Oponentët politikë të Kurtit, …
Më shumë...AAK e fton Prokurorinë e Kosovës të nis hetimet për keqpërdorimet në menaxhimin e pandemisë nga qeveria Kurti
Grupi Parlamentar i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, ka ftuar prokurorinë e Kosovës të nis hetimet për siç thotë keqpërdorime në menaxhimin e pandemisë nga qeveria. AAK thotë se krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, …
Më shumë...Rashit Qalaj: 25 zyrtarë policor janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 të tjerë janë në trajtim
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 të tjerë janë në trajtim. Qalaj po ashtu tha se numri i përgjithshëm i policëve që janë vetë izoluar për momentin është 138, ndërsa deri …
Më shumë...Në fund të kësaj jave pritet që të mbyllet karantina në Qendrën Studentore në Prishtinë
Karantina në Qendrën Studentore në Prishtinë pritet të mbyllet në fund të kësaj jave. Kështu ka bërë të ditur Dr. Valdet Hashani, menaxher i karantinës nga Ministria e Shëndetësisë. Ai ka thënë se në fund javës pritet të testohen personat e fundit në karantinë. Hashani ka bërë të ditur se …
Më shumë...